Shkodra, katër ditë festë me Karnavalet

SHKODËR, 28 Shkurt/ATSH-Gaspër Marku/- Dita e parë e muajit mars, shënon edhe rikthimin e festës së karnavale në qytetin e Shkodrës. N...


SHKODËR, 28 Shkurt/ATSH-Gaspër Marku/- Dita e parë e muajit mars, shënon edhe rikthimin e festës së karnavale në qytetin e Shkodrës. Një festë kjo tradicionale që në qytetin verior është përjetuar me shumë emocion prej më shumë se një shekulli. Edhe pse për shumë vite u pat lënë në hije, me iniciative të shoqatës “Iliricum” pranë Kishes Franceskane, dhë më pas e mbështetur edhe nga bashkia e Shkodrës dhe forcat artistike të Teatrit Migjeni, tashmë ajo është bërë pjesë e rëndësishme e jetes kulturore-artistike të shkodraneve.

Burimet zyrtare pranë bashkisë Shkodër, bëjnë të ditur për ATSH-në se këtë vitë, festa e karnavaleve do të jetë e shtrirë në katër ditë me radhë. Dita e parë, e cila është titulluar edhe dita e fëmijëve, do të jetë ajo e së shtunës së 1 Marsit, ditë kur fillojnë edhe aktivitetet e para, të cilat më pas do të vijojnë deri me datë 4 mars. Në programin e së shtunës, tërheq vemendjen parada e grupeve të ndryshme të karnavaleve të fëmijëve të shkollave të qytetit, nën përformancen e Bandës së Qytetit,  të cilët do të përshkojnë të gjithë hapësiren e pedonales së qëndrës së qytetit, ndërkohë që më pas, do të vijohet me Dj-Muzikë të shpërndarë në hapësira të ndryshme të qëndrës së qytetit, ku do të jetë edhe një Panair produktesh Bio dhe artizanal, shoqëruar edhe me pije pafund, ku spikat birra e fabrikave të Shkodrës, pa harruar edhe petullat tradicionale të kësaj feste, të gjitha këto të ofruara në mjediset e pedonales së qytetit. Veprimtaritë e ditës së parë së karnavaleve do të vijojnë edhe me koncerte me pjesëmarrjen e artistëve më të njohur të qytetit, si dhe me gara dhe ndeshje sportive në pallatin e sportit, ku tërheq vemendjen një ndehsje minifutbollit mes artistëve të teatrit Migjeni dhe ekipit ntë Vllaznisë në fuboll për femra./a.g/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item