Pse i zhduku FBI dokumentat e Nikola Teslas?

Përpara se trupi i Teslës të largohej për t'u çuar në morg, ndodhi një gjë e pazakonshme. Agjentët e FBI rëmuan në dhomën e tij dhe morë...


Përpara se trupi i Teslës të largohej për t'u çuar në morg, ndodhi një gjë e pazakonshme. Agjentët e FBI rëmuan në dhomën e tij dhe morën të gjitha dokumentat që ndodheshin aty me pretekstin e 'sigurisë kombëtare'

Gerry Brown



Nikola Tesla lindi më 10 korrik 1856, në Smiljan të Kroacisë, në atë kohë pjesë e perandorisë Austro-Hungareze dhe pasi mbaroi Institutin Politeknik në Raz të Austrisë, u diplomua në Pragë.
Ai e filloi karrierën, duke punuar fillimisht si inxhinier elektrik në Budapest, në vitin 1881 dhe dy vjet më vonë u zhvendos në Paris.
Për shpikësin e ri kroat Nikola Tesla, Amerika ishte toka e mundësive të mëdha. Kur ai mbriti fillimisht në Nju Jork në 1884, pasuria e tij ishin vetëm disa monedha dhe disa artikuj teknik, por djaloshit 28-vjeçar nuk ju desh të priste gjatë për të gjetur punën e tij të parë. Ai u pikas shumë shpejt nga Kompania e Edisonit, për të cilët ai projektoi dhe prodhoi gjeneratorët e rrymës elektrike për hidrocentralin mbi kataraktin Niagara.
Nikola filloi të punonte në laboratorët e Edisonit në New Jersey, por shumë shpejt lindën divergjencat nga idetë brilante të Tesles, të cilat Edisoni i shihte shumë të rrezikshme për biznesin e tij.
Në atë kohë, ai pak rrjet elektrik që ishte ngritur ishte bazuar mbi rrymën e vazhduar dhe kishte shumë kufizime, ku më kryesorja ishte kufizimi në distancë i transportimit të energjisë, i cili ishte vetëm 3 km dhe për të transportuar këtë energji përdoreshin kabllo përcjellëse të trasha dhe rigjeneratorë të energjisë.
Në këtë moment, Tesla mbështetet për eksperimentet e tij nga bankieri i famshëm i asaj kohe, Morgan. Tesla arrin që më 1888, duke pasur si bazë teorinë e tij për fushën magnetike rrotulluese, të marrë patentën për gjeneratorin polifazë të rrymës alternative si dhe për të gjitha pjesët e tjera të rrjetit të rrymës alternative për transformimin, transportin, shpërndarjen dhe përdorimin e saj.
Në vitin 1895 bëhet realitet ëndrra e Nikolës për të shfrytëzuar energjinë mekanike të ujit të ujëvarës së Niagarës për të prodhuar energji elektrike, duke ndërtuar hidrocentralin e parë në botë. Motorët elektrikë, të bazuar mbi teorinë e Teslës, pushtuan globin. Edhe në ditët tona, të gjitha makineritë elektrike bazohen mbi teorinë e këtij gjeniu. Motori me induksion elektrik i Tesles është klasifikuar si një nga 10 shpikjet më të mëdha të njerëzimit.
Ai shpiku gjithashtu 24 lloje të ndryshme dinamosh, demonstroi sisteme radiotransmetimesh me reze të gjatë dhe fitoi Çmimin Nobël për fizikë. Ndërsa me shpikjet e tij, ai bëri që shumë prodhues pajisjesh elektrike të fitonin miliarda dollarë, Tesla është përshkruar njëherë nga Lord Kelvin, President i Shoqërisë Mbretërore, si një 'gjeni i vërtetë', vdiq i vetmuar pothuaj pa para në një dhomë të lirë në Hotelin "Nju Jorker" në Manhatan në 1943.

