PRANVERA ARABE / 3 vjet më vonë, ujëra të trazuar, apo dallgë që kthehet mbrapsht?

Marie-Louise Gumuchian* Laura Smith-Spark* Kur një shitës ambulant tunizian i vuri flakën vetes në dhjetor 2010, ai akt i dëshpëruar ndezi n...

Marie-Louise Gumuchian*
Laura Smith-Spark*

Kur një shitës ambulant tunizian i vuri flakën vetes në dhjetor 2010, ai akt i dëshpëruar ndezi një flakë që u përhap në të gjithë botën arabe, duke rrezikuar të digjte autokracitë me rrënjë të hershme. Vdekja e tij shkaktoi një valë zemërimi për varfërinë, papunësinë dhe represionin, që u shndërrua në protesta mbarëkombëtare në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut – në Tunizi, Egjipt, Jemen, bahrein, Libi dhe Siri – të cilat morën emrin Pranvera Arabe. Miliona arabë, që jetonin me një perspektivë të kufizuar pune, apo shansesh për ndryshim, u ngritën, të vendosur për të ndryshuar panoramën politike të botës arabe. Dhe në 15 mars u mbushën 3 vjet që kur ptoesatat masive shpërthyen në Siri, një shtet që tashmë është zhytur në një konflikt shkatërrimtar.
Tre vjet më pas, c’po ndodh me këta vende? Me cfarë suksesesh mund të mburren – për demokracinë, progresin ekonomik, stabilitetin dhe të drejtat e grave – dhe cfarë sfidash i presin?
TUNISIA
Cfarë po ndodh? Vendi i vogël afrikano verior është versioni më i afërt që bota arabe ka me një model të tranzicionit drejt demokracisë. Tunizia ka tani një administratë teknokrate – e dyta, që kur Presidenti Zine al-Abidine Ben Ali u arratis për në Arabinë Saudite në vitin 2011 – një kushtetutë të re, e cila është vlerësuar për gjithëpërfshirjen si dhe një komision elektoral. Gjithashtu, ajo sapo ka shfuqizuar një gjendje të jashtëzakonshme që zgjati tre vjet.
Po tani? Partia islamike Ennahda do të konkurrojë për pushtet këtë vit me kundërshtarë laikë në kutinë e votimit – dhe jo në rrugë – pas muajsh të tërë bllokim, dhe më pas një rruge të vështirë drejt kompromisit. Ennahda kishte fituar zgjedhjet në fund të vitit 2011 dhe la pushtetin kohët e fundit, pas një marrëveshje kompromisi.
Pikat kyce? Ndonëse për momentin kompromisi po mban, ka ende shumë probleme. Militantët islamikë kërcënojnë me sulme, dhe ka një pakënaqësi të përhapur në publik për papunësinë, zhvillimin ekonomik dhe koston e lartë të jetesës. Tunizia është shumë e varur prej turistëve europianë, numri i të cilëve ka rënë që nga koha e trazirave, si dhe nga remitancat e emigrantëve. Por gjithësesi mbetet një pikë e ndricuar dhe e rrallë në një rajon të paqëndrueshëm. Tunizia lëvdohej tashmë me disa prej ligjeve më të përparuar sa i përket të drejtave të grave në botën arabe, dhe kushtetuta e re garanton barazi gjinore në ansambletë e zgjedhura. “Bashkë me mungesën e dhunës në Tunizi dhe historinë e gjatë të të drejtave të grave, ngjitja dhe rënia paqësore e një partie islamike e bën Tunizinë fytyrën më premtuese të Pranverës Arabe”, thotë David Pollock, i Institutit për Politikat e Lindjes së Afërme në Uashington.
EGJIPTI
