Revolucionet e 1989-ës nuk kanë mbaruar. As rezistenca ndaj tyre

Paul Berman Kriza ukrainase është histori e shpirtit revolucionar të 1989-ës dhe e kundërshtarit të tij, që është Bashkimi Sovjetik, asnjëri...

Paul Berman

Kriza ukrainase është histori e shpirtit revolucionar të 1989-ës dhe e kundërshtarit të tij, që është Bashkimi Sovjetik, asnjëri prej të cilëve nuk mendonim se do të ishte gjallë në 2014-ën. Por të dy janë gjallë dhe çdo pjesë e botës do ta ndjejë goditjen e konfrontimit të tyre



Lidhja me 1989-ën është një çështje origjine. Revolucionet e bllokut lindor të atij viti – në Poloni, Hungari, Gjermani Lindore dhe Çekosllovaki, sëbashku me republikat balltike dhe vende të tjera – çuan në revolucione akoma të mëtejshme, jo gjithmonë nën më të lehtën e rrethanave. Eventualisht shpirti u përhap në të voglën Republikë të Gjeorgjisë në Detin e Zi, ku në vitin 2003 Revolucioni i Trëndafilave rezultoi të ishte më utopiku i shumë revolucioneve. Dhe më utopiku i revolucioneve, nga ana e tij, inicioi Revolucionin e Portokalltë të Ukrainës në 2004, që për një moment u duk të ishte më domethënësi.

Revolucioni Portokalli u ndje si një avancim për shkak se të gjitha revolucionet e mëparshme europiane nuk e patën treguar kurrë aftësinë për të penetruar në vetë Rusinë, pothuajse sikur disa vende të ishin të destinuara që të qëndronin të imunizuara. Por Ukraina ishte kulturalisht, fetarisht dhe historikisht e ndërlidhur në Rusi. Nëqoftëse revolucioni mund të shpërthente në Ukrainë, atëhere pse jo në Rusi? Dhe pse të mos penetronte në jug në botën arabe? Brenda muajsh nga Revolucioni Portokalli, Revolucioni i Qipariseve shpërtheu në Liban, ku shumë njerëz dukshëm i patën kushtuar vëmendje Ukrainës. Panorama duket se po zgjerohej. Ndjehej sikur revolucionet e 1989-ës patën zbuluar sekretin e historisë së botës, sipas Hegelit (dishepulli modern më imagjinues i të cilit rezultoi të ishte Francis Fukuyama). Natyra njerëzore kishte zbuluar shprehjen e saj politike dhe e ardhmja liberale mbarëbotërore, për të mirë dhe për të keq, ishte bërë e dukshme në horizont, gjë që ishte zhgënjyese.

Brenda një viti apo dy, edhe Ukraina, edhe Revolucioni Portokalli i saj kishte rënë në korrupsion autoritar. Dhe, si pasojë e kësaj, e gjithë kjo e folur entuziaste për natyrën njerëzore dhe forcat e padukshme të progresit morën një ngjyrë të keqe. Nocioni se raca njerëzore dëshiron liri, se demokracia liberale korrespondon me dëshirën e kështu me radhë – ky nocion i madh, i cili kishte dalë prej 1989-ës, dukej se ishte, kur u shqyrtua në mënyrë të esëllt, një lloj kokaine e rrezikshme, e shpërndarë nga kartelet intelektuale. Kështu që u shfaq një kundërnocion, që këmbëngulte se revolucionet e 1989-ës qenë thjesht një seri e çuditshme koinçidencash dhe koniukturash lokale pas asnjë kuptim. Një fat i mirë, jo një shenjë e logjikës historike, siç filloi të sugjerojë vetë një Fukuyama i ndëshkuar. Ky nocion i dytë u bë një urtësi e konsoliduar gjatë viteve të ardhshme. Ai ishte një doktrinë anti1989. Në Shtetet e Bashkuara, urtësia e re çoi në një objektiv politike të jashtme të riformuluar, që favorizonte, kurdoherë që ishte e mundur, stabilitet, me demokracinë e katandisur në një funksion ornamental. Jo se çdo njeri e pranonte degradimin e demokracisë, por stabiliteti ishte mbi të gjitha.

Vetëm në fillimet e shkurtit 2014 turmat në Kiev, Lviv dhe qytete të tjera dukeshin se ishin jo të interesuara ndaj stabilitetit dhe Revolucioni Portokalli në njëfarë mënyre shpërtheu në një lulëzim të papritur. Revolucioni i ri ukrainas u duk të ishte gjithashtu jashtëzakonisht i qartë, një revolucion popullor filloi në mënyrë eksplicite për qëllimin praktik të hyrjes në një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian, që në formën aktuale të tij është vetë produkti i revolucioneve të 1989-ës. Dhe më shumë se një marrëveshje tregtare: një përqafim të strukturave dhe vlerave politike liberale, që supozohet të figurojnë brenda marrëveshjes tregtare. Ne e kishim harruar se një ide revolucionare u çlirua në botë rreth 25 vjet më parë.

Aty qe shpirti i 1989-ës në formën më të distiluar, më të ekuilibruar, më të qartë të tij, sikur të akuzonte çdonjërin prej vëzhguesve të largët të cilët, jashtë një dëshpërimi të mirëjustifikuar, e patën harruar se një ide revolucionare u çlirua në botë rreth 25 vjet më parë dhe se kjo ide revolucionare qëndron akoma, pavarësisht diçkaje paparashikueshmërisht të fuqishme.