Teoria e Energjisë Kozmike nga Tesla
Të rindërtosh teorinë e Energjisë kozmike të Teslës shpesh është e vështirë. Dokumentat e tij ashtu si dhe projektet janë vjedhur e janë fshehur mjaft mirë, për t`u bërë pastaj "të rezervuar për motive sigurie kombëtare", ndërsa 700 liçencat e tij të shpikjeve, në brendësinë e të cilave rrallë gjejmë riferime, janë bërë të pagjetshëm, si të zhdukur në zbraztësi, apo në peshtafet e shoqërive të Illuminati.
Me rastin e 79-vjetorit të tij, në 1938, pesë vite para vdekjes së tij, shpalli shpikjet më të mëdha të jetës së tij e tha se do ia dhuronte të gjithë botës, sapo të përfundonte zhvillimin e aspekteve më sekrete.
Tesla i referohej Teorisë Dinamike të Gravitetit e Energjisë së Kozmosit, që ishte pastaj një zbulim i një Vërtetësie të re fizike, nuk ka energji përveç asaj që marrim nga mjedisi.
Në parathënien e tij të shkurtër për teorinë Tesla saktësoi se u referohej molekulave e atomeve ashtu si dhe trupave të mëdhenj yjorë, "... të gjithë trupave prezent në univers në të gjitha fazat e ekzistencës së tyre të formimit deri në shkyçjen e tyre".
Teoria e relativitetit shpesh i referohet "energjisë esenciale" në njëfarë "forme", por në të vërtetë energjia është një "potencial" abstrakt që është gjithmonë në të ardhmen. Si mund të dallohen forcat e universit në çfarë është e kulluar apo çfarë ka një formë?!
Në shkrimet e tij shpesh gjejmë shprehje poetike, në emfazën e një vizionari të vërtetë, siç është ajo ku përshkruan tokën si "yllin e lindjes njerëzore", e që duke përdorur "rrufenë e Jupiterit" (zoti i qiellit Indo-europian) njeriu "asgjëson kohën e hapsirën", duke e perceptuar në përdorimin e fuqisë elektro-shtytëse ("rrufetë"), për të udhëtuar në shpejtësi e për të anuluar kohën e hapësirën. Tesla pra, ka përcaktuar Teorinë e tij të Gravitetit në një prozë poetike, me bukuri të jashtëzakonshme.
"Eteri është mbartës i dritës e mbush çdo hapësirë, eteri vepron si forcë krijuese që jep jetën. Udhëton nëpër "vorbulla të pafundme" ("mikro spirale") të afërta me shpejtësinë e dritës, duke u bërë materie e matshme. Forca e saj zvoglohet e deri sa mbaron krejtësisht, duke prapësuar në materie, sipas njëfarë proçesi humbjeje atomike.
Njerëzit munden pra të frenojnë këto proçese kalimi nga energjia tek materia, mund të kapin materien nga eteri, të alterojnë madhësinë e Tokës, të kontrollojnë stinët, të udhëheqin udhën nga toka nëpërmjet Universit, si një lundricë hapësinore, e pastaj të shkaktojnë përplasje planetesh për të prodhuar diej të rinj e yje e d.m.th., nxehtësi e dritë. Njeriu mund të burojë e të zhvillojë jetë në pafundësi".
Tesla u riferohej një energjie të pafund, të kapur nga ambienti që na rrethon, e zbulimi i saj vjen nga diçka tjetër shumë më e madhe, e cila është mundësia për të konvertuar energjinë në një forcë shumë më të fortë - gjatë elektropulsionit, që përdoret për të kontrolluar forcën më të dobët të gravitetit.
Por, çfarë është eteri i Teslës? Nuk ishte as eteri "i ngurtë" i Maxëell e Hertz, as ai i gaztë i Lorentz. Eteri i Teslës konsiston në "ngarkesa të jashtëzakonshme në një izolant të lëngët" që mbush çdo hapësirë.
Aftësitë e tij variojnë sipas lëvizjes së tij relative e nga prezenca e masës nga një ambient elektrik e magnetik: eteri Tesla ngurtësohet, duke variuar me shpejtësi forcat elektrostatike, e përzihet kështu në efekte gravitacionale. "Toka është - siç ka shpjeguar Tesla, një rruzull metali e ngarkuar që lëviz nëpërmjet hapësirës" e që krijon një sasi tejmase të lartë energjie që varion shpejt forcat elektrostatike, që zvoglohen nga intensiteti".
Ai ilustron si prodhohen lëvizjet mekanike nga një forcë elektrostatike e ndryshme, që vepron nëpërmjet një mjeti të gaztë, që ngacmohet nga ndërrimet e shpejta të potencialit elektrostatik. Prezumohet që streset e mëdha elektrostatike reagojnë, nëpërmjet këtij mjeti, duke variuar në mënyrë të shpejtë intensitetin, mund të lëvizet një trup me anë të tij.
Eteri është elektrikisht neutral në mënyrë të natyrshme, e penetron çdo lëndë të ngurtë. "Energjia" nuk ekziston në formë fizike, por është "potenciali i punës" është "koha" që ka, është një matëse arbitrare i përqindjeve të lëvizjeve të materies që përshkon tërë hapësirën e eterit. Të gjithë eventet ndodhin në të tashmen, dhe e "shkuara" dhe e "ardhmja" janë vetëm metafora. Kjo energji "falas dhe e palimit është universalisht punë potenciale, e krijuar nga lëvizja e vazhdueshme e materies dhe nga ndërrimi i vazhdueshëm i forcave më të mëdha e më të dobëta nëpërmjet të cilave mbahet ekuilibri i universit.
Kur materia e ngurtë udhëton nëpërmjet hapësirës, "era e eterit" dhe ndryshimet në potenciale elektrike provokojnë ndryshime në dislokimin elektromagnetik në brendësinë e masës dhe në atë të erës së eterit. Fusha elektrike e tokës krijon një dislokim magnetik në brendësinë e fushës elektrike të tokës. Ndryshimi mes dislokimit magnetik në brendësinë e një mase dhe dislokimit magnetik jashtë masës së eterit është "forca e gravitetit".

