Qentë mund të inkurajojnë fëmijët për të lexuar!

TALIN, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Në një biblotekë në Estoni, fëmijët lexojnë me zë të lartë përpara qenërve, kjo është një mënyrë për t’i...


TALIN, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Në një biblotekë në Estoni, fëmijët lexojnë me zë të lartë përpara qenërve, kjo është një mënyrë për t’i inkurajuar që të lexojnë dhe që të përforcojnë besimin në vetë-vete.
“Për fëmijët që kanë probleme me të lexuarit ose që nuk kanë besim në vetë-vete, nuk ka terapi më të mirë se sa të praktikojnë leximin me zë të lartë përpara një qeni”, shpjegon Ewa Roots, përgjegjëse e këtij projekti edukues.
“Qentë janë një auditor i qetë dhe ndryshe nga fëmijët e tjerë ose të rriturit, ata nuk do të marrin asnjëherë kritika prej tyre kur të kryejnë gabime gjatë leximit të tyre”, deklaroi Ewa Roots.
“Seancat e leximit pëprara qenërve i ndihmojnë fëmijët të marrin besim në vetë-vete dhe të shprehen më lirisht”, shton ajo.
Ky projekt edukues dhe i ri filloi në shkurt dhe është falas për të gjithë fëmijët që duan të marrin pjesë.
Pjesa më e madhe e tyre janë të moshës pesë dhe gjashtë vjeç, por ka edhe të moshës 10 vjeçare.
Ata janë të inkurajuar të ndjekin tetë në dhjetë senaca lexim që zgjasin gjysmë ore përpara mikut të tyre të ri me katër këmbë./

/G.S/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item