Qytetërimi modern, drejt shkatërrimit?!

Qytetërimi modern po shkon drejt shkatërrimit brenda disa dekadash, për shkak të paqëndrueshmërisë ekonomike dhe presionit mbi burimet ...


Qytetërimi modern po shkon drejt shkatërrimit brenda disa dekadash, për shkak të paqëndrueshmërisë ekonomike dhe presionit mbi burimet e planetit, thotë një studim i financuar nga NASA.

Duke përdorur modele teorike për të parashikuar atë që do të ndodhë me botën e industrializuar në kursin e shekullit pasardhës, matematikanët kanë gjetur se gjërat po fillojnë të keqësohen, me ritme të shpejta. Duke iu referuar shkatërrimeve të mëparshme të qytetërimeve të sofistikuara - Perandorisë Romake, Hane dhe Gupta - studimi theksoi se elita e shoqërisë shpesh ka nxitur përdorimin e një përqasjeje “biznes si zakonisht”, për të parandaluar shkatërrimin para se të ishte vonë. Matematikani Safa Motesharri shkroi në raport se “procesi i ngritjes dhe rënies është një cikël që e gjejmë kudo në histori.” Ai eksploroi faktorët që mund të shpien në përmbysjen e qytetërimit, nga rritja e popullsisë tek ndryshimi klimatik dhe gjeti se kur këto konvergojnë, mund të shkaktojnë shkatërrimin e shoqërisë për shkak të “mbarimit të resurseve” dhe “shtresëzimit ekonomik në “Elita” dhe “Masa”.
Duke përdorur këtë model, Motesharri gjeti se elitat konsumojnë shumë, çka rezulton në një uri në masë, e cila rrjedhimisht do të sjellë shkatërrimin e shoqërisë. Raporti theksoi se ky skenar është i pashmangshëm dhe bëri thirrje për veprim nga ana e elitave botërore për të kthyer ekuilibrin ekonomik. “Shkatërrimi mund të shmanget dhe popullsia mund të arrrijë ekuilibrin nëse burimet shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe të arsyeshme”, thanë shkencëtarët. /Express/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item