Dokumentat që u zhdukën?

Përpara se trupi i Teslës të largohej për t'u çuar në morg, ndodhi një gjë e pazakonshme. Agjentët e FBI rëmuan në dhomën e tij dhe morën të gjitha dokumentat që ndodheshin aty me pretekstin e 'sigurisë kombëtare'.
Shkencëtari misterioz që i ktheu kurrizin famës dhe pasurisë, besohet se ka shpikur një armë atomike me reze, që thuhet se po zhvillohet tani si një armë me fuqi të tmerrshme shkatërrimi në kuadrin e sistemit të mbrojtjes në Luftën e Yjeve. Katër vjet përpara se Vëllezërit Wright të përpiqeshin të ngriheshin në ajër me makinën e parë fluturuese me motor, Nikola Tesla, kishte projektuar një mjet për shkatërrimin e raketave balistike ndonëse raketave balistike u duheshin edhe 70 vjet që të shpikeshin. Brenda tre vjetësh, Tesla zemërak dhe me temperament, braktisi punën e paguar mirë me Edisonin për të ngritur kompaninë e tij elektrike rivale. Dymbëdhjetë muaj më vonë, ai kishte siguruar 30 patenta. Ishin të ardhurat nga këto shpikje që e lejuan Teslën të tërhiqej në Malet Roki të Kolorados në 1899 për të kryer eksperimentet e tij sekrete më të rëndësishme. Tesla i kishte vënë vetes detyrën që ta vishte të gjithë planetin e Tokës me një fushë energjie, ku vet Toka do të përdorej si një përforcues gjigand për gjeneratorët e tij të fuqisë. Ai pretendonte që ky rezatim pulsues energjetik të mbarte mesazhe radioje rreth e qark botës, si edhe të furnizonte një lloj energjie elektrike pa tela.
Stacioni i tij gjenerues në Malet Roki, ishte ndërtuar rreth një laboratori qëndror që dominohej nga një direk ose kullë antene metalike rreth 600 metra e lartë, në majë të të cilës ishte fiksuar një sferë bakri me diametër 1 metër. Brenda në laborator ndodhej një bobinë rrethore elektrike, që mbartte energjinë me tension të ulët për transmetuesin e tij. Rreth direkut ishte mbështjellë një bobinë e dytë. Tesla synonte të shfrytëzonte rezervat kolosale të energjisë të vet Tokës, për të rritur energjinë e gjeneratorit të tij prej 10 milionë voltësh.
Në eksperimentet e tij të para, bobinat rezatonin kaq shumë energji sa që mund të ndizeshin një grup prej 200 llampash inkandeshente nga një distancë prej rreth 50 kilometra larg, thjesht me forcën e fuqisë elektrike. Pastaj, ai e ktheu vëmendjen drejt shfrytëzimit të fuqisë potenciale të Tokës. Ndërsa direku ose antena e Teslës dërgonte një impuls radiovale me frekuencë të lartë, e cila kthehej nga atmosfera e sipërme, pasi përplasej me të, sinjalet rregulloheshin që të përputheshin me frekuencën e 'jehonës' që kthehej. Me çdo eko që vepron si një përforcues në direk, duke thithur energji nga Toka, dalja e fuqisë rritej së tepërmi. Me secilin impuls, energjia në rritje bëhej gjithmonë edhe më e fuqishme derisa sfera prej bakri emetonte në ajër rryma të zjarrta nga direku që ndriçonte. Rrymat e zjarrta të elektricitetit shoqëroheshin nga shpërthime shurdhonjëse. Tesla ja kishte arritur të gjeneronte stuhi rrufeshë.
