Provokimi rus: “Mund ta bëjmë pluhur Amerikën”! (Video)

Një prej gazetarëve kryesor të televizionit shtetëror rus, Dmitry Kiselyov, ka thënë se Rusia mund ta shkatërrojë Amerikën. “Rusia është i v...


Një prej gazetarëve kryesor të televizionit shtetëror rus, Dmitry Kiselyov, ka thënë se Rusia mund ta shkatërrojë Amerikën.

“Rusia është i vetmi vend në botë që është me të vërtetë në gjendje të kthejë SHBA-të në pluhur radioaktiv”, ka thënë ai, raporton AFP, transmeton Telegrafi.
Kiselyov vlerëson “se Shtetet e Bashkuara dhe Barack Obama jetojnë me frikën e Rusisë dhe të Vladimir Putinit, prandaj janë të kujdesshëm me deklarata dhe veprime gjatë krizës ukrainas “.
Emisioni i tij u transmetua në kohën e publikimit të rezultateve të para të referendumit të Krimesë, ku shumica e qytetarëve u deklaruan për bashkim me Rusinë. Kiselyov madje komentoi se “Obama është i dobët ndaj Putinit”.
“Edhe amerikanët mendojnë se Putini është më i fortë se Obama. Pse Obama gjithnjë e thërret me telefon dhe flet me orë të tëra me të?”, ka pyetur ky gazetar provokues, i cili e ka reputacionin e njeriut “pa qime në gjuhë”. /Telegrafi/

Related

Video 9128493923879686473

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item