Shkodra, turizëm në katër stinët

Nuk dihet me saktësi kur u hodh guri iparë themeltar i Shkodrës. Legjendat dhe dokumentat përplasen me njëra-tjetrën. Arkeologët e datojnë a...


Nuk dihet me saktësi kur u hodh guri iparë themeltar i Shkodrës. Legjendat dhe dokumentat përplasen me njëra-tjetrën. Arkeologët e datojnë aty nga shek. IV p.k.  Ishte qender e fisit ilir të Labeatëve dhe gjatë sundimit të Gentit (181-168 p.k.) u bë kryeqëndra e shtetit ilir. Të kësaj periudhe janë monedhat e prera me emrin e qytetit. U pushtua nga romakët me 168 p.k.
Nëpër Shkodër kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake që vinte nga veriu dhe nëpër luginën e Drinit kalonte në Kosovë e më tej. Më 1040 u pushtua nga serbët dhe ishte kryeqendër. Gjatë shek. XIV, u bë qëndër e rëndësishme komune autonome me institucione të zhvilluara dhe më pas qëndër e feudalëve Balshaj. Shkodra u bëri ballë dy rrethimeve osmane,më 1474 e 1478-79 dhe ra në duart e tyre pas një mbrojtje heroike që pati jehonë nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Beçikemit.
Pas pushtimit popullsia u shpërngul,qyteti u rrënua sa u  kthye në fshat.U rimëkëmb  dhe në shek. XVII arriti 1800 shtëpi.U bë qëndër kryesore ekonomike e Shqipërisë së veriut dhe e sanxhakut të Shkodrës. Lulëzuan zejtaritë,punimi i armëve,i mëndafshit,argjendaria etj. U ndërtuan shtëpi dykatëshe prej guri me çardak, pazari, Ura e Mesit. Në shek. XVIII u bë qëndra e pashallëkut të Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve (1757-1831). Edhe pas rënies të pashallekut,banorët kanë bërë një varg kryengritjesh kundër pushtuesit osma(1833-1836,1854,1861-62,1869).


Zhvillim të madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX. Përveç si qëndër e vilajetit,ishte nyje e rëndësishme për gjithë Ballkanin perëndimor me 3500 dyqane. Me 1807-1808 ishte ndërtuar bezistani.Punoheshin pelhurët, veshjet kombëtare, lëkurët, duhani, baruti etj. Që më 1718 ishin hapur agjensi konsullore të disa vendeve të huaja.Si port përdorej Oboti, por sidomos Ulqini dhe më vonë Shëngjini. Me ndërhyrjen e fuqive te huaja në mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi françeskan.
Shkodra ka qenë gjithashtu edhe qëndër e rëndësishme kulturore. Permendet bibloteka e Bushatllinjve.U themeluan shoqeri letrare, kulturore e sportive, si shoqëria “Bashkimi” dhe “Agimi”. U ngritën shtypshkronja, më 1878 u ngrit e para bandë muzikore e vendit dhe në Shkodër nis puna e fotografëve Marubi,nga e cila trashëgohet nje fototekë shumë e pasur. Shkodra është vendlindja e Pashko Vases, Zef Jubanit, Luigj Gurakuqit, Filip Shirokës e mjaft artistëve të tjerë të shquar të Kombit tonë.


Veç të tjerash, Shkodra është një ndër  vendet më turistike  të Shqipërisë. Fal pozicionit të Saj gjeografik,kështu bëhet qëndër e vizitorëve të përditshëm.Ka dy pika tokësore  kalimtare, që e lidhin me Malin e Zi, një në Veri me pikën doganore të Hanit të Hotit dhe një  në Jgë-Perëndim të qytetit Murriqani,nga ku hyjnë mallra që transportohen me kamion nga Europa Veriore,si dhe  mundësojnë lëvizjen e njerzëve  që futen dhe dalin nga Shqipëria.
Pozicioni gjeografik , në një ultësirë të “mbrojtur” nga liqeni, Alpet Shqipëtare në lindje ku spikasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj.576 m), Sheldies,(mali Sardonik i Barletit dhe Taraboshit(rreth 700 m) dhe në perëndim deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmit në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj.
Në rrethin e Shkodrës  ndodhen hidrocentralet më të mëdha të vendit: ai i Vaut të Dejës dhe i Komanit . Qyteti vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit dhe ofron turizëm të shumllojshëm ku vlen të përmendet ai kulturor, bregdetar, liqenor, lumor e malor nga Velipoja në Adriatik,Shiroka e Zogaj, buzëLiqenit, Sarda në Vaun e dejës deri nëRazëm, Shkrel,Bogë , Theth, Vermosh e nepër Malësi, në shumë pika të tjera. Shkodra ka një florë dhe faunë shumë interesante, rreth 1900 lloje bimësh dhe 3500-4000 specie shtazore. Ky qytet është ndër të rrallët që natyra i ka falur fushat pjellore, lumenjtë plot ujë, liqenin e mrekullueshëm e kodrat e gjelbëruara e me thellë,malet e larta. Një vend ideal për turizëm në të katër stinët. 
 