Por kërkimet e tij u ndërprenë papritur. Megjithëse ai financohej nga manjati i hekurudhave J.P.Morgan, Tesla filloi të tërhiqej dhe të mbyllej në botën e tij sekrete, duke punuar mbi kërkime teorike pa fitim. Vetëm pas tre dekadave punë sekrete, Tesla la të nënkuptohej se po merrej me një projekt të ri të mahnitshëm, që i mori atij të gjithë jetën që i kishte mbetur. Në 1934, ai përshkroi një aparat të ri që kishte shpikur të përdorte të gjitha parimet e lazerit që arriti të ndërtohej me sukses vetëm në 1960.
Ishte nga e njëjta bazë shkencore, lazeri, por Tesla e kishte fjalën në lëshimin e një rryme atomike për distanca infinit, e aftë për të shkatërruar gjithçka që do të ndeshte përpara, në qoftë se ai do të vendoste ta modifikonte atë në një armë shkatërronjëse. Megjithëse Tesla nuk shpjegoi kurrë hollësira të shpikjes së tij, sekretet e tij ai shkroi me hollësi në dokumentat e tij, të cilat u kapën nga FBI-ja pas vdekjes së tij.
Nikola Tesla u përmend përsëri në 1977 kur autoritetet kanadeze raportuan stuhi misterioze elektrike dhe bllokime të valëve të radios në shtresat e larta të atmosferës mbi rajonet e Arktikut. Ekspertë të CIA-s në Uashington morën detyrën që të zbulonin burimin e energjisë, që shkaktonte kaos mbi qiejt e Kanadasë. CIA raportoi se, ata besonin se një bazë ushtarake raketash ruse në Semipalatinsk ishte përgjegjëse për çrregullimet në shtresën e sipërme të atmosferës nga provat që po i bënin një arme me reze atomike bazuar në kërkimet e Nikola Teslës 40 vjet më parë.
Pra, shpikja e Teslës mund të ketë sjellë prodhimin e një arme me reze që mund të shkatërrojë raketa bërthamore në çastin që ato ndodhen mbi globin e Tokës në orbita të ulta gjatë rrugës drejt objektivit. Trajektorja e raketave bërthamore amerikane e orientuar drejt Rusisë do të interceptohej mbi Harkun e Arktikut.
Rezet e fuqishme që mund të hapin vrima në shtresat e atmosferës rreth Tokës mund të jenë në gjendje që të shkaktojnë çrregullime të paparashikueshme në modelet e motit mbi tokë. Shkencëtari kanadez, Andrei Mikrovski, ka paralajmëruar: "Për mua është shumë e qartë se rusët po bëjnë eksperimente bazuar në idetë e Teslës dhe duke vepruar kështu kanë ndryshuar kushtet globale të motit".
Uatson W. Skot, Drejtor i Operacioneve në Departamentin Kanadez të Komunikacioneve në Otava, ka thënë: "Më kanë thënë se kjo mund të jetë një përpjekje për të gjetur frekuencat ekzakte që përdori Tesla gjatë kërkimeve të tij. A lidhen këto eksperimente me thatësirën e madhe në Angli në 1976, ose me motin e ngrohtë në Groenlandë që shkriu akullnajat, ose me dëborën në Florida

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Related

Speciale 5577281964586082860

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item