Ka pasur bile një shenjë misterioze të diçkaje globale, ndoshta për shkak të shpërthimit simultan të lëvizjeve revolucionare në Venezuelën e largët, ku venezuelianët, disa prej tyre, duket se po zgjohen nga hipnoza çaviste. Në Siri, turmat e protestuese raportohet të identifikohen me revolucionin ukrainas. E gjitha kjo mund të ishte e pakuptimtë, apo jo, kush mund ta thotë? Askush nuk e ka parashikuar ndonjëherë me sukses një infektim revolucionar. Megjithatë, në Ukrainë, në Siri dhe në Venezuelë, revolucionarët e kanë diçka të përbashkët, që është një armik, i cili është Vladimir Putini.

Është thënë gjithmonë për Putinin se është një Car që operon me parimet e shekullit të Nëntëmbëdhjetë, se ai është një enigmë ruse dhe nuk është një Sekretar i Përgjithshëm i Kremlinit, nga koha sovjetike. Megjithatë, ai është një Sekretar i Përgjithshëm i Kremlinit. Ai e ka invaduar Ukrainën me bazën e të njëjtës logjikë që e çoi Nikita Hrushovin të invadojë Hungarinë në 1956 dhe Leonid Brezhnjevin të invadojë Çekosllovakinë në 1968. Kjo është logjikë kundërrevolucioni dhe nuk është enigmatike.

Hrushovi e invadoi Hungarinë në 1956 sepse Partia Komuniste Hungareze kishte adoptuar një politikë pavarësie ndaj Bashkimit Sovjetik dhe bile kishte vendosur të largohej nga Traktati i Varshavës. Hrushovi e kuptonte shumë mirë se komunizmi sovjetik urrehej masivisht, përfshi vetë vendin e tij. Ai e dinte se nëqoftëse hungarezët ia dilnin me sukses ta vendosnin lirinë e tyre kombëtare, atëhere shembulli i Hungarisë do të çonte në lëvizje pavarësie dhe kryengritje kudo në botën komuniste dhe Bashkimi Sovjetik do të shkatërrohej. Po nëqoftëse invadimi i saj rezultonte të ishte i kushtueshëm në prestigj për Bashkimin Sovjetik dhe më gjerë lëvizjen komuniste botërore? Nuk ka rëndësi: Ishte jetë ose vdekje. Në rastin e Brezhnjevit, ai e invadoi Çekosllovakinë në 1968 sepse Partia Komuniste Çekosllovake inauguroi reforma modeste që u bënë të njohura si “Pranvera e Pragës”. Brezhnjevi e dinte se nëqoftëse “Pranvera e Pragës” vazhdonte e pasfiduar, atëhere popullatat tjetërkund në bllokun komunist do të kërkonin pranverat e tyre dhe kërkesa do të përhapej në vetë Bashkimin Sovjetik. Partia komuniste nuk do të mbijetonte. Edhe për të ishte jetë apo vdekje.

E kishin gabim Hrushovi dhe Brezhnjevi që i shprehën këto gjykime? Pyetjes mund t’i jepet përgjigje shkencërisht sepse Mikhail Gorbaçovi e kreu eksperimentin. Në 1989 ai refuzoi që ta pushtonte ndonjë vend dhe shpejt pas kësaj Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari, gjë që çon tek dyshimi se Putini në kohën e tij nuk është budalla. Në fund të fundit, pse Putini e invadoi Republikën e Gjeorgjisë në 2008? E bëri një gjë të tillë sepse fantazmat e Hrushovit dhe Brezhnjevit i thanë se kishte të drejtë të vepronte kështu. Njëlloj me Ukrainën.

Të instruktosh Putinin, siç ka bërë Presidenti Obama, se është në “anën e gabuar të historisë”, është diçka që i kujton atij, nga vetë këndvështrimi i tij, sesa të drejtë ka. Ai është i frikësuar për besimin shqetësues që kishte fryma e 1989-ës, dhe besimit të tij se avancimet demokratike dhe ngjarjet botërore më së fundi janë në sinkron.

Ne duket se jemi në pragun e Luftës së Ftohtë të Dytë, e cila mund të përfundojë duke qenë një aferë e gjatë. Duhet të kujtojmë se Lufta e Ftohtë e Parë, pavarësisht reputacionit të saj, realisht nuk ishte një epokë e qëndrueshme. Rusia në mishërimin e saj sovjetik dhe passovjetik nuk ka arritur kurrë që të krijojë një zonë qetësie, përveçse për periudha realitivisht të shkurtëra. I gjithë koncepti i dominimit rus ka rezultuar të jetë një formulë për revolucione të përsëritura. Revolucionet e të kaluarës u zhvilluan në 1953, 1956, 1968, 1989, 2000, 2003, 2004 dhe 2014 (respektivisht në Gjermani Lindore, Poloni e Hungari, Çekosllovaki, kudo, Serbi, Gjeorgji, Ukrainë dhe Ukrainë). Këto evenimente sugjerojnë një model dhe ndoshta duhet të inkurajohet. Modeli është një lëvizje përgjithësisht drejt lindjes dhe qëllimi në inkurajimin e tij duhet të jetë ajo çka dikur quhej, me një gjuhë që kurrë nuk e pëlqeja, ndryshim regjimi, i arritur sigurisht jo prej aventurave ushtarake tonat, por nga qytetarët e Moskës dhe Shën Petërsburgut, ndihmuar nga çdo mbështetje paqësore që mund të sigurojmë. Putini është i frikësuar saktësisht prej një zhvillimi të tillë dhe, përderisa është një njeri realist, ne duhet t’i adoptojmë frikërat e tij si shpresat tona.

Paul Berman është senior editor tek The New Republic.

Përgatiti per bota.al:


ARMIN TIRANA

Related

Shtypi i huaj 7647823569379982922

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item