SHIROKA

Një nga perlat turistike dhe klimaterike të Shkodrës, por edhe në rang kombëtar e njohur që në shekullin e 19-të për aftësitë kurative edhe në Europë. Që në vitet 1880 dhe këndej Shirokën nuk e trajton askush më si një fshat, por si një lagje të qytetit të madh verior. Në Shirokë, sot është një popullsi e vogël autoktone por dhe disi jashtë qytetit. Ajri i freskët, që vjen nga thellësitë e Alpeve, filtrohet në ujërat e liqenit dhe vjen i shëndetshëm këtu, rrëzë malit të Taraboshit.

Pika turistike e Shirokës është padyshim një nga joshjet më të veçanta që të ofron një fundjavë për të qënë pranë saj. Një fundjavë, që përveç klimës dhe ajrit të pastër ka brenda saj edhe kënaqësinë e të shijuarit të një dreke në lokalet e shumta që janë ndërtuar vitet e fundit në hapësirën turistike të kësaj zone. Pjesët më të frekuentuara janë ato të “rrasave”, siç i quajnë prej vitesh shkodranët, në të majtë të qendrës së Shirokës, ndërkohë që pushues të shumtë ka pasur edhe në segmente të tjera. Banorët e Shirokës të thonë që pjesa më e madhe e frekuentuesve të këtij plazhi përdorin biçikletat për të mbërritur deri aty, mundësi që e krijon afrimiteti i plazhit me qytetin. Ndërkohë, krahas pushuesve që mbërrijnë me automjete private, në dispozicion të plazhistëve janë edhe autobusët  që qarkullojnë nga qendra e qytetit të Shkodrës drejt Shirokës. Përveç vlerave të padiskutueshme që të servir, Shiroka ka shansin që është gjeografikisht shumë pranë qytetit, ç’ka i jep mundësi komunitetit ta frekuentojë më lehtësisht dhe pa shpenzime ekonomike, siç mund të ndodhë me plazhet e tjera larg qytetit.

NATYRA

Shiroka ka në dispozicion një pamje madhështore të rreth 360 km katror ujë dhe maleve në formë kurore anash të një kufiri të gjatë midis Shkodrës dhe Podgoricës dhe rrethimit me shqiptarë nga ana e Krajës në Malin e Zi dhe nga ana e Koplikut dhe Bajzës.Ajri dhe natyra, afër një lumi që quhet Buna dhe disa mrekullive të tjera kurative si sherbela në Tarabosh. Peshku dhe gatimi tradicional i tij, në tavën apo tjegullën e famshme bëjnë që shumë turistë nga vendi dhe bota, të bëhen kurioz e të vijnë në këtë fshat të bukur turistik.

Klima

Pozita gjeografike e zonës turistike të Shirokës pranë shpatit të Taraboshit dhe të liqenit të Shkodrës ndikojnë në formimin e mikroklimave. Duke qenë buzë liqenit të Shkodrës përveç dritës direkte përfiton edhe nga reflektimi i thyerjes së dritës në sipërfaqen e ujit dhe asaj që thyhet nga shpatet e maleve.Sasia e reshjeve mesatare vjetore është rreth 1800m,temperaturat maksimale të ajrit janë 40°C dhe të ujit 27°C.

Flora dhe Fauna


Në zonën turistike të Zogajt jetojnë në harmoni shumë lloje bimësh, peshqish,shpendësh dhe kafshësh.Ka mjaft lloje bimësh subendemike në formë shkurresh.Gjithashtu dallohet për pasurinë e bimëve medicinale si trumëza, balsami, kina e verdhë dhe e kuqë e sidomos është e pasur me sherbelë me të cilën është e veshur pjesa më e madhe e malit të Taraboshit.
Për sa i takon faunës si ajo tokësore ashtu dhe ajo ujore është e pasur. Pjesa më e madhe e faunës përbëhet nga shpendët. Numërohen gjithsej 240 lloje shpendësh. Tipike dhe shumë të bukura këtu janë pulëbardhat. Ndër shpendët që shfrytëzohen për gjueti janë: rosat e egra, shapkat, karabullakët, patat e egra,thëllëzat etj. Për të apasionuarit e peshkimit fauna ujore ofron rreth 65 lloje peshqish. Përmendim këtu: krapi, ngjala, karasi, kubla, qefulli, gjunca, skorta etj.Kjo pasuri e faunës dhe florës, e bën këtë zonë një ekosistem shumë të veçantë dhe atraktiv për vizitorin.


AKTIVITETE

Shiroka të ofron variacione të shumta, mund të bëni plazh, të merreni me peshkim, të bëni shëtitje me varkë e të ngjiteni në mal.Shiroka ka ajër të pastër e shumë kurativ që rekomandohet sidomos për fëmijët e vegjël azmatik dhe alergjik.

AKOMODIMI


Po të dëshironi të qëndroni disa ditë, në dispozicion do të keni një hotel me komoditetet e nevojshme, disa shtëpi  vendase të vëna në dispozicion  nga banorët dhe restorante e pika tregtie.Gatimi është tradicional dhe i përbër kryesisht nga prodhimet që ofron zona./ATSH

Related

Reportazhe 2925346410684308372

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item