REFERENDUMI SKOCEZ / “Ne jemi europianë, ata imperialistë. Eshtë koha të ndahemi”

IRVINE WELSH* Kam lindur në Skoci, ndihem skocez, por jetoj në Nju Jork, kështu që nuk do të mund të votoj në referendumin për pavarësinë në...

IRVINE WELSH*

Kam lindur në Skoci, ndihem skocez, por jetoj në Nju Jork, kështu që nuk do të mund të votoj në referendumin për pavarësinë në shtator, që është i rezervuar për banorët e Skocisë. Por, nëse do të mund të votoja, do ta bëja në favor të ndarjes nga Mbretëria e Bashkuar. Arsyeja më e rëndësishme në favor të pavarësisë, është se skocezët kanë të drejtën të zgjedhin fatin e tyre. Jemi ndryshe nga Anglia. Kemi qenë, deri 300 vjet më parë, një komb më vete. Edhe sot, jemi në themel një komb europiano verior me gjurmë socialdemokratike, të cilit Londra i ngjesh bagazhin e saj imperialist.
Nga pikëpamja ekonomike, Skocisë i “zhvaten” burimet nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe. I imponohen zgjedhje ekonomike që nuk përshtaten me karakterin dhe nevojat e saj. Skocezët janë në favor të një shoqërie më të drejtë, më barazitiste, më solidare. Duan të ngushtojnë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve dhe të mund të shpenzojnë burimet natyrorë që disponojnë, në programe punësimi dhe asistence publike, në të cilët besojnë. Duke e parë problemin në një perspektivë më të gjerë, Londra do të kishte nevojë të modernizonte dhe ndryshonte radikalisht modelin e saj të vjetër imperial shtetëror. Sipas mendimit tim, pavarësia e Skocisë do të ishte fitili për reforma të mëtejshme në Angli dhe në pjesë të tjera të Mbretërisë. Nëse Skocia do të vendoste një herë e mirë që të pushonte së subvencionuari aristokracinë dhe bankerët e Londrës, edhe të tjerët do të ndiqnin shembullin e saj. Prandaj referendumi skocez është një cështje që shkon përtej interesave të Skocisë. Ai hap debatin se kush komandon dhe kush paguan në Britaninë e Madhe.
Në sondazhe, deri tani janë në avatnazh ata që janë kundër pavarësisë, por duhet kuptuar se cfarë ka nën vete. Nëse në shtator do të fitojë “JO”-ja në referendum, mos mendoni që do të jetë ky fundi i luftës për pavarësi. Procesi i marrjes së më shumë kompetencave nga Westminsteri dhe transferimit të tyre tek rajonet do të vazhdojë në mënyrë graduale, me kërcënimin nga ana skoceze për të ndikuar fort mbi ekuilibrin e parlamentit qendror në cdo palë zgjedhje, duke patur paraysh që konservatorët kanë aktualisht vetëm 1 nga 57 vendet në Skoci ndërkohë që laburistët janë në rënie. Një fakt më duket i pamohueshëm, cilido që të jetë rezultati i referendumit: Unioni mes Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut është një rënie të pandalshme. Mendoj që edhe shumë prej atyre që do të votojnë kundër pavarësisë janë dakord në këtë pikë, por preferojnë një ndarje graduale, atë që disa – si për shembull ish kryeministri britanik Gordon Braun, i cili është skocez – e quajnë opsioni “devo max”, një transferim më i madh se sa ai që kanë patur deri tani, duke u dhënë rajoneve më shmë të drejta sa u përket taksave dhe buxhetit, e duke i lënë Londrës vetëm politikën e jashtme, mbrojtjen dhe dicka më shumë, në perspektivën e një federate autentike me shtete të pabarabartë.
Eshtë edhe një skenar përt’u konsideruar. Skocia mund të votojë kundër pavarësisë në referendumin e shtatorit të këtij viti. Më pas, nëse konservatori Dejvid Kameron do të fitojë zgjedhjet britanike në 2015 dhe rizgjidhet Kryeministër, në vitin 2017 do të mbahet, sic premton Kameroni, referendumi për përkatësinë e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian. Nëse, në ato rrethana, sic e thonë shumë komentatorë do të votohej kundër Europës dhe Britania e Madhe do të dilte nga BE, atëherë Skocia do të mund të mbante sërish një referendum për t’u shkëputur nga Britania e Madhe dhe për t’u rifutur në Bashkimin Europian.
Personalisht, nuk do i kundërvihesha daljes së Britanisë së Madhe nga Europa. Ndoshta është një martesë që nuk mund të funksionojë, edhe pse mendoj që shumicës së anglezëve kjo gjë nuk u intereson shumë, më duken më shumë llafe, pas të cilëve janë të apasionuar politikanët dhe media e kryeqytetit. Po sa për skocezët, ata ndihen më europianë se sa britanikët. Dhe sa për mua, nuk ndihem sigurisht britanik, por më shumë se sa skocez dhe europian, unë ndihem qytetar i botës. Eshtë e rëndësishme të jesh krenar për vendin ku ke lindur, por është po kaq e rëndësishme që të mos bëhesh i burgosur i nacionalizmit./bota.al
IRVINE WELSH është shkrimtar skocez i lindur në Edinburg. Ai është bërë i famshëm me romanin “Trainspotting”, që më vonë u shndërrua dhe në film

Related

Shtypi i huaj 1483598169355113189

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item