Rusia, akuza Kievit për vrasje

Makineria e diplomacisë është vënë në lëvizje për të shmangur përshkallezimin e situates në Ukrainë, e sidomos në Krime, por në gadishu...




Makineria e diplomacisë është vënë në lëvizje për të shmangur përshkallezimin e situates në Ukrainë, e sidomos në Krime, por në gadishullin pro-rus provokimet nuk mungojnë. 

 Persona te armatosur, sipas raporteve ne media ushtare ruse e forca te milicise lokale kane marre nen kontroll nje spital ushtarak teksa Moska vazhdon te shtrengoje daren e saj ne mbare zonen. Agresoret kane hyre me force ne spitalin e kryeqytetit rajonal Simferopol, duke kercenuar stafin e pacientet e tij. Trupat mbeshtetese te Moskes po mbajne gjithashtu te bllokuar neper kazerma ushtaret ukrainas ne mbare Krimene, ndersa "Reuters" raporton per te shtena gjate marrjes se nje baze te marines ne Bakhchasirai. Levizjet e fundit vijne ne mesin e pergatitjeve per referendumin e se dieles, ku banoret e gadishullit do te shprehin vullnetin e tyre per bashkimin ose jo me Rusine. Kievi dhe vendet perendimore e konsiderojne votimin te paligjshem dhe nje dite me pare, pikerisht ne 200-vjetorin e poetit dhe heroit kombëtar të Ukrainës, Taras Shevchenko, kryeministri i perkohshem ukrainas, Arseniy Yatsenyuk u betua se nuk do të heqë dorë nga asnjë centimeter territor i vendit. Yatsenuk, kryeministri i përkohshëm deklaroi ditën e hënë: "Ne do t`i mposhtim e do te triumfojme. Kunder Ukraines, kunder popullit tone, kunder familjeve tona dhe te ardhmes sone europiane vendi fqinje me ne ka ndermarre nje agresion ushtarak. Pergjigja qe kemi per Federaten Ruse eshte nje e vetme: uniteti, besimi, perkushtimi dhe bindja se po shkojme ne drejtimin e duhur". Edhe pse Gjermania nuk eshte ithtare e masave te ashpra ndaj Moskes, kancelarja Angela Merkel i kerkoi serish Rusise te mbështesë krijimin e një grupi ndërkombëtar kontakti për të zgjidhur krizën në Krime. "Koha për një përpjekje të tillë për bisedime dhe marrëveshje nuk pret", tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert. Megjithatë, pala ruse sipas tij nuk ka treguar ende "gadishmërinë e nevojshme". Deri tani, Moska refuzon që të bisedojë me udhëheqjen e re në Kiev legjitimitetin e te ciles thote se nuk e njeh. Javen e kaluar, Bashkimi Europian miratoi nje plan masash ndaj Rusise nese ajo nuk terhiqet nga Krimeja. Sanksionet e bllokut parashikojnë kufizime te udhetimit si edhe bllokime të llogarive rrjedhëse për persona të caktuar përgjegjës në konfliktin e Ukrainës, edhe pse Brukseli vazhdon t'i meshoje idese qe linja e bisedimeve nuk duhet braktisur. / Top Channel

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item