Shërbimet sekrete amerikane justifikojnë mosparashikimin e ngjarjeve në Krime

UASHINGTON, 7 mars /ATSH-AFP/ – Të akuzuar se nuk mundën të parashikonin pushtimin e Krimesë nga forcat ushtarake ruse, shërbimet sekrete am...


UASHINGTON, 7 mars /ATSH-AFP/ – Të akuzuar se nuk mundën të parashikonin pushtimin e Krimesë nga forcat ushtarake ruse, shërbimet sekrete amerikane mbrohen duke thënë se u gjendën në befasi, edhe pse garantuan se i kanë dërguar rregullisht paralajmërimet përkatëse pushtetit ekzekutiv.
Rrëzimit nga pushteti të Shahut të Iranit, pushtimit sovjetik në Afganistan, sulmeve të 11 Shtatorit, zhvillimeve të pranverës arabe, disa kongresmenë amerikanë nuk hezitojnë t’i shtojnë pushtimin e Krimesë listës së gjatë të ‘vonesave ose dështimeve’ të shërbimeve sekrete amerikane, pavarësisht 16 agjencive dhe 62 miliardë dollarëve të buxhetit të vitit 2014.
“Kjo ngjarje nuk u arrit të parashikohej nga shërbimet tona sekrete”, u shpreh me ton akuzues senatori republikan John McCain.
”Bëhet fjalë për një dështim masiv si pasojë e keqinterpretimeve të bëra planeve dhe synimeve të Vladimir Putinit”, theksoi ai.
Kryetari i Komisionit të Shërbimeve Sekrete në Dhomën e Përfaqësuesve, republikani Mike Rogers, nga ana tjetër njoftoi se “kishte nisur punën për të zbuluar se cilat pjesë të informacioneve mungonin”.
Kjo manovër sulmi e ka detyruar kreun e shërbimeve sekrete ushtarake (DIA), gjeneralin Michael Flynn, të jetë në linjën e parë të zjarrit për të mbrojtur, përmes një interviste të rrallë për radion NPR, punën e shërbimeve të kryesuara prej tij.
“Gjatë periudhës kohore prej shtate deri në 10 ditë që çuan në praninë e trupave ushtarake ruse në Krime, kemi hartuar raporte solide”, theksoi ai, ku veçoi se ”një paralajmërim strategjik i ishte dërguar ekzekutivit amerikan”.
”Këto paralajmërime janë grumbulluar dhe kanë arritur deri në fazën e parashikimit të një veprimi të shpejte te forcave ruse në rajon”, sipas tij.
Vizion i çmuar dhe i përditësuar
“Ne u kemi paraqitur funksionarëve politikë një paralajmërim strategjik të mirë me qëllim që të marrin vendimet e duhura në hapat e tjerë”, vazhdoi gjenerali Flynn.
CIA mbrohet gjithashtu nga akuzat se ishte në hije për evoluimet e situatës.
“Që me fillimin e paqëndrueshmërisë politike në Ukrainë, CIA ka njoftuar vazhdimisht funksionarët politikë që të kenë një vizion të saktë dhe të përditësuar për krizën në Ukrainë”, deklaroi Todd Ebitz, zëdhënës i agjencisë së zbulimit.
“Këto informacione paralajmëronin edhe për një ndërhyrje të mundshme të ushtrisë ruse në Ukrainë. Të thuash të kundërten do të ishte e gabuar”, theksoi ai.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka mbrojtur gjithashtu punën e agjentëve. “Ne ishim të ndërgjegjshëm për kërcënimet”, u mbrojt ai përpara Senatit.
Presidenti rus kishte deklaruar publikisht se do të kryente manovra ushtarake duke mobilizuar 150 mijë trupa në perëndim të Rusisë duke filluar nga data 26 shkurt. Dy ditë më vonë, të premten, disa persona të armatosur pa uniforma dhe të maskuar vunë nën kontroll gadishullin ukrainas të Krimesë.
Shërbimet amerikane kishin gjithë kohën që të vëzhgonin lëvizjet e trupave ruse. Të parashikonin nëse këto do të kalonin kufirin varej kryesisht nga analiza që do t’i bëhej lëvizjeve dhe qëllimeve të shefit të Kremlinit.
”Një ditë pas pushtimit të Krimesë, komuniteti amerikan i informacionit nuk dukej i bindur se Rusia do të kalonte Rubicon-in”, sipas “Los Angeles Times”.
Gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura të anëtarëve të Kongresit më 27 shkurt, Robert Cardillo, numri dy i Drejtorisë Kombëtare të Informacionit (DNI) që drejton 16 agjencite e zbulimit në terren nuk kishte lënë të kuptohej se mund të kryhej një veprim i mundshëm ushtarak”, sipas të përditshmes, qe citon funksionarë të cilët kërkuan të mos identifikohen.
Shërbimet amerikane vazhdojnë të mbajnë sytë drejtuar nga jugperëndimi i Rusisë. “Ne po tregohemi të vëmendshëm ndaj të gjitha aktiviteteve të disa prej forcave të tyre ushtarake”, sipas gjeneralit Flynn.
Në lojë është të dihet nëse Moska synon të marrë Krimenë ose jo.

Related

Botë 204753926787039272

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item