Profil në Facebook apo Faqe në Facebook? Cili është dallimi?

Nuk ka dyshim se Facebook është rrjeti social më i popullarizuar këto ditë me mbi 900 milion përdorues dhe pa dyshim shumë prej bizneseve të...


Nuk ka dyshim se Facebook është rrjeti social më i popullarizuar këto ditë me mbi 900 milion përdorues dhe pa dyshim shumë prej bizneseve të vogla kanë ngritur tashmë një profil. Edhe pse duket gjëja e duhur për të bërë sa më shumë miq që mundesh, në fakt ko është kundër rregullave të Facebook. Cili është dallimi mes një profili me miq në Facebook dhe Faqe me fansa në Facebook dhe pse ju duhet të zgjidhni një nga të dyja për biznesin tuaj të vogël?
Është e lehtë për të ngritur një profil në Facebook dhe shumë prej përdoruesve i kanë vendosur atij emrin e biznesit të tyre të vogël, gjë që në teori është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kushtet e Përdorimit të Facebook. Meqënëse keni ngritur një profil personal, hap logjik për pronarët e bizneseve do të ishte të ngrenë një profil për biznes. Por kjo nuk është mënyra e saktë.
Një nga arsyet kryesore për të mbajtur të veçanta profilet e kompanive dhe individëve në Facebook është që të zvogëlojë sasinë e spam-eve. Nëse një biznes ka qenë në gjendje të ftojë për t’u bërë fansa të faqes së tyre, përdoruesit do të mërziten gjithandej me biznese që janë në kërkim të fryrjes së numrit të fansave.

Profili Facebook

Profilet Facebook janë menduar të përfaqësojnë individë të vetëm, ku ata mund të ndajnë mendimet e tyre, fotot, videot dhe të tjera interesante (ose jo aq interesante) me miqtë e tyre në internet. Kur ju së pari regjistroheni për një llogari Facebook, keni krijuar një profil personal me informacion në lidhje me ju, arsimimin, ku punoni, cilët janë librat tuaj të preferuara dhe çfarë lloj muzike dëgjoni. Facebook-ut i pëlqen të mendojë, se këto janë faqe personale të individëve, diçka, që në thelb për shumë prej përdoruesve është e vërtetë.
“Profilet në Facebook janë për njerëzit, jo për bizneset dhe produktet”, kështu thotë Facebook në faqen e tij. Çdo individ me moshë mbi 13 vjet mund të krijojë një profil në Facebook dhe të fillojë të ndajë me miqtë. Numri maksimal i miqve të lejuar në Facebook është 5,000, ku shumica e përdoruesve kanë një mesatare prej 150 miqsh, disa më pak dhe disa më shumë.
Po pse njerëzit preferojnë një profil në Facebook krahasuar me një faqe fansash në Facebook? Një nga arsyet, është aftësia për të shtuar miqtë në një profil, ndërsa në një faqe fansaah, ju mund të keni vetëm fansa, jo miq. Kjo e bën të vështirë të paturin e një numër të madh të miqve dhe për këtë arsye shumica e bizneseve të vogla preferojnë një profil dhe jo një faqe fansash.
Ju lutem mos harroni, se profilet janë të destinuara për personat individualë dhe jo një biznes, pra mund të jetë shkelje e Kushteve të Përdorimit të Facebook dhe profili juaj mund të kufizohet përgjithmonë.

Faqet Facebook

Ndërkohë që profilet e Facebook janë menduar për individët, bizneset mund të ngrejnë një faqe fansash, të cilat quhen në këtë mënyrë, sepse ndërsa në një profil keni miq, në një faqe fansash keni fansa që ndjekin lajmet tuaja në lidhje me biznesin tuaj të vogël. Në një faqe nuk keni aftësinë për të ftuar njerëz, ata do të duhet të bëhen fansa që të bëhen pjesë e komunitetit tuaj në Facebook. Faqet lejojnë përditësimin e statusit tuaj me foto, video, diskutime, pyetje, postimet në mur, grupet dhe aplikimet, të cilat ndahen me fansat tuaj.
Për të ngritur një faqe fansaah ju duhet të keni një profil Facebook, i cili duhet ngritur si një individ. Një nga avantazhet e një faqe janë mundësitë për të bashkëvepruar me faqen tuaj te internetit të biznesit duke përdorur plugins sociale. Faqja gjithashtu ka aftësinë për të përdorur një gamë të gjerë të aplikacioneve të veçanta dhe ndoshta më e rëndësishmja, mjetet administrative si njohuri, ku përdoruesi mund të shohë se sa vizitorë ka në faqe dhe cilat kanë qenë lajmet më të lexuara.
Vizitorët e faqeve mund të bëhen fansa duke përdorur butonin “bëhu fans” ose të fillojnë të pëlqejnë faqen tuaj tuaj duke përdorur butonin “Pëlqej” të cilat mund të gjenden në faqe dhe mund të përdoren edhe në faqet e internetit. Prej të dyve, më interesanti është butoni “Pëlqej”, sepse kjo do të thotë që fansat do të fillojnë marrjen informacionit të përditësuar nga faqja, i cili do të shfaqet në “timeline” e profilit personal.

Pra, çfarë duhet të bëjmë?

Në qoftë se ju e përdorni Facebook si një person, duhet të përdorni një profil personal. Në qoftë se ju e përdorni Facebook, si një biznes i vogël, ju së pari krijoni një profil dhe pastaj krijoni një faqe me fansa për të promovuar biznesin tuaj në Facebook.

Me pak fjalë

Profil Facebook:
  • Në mënyrë rigoroze për njerëzit (jo një biznes apo produkt) për të bashkëvepruar me miqtë dhe familjen.
  • Çdo individ mund të krijojë një profil, thjesht nuk është një biznes komercial apo produkt.
  • Një biznes që hap një faqe profil është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kushtet e Shërbimit të Facebook dhe mund të çaktivizohet.
  • Përdoruesit e tjerë mund të bëhen miq të një profili të Facebook.
  • Në një profil Facebook mund të ngarkoni fotografi, video, përditësimet e statusit, dhe mund të ftojë njerëzit të bëhen miq.

Faqe facebook:
  • Dizenjuar  për bizneset, kompanitë, markat, produktet dhe njerëz të famshëm.
  • Përdoruesit e tjerë mund të bëhen fansat e një faqe Facebook.
  • Mund të ngarkoni fotografi, video, përditësimet e statusit, diskutime, shfaq mesazhe në mur dhe karakteristika të tjera.
  • Mund të shfrytëzoni statistika si, fansa, ndërveprime, gjinia, mosha, vendndodhja, gjuha dhe më shumë.
  • Nuk mund të ftoni anëtarë të tjerë të bëhen fansa./100revista

Related

Internet 5051405602442714702

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item