Provat përfundimtare: Aeroplani malajzian është rrëmbyer

Komunikimi i avionit ishte ndërprerë në mënyrë të qëllimshme; të dhënat në lidhje e itinerarin e fluturimit si dhe të dhëna të tjera tregojn...


Komunikimi i avionit ishte ndërprerë në mënyrë të qëllimshme; të dhënat në lidhje e itinerarin e fluturimit si dhe të dhëna të tjera tregojnë që avioni është drejtuar në mënyrë të tillë që të shmang detektimin me radar.

Aeroplani i zhdukur malajzian u rrëmbye nga njëri prej pilotëve të tij, apo dikush tjetër me eksperiencë fluturimi në bordin e aeroplanit, është shprehur një nga hetuesit malajzian gjatë ditës së sotme.
“Ky konkluzion është përfundimtar dhe jo më teori”, është shprehur një zyrtar majalzian, i cili është përfshirë me hetimet që kanë të bëjnë me zhdukjen e avionit malajzian në datën 8 mars, njofton New York Post.
Zyrtari i shpreh gjithashtu se nuk është zbuluar asnjë motiv, asnjë kërkesë për ndonjë shumë parash dhe se ishte e paqartë se pikërisht ku ishte marrë peng avioni me të 239 pasagjerët në bordin e tij.
Sipas tij provat e mbledhura, të cilat bënë të nxirrej ky konkluzion, përfshinin shenja të cilat tregonin që komunikimi i avionit ishte ndërprerë në mënyrë të qëllimshme; të dhënat në lidhje e itinerarin e fluturimit si dhe të dhëna të tjera tregojnë që avioni është drejtuar në mënyrë të tillë që të shmangë detektimin me radar.
Kryeministri malajzian Naxhib Razak, nuk konfirmoi që avioni është marrë peng por u shpreh se hetuesit besojnë që mjetet e komunikimit të avionit ishin mbyllur në mënyrë të qëllimshme, gjë që solli kthimin pas të avionit nga fluturimi për në Pekin dhe fluturimin e tij për mëse shtatë orë.
Naxhib u shpreh po sot, se autoritetet po përpiqen të gjurmojnë avionin e zhdukur për më se një javë ndërmjet dy korridoreve të mundshme, një verior nga Tailanda e veriut përgjatë kufirit me Kazakistanin dhe Turkmenistanin dhe një korridor jugor nga Indonezia përgjatë pjesës jugore të Oqeanit Indian.
“Është e qartë që kërkimet për fluturimin MH370, janë futur në një fazë të re, u shpreh ai. “Shpresojmë që ky informacion i ri të na ndihmojë në gjetjen e avionit”.
Komunikimi i tokës me avionin “Boeing 777” u ndërpre pas më pak se një ore të fillimit të fluturimit të tij nga Kuala Lumpur për në Pekin.
Zyrtarët malajzianë, më parë ishin shprehur se të dhënat e radarit treguan që avioni mund të ishte kthyer prapa mbi gadishullim malajzian përgjatë perëndimit, pasi ishte nisur në drejtim të Kinës. Prova të reja tregojnë se avioni mund të jetë ulur në ndonjë ishull të largët të Oqeanit Indian, pasi pengmarrësi e mori atë nën kontroll.
Avioni u ngjit për rreth 45000 këmbë përpara se të bënte një kthesë të fortë në drejtim të perëndimit ku më pas zbriti në lartësinë 23 000 këmbë, sipas të dhënave të radarëve ushtarakë.
Fluturimi MH370 e ndryshoi kursin dhe lartësinë e tij mëse një herë pasi ndërpreu kontaktin me tokën, shenjë që tregon se kontrollin e avionit mund ta ketë pasur një pilot, janë shprehur për New York Times, zyrtarë amerikanë.
Avioni më pas u ngjit në një lartësi më të madhe dhe u kthye në drejtim të perëndimit përgjatë ngushticës së Malakas në drejtim të një grumbulli ishujsh në Oqeanin Indian, përpara se të zhdukej, u shpreh burimi.
Të dhënat e reja shokuese tregojnë se avioni mund të ketë qenë në një apo dy itinerare fluturimi.
Një burim, nëpërmjet të dhënave tregon që avioni ishte drejtuar për nga Gjiri i Bengalit, sipas CNN, ndërsa tjetri tregon që ishte nga juglindja, drejt Oqeanit Indian.
Sistemi i komunikimit të avionit nuk ju përgjigj “pingimeve” satelitore për katër orë pasi ndërpreu kontaktet me tokën, gjë që sugjeron se dikush mundet që qëllimisht të ketë ndërprerë të gjithë komunikimet e tjera nga bordi i avionit, u shprehën zyrtarët.
Ekspertët fillimisht dyshuan për ndonjë defekt mekanik, por shumica syresh ndryshuan mendim pasi prova të reja dolën në dritë.
Zyrtarët malajzianë po hetojnë se nëse kushdo që ka qëne në kontroll të drejtimit të avionit mund të ketë kryer vetëvrasje duke e hedhur avionin në det.
Një nga pilotët e avionit kishte një historik personal sa i përket thyerjes së rregullave. Abdul Hamid, 27 vjecar, bashkë-pilot lejoi dy australiane të ulen në kokpit përgjatë fluturimit, një shkelje flagrante e rregullave të fluturimit të kompanisë, tregon njëra nga ato.
Hamidi dhe piloti tjetër, i ftuan vajzat në kokpit ndërsa këto të dyja po ktheheshin nga pushimet nga Tailanda në dhjetor të vitit 2011, njofton “A Current Affair”.
Gjatë ditës së djeshme të dhënat e marra nga motorët e avionit tregojnë se avioni mund të ketë zbritur nga 40 000 këmbë në më pak se një minutë, por hetuesit besojnë se të dhënat nuk janë të sakta. Në lidhje me këtë një zyrtar amerikan është shprehur se “shumë elementë nuk mund të përfshihen në të dhënat sa i përket lartësisë”.
Zyrtarët amerikanë ishin të frustruar në lidhje me mungesën e informacionit nga ana e zyrtarëve malajzianë, gjatë kësaj jave që kaloi, por të premten situata ndryshoi. “Po përmirësohet nga dita ditës. “Informacioni duhet të përmbajë të dhëna edhe më të qarta sa i përket itinerarit të fluturimit. Kështu shpresojmë”. /Illyria/
 

Related

Botë 1449652900083353065

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item