C’po ndodh? Kanë qenë tre vite plot trazira për Egjiptin, shteti më i madh ndër ata të Pranverës Arabe. Që kur Hosni Mubaraku u largua në 2011, Egjipti ka parë një president të zgjedhur në mënyrë demokratike që të marrë detyrën e më pas të rrëzohet prej ushtrisë, pas protestave masive. Qeveria e përkohshme e mbështetur nga ushtria u dorëhoq muajin që kaloi. Aktualisht qeveriset nga një qeveri tranzicioni.
Po tani? Ushtria, e shtyrë në prapaskenë nga ish presidenti Mohamed Morsy i Vëllazërisë Myslimane, tani ka një ndikim më të hapur. Marshalli El-Sisi, që udhëhoqi rrëzimin e Morsyt në korrik, pritet të shpallë kandidimin për president në këtë shtet të polarizuar dhe të ndarë. Zgjedhjet presidenciale priten këtë pranverë. Vëzhguesit ngrejnë pikëpyetje se sa të lira dhe të ndershme mund të jenë, kur elementë të rëndësishëm të spektrit politik janë përjashtuar me ligj.
Pikat kyce: Vëllazëria Myslimane – pas një qëndrimi të shkurtër në pushtet, kur u akuzua se ndiqte një axhendë teokratike dhe autokratike – tani është shpallur e paligjshme, si organizatë terroriste. Dhe përpjekjet për rihartimin e kushtetutës kanë cuar në konflikte, disa dhe vdekjeprurës. “Egjipti i ka mjetet për t’u rimëkëmbur… por që ta bëjnë këtë, do të duhet të jenë gjithëpërfshirës. Duhet t’i rikthehen politikës”, thotë Larbi Sadiki, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, demokratizimit, në Universitetin e Katarit. Dhe ndërkohë që ndarjet politike ziejnë, vendit i duhet të punojë në disa fronte:
Ekonomia: Eshtë në telashe sa i përket ekonomisë, me një papunësi shumë të lartë. Ka zona me potencial, përfshirë turizmin, një kalsë të mesme me peshë dhe një pozicion të rëndësishëm strategjik, por këto nuk po kuptohen. Pritet që kriza energjetike të përkeqësohet në verë, gjë që mund të nxisë edhe më shumë zemërimin e publikut. Megjithatë, përmbysja e Vëllazërisë Myslimane ka hapur dritën jeshile për mbështetje ekonomike nga vendet e pasur me naftë në Gjirin Persik, që ishin kundër asaj lëvizjeje.
Siguria: Paqëndrueshmëria dhe pasiguria kanë dëmtuar turizmin, duke kufizuar potencialin për rritje. Një tjetër zhvillim alarmues ka qenë shtypja e protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Më shumë se 1400 janë vrarë për shkak të dhunës politike që nga korriku, bën të ditur Amnesty International, “shumica për shkak të forcës së tepruar të përdorur nga forcat e sigurisë”.
Të drejtat e grave: Pak është bërë për të adresuar ankesat e vazhdueshme për abuzimin seksual me gratë, duke përfshirë “testet e virgjërisë” nga forcat e sigurisë. “Niveli i dhunës seksuale dhe ngacmimeve ka qenë përherë i lartë, jo vetëm në rrugë por edhe në shtëpi”, thotë Rothna Begum e Human Rights Watch. “Fatkeqësisht, asnjë administratë nuk ka ndërmarrë hapa për të luftuar këtë situatë të tmerrshme”.
JEMENI
Cfarë po ndodh? Regjimi autokratik i ish presidentit Ali Abdullah Saleh moroi fund në 2012, një vit pasi shpërthyen protesta masive. Ai u zëvendësua nga Abdurabu Hadi, si pjesë e një marrëveshjeje politike të mbështetur ndërkombëtarisht. Ndonëse jemenasit kanë rrëzuar diktaturën e dikurshme, ata janë ende larg cimentimit të unitetit dhe stabilitetit në vendin e tyre të varfër. Problemet e tyre janë të shumtë: etnikë, rajonalë, si dhe ekonomikë.
Po tani? Jemeni ka përmbyllur një dialog kombëtar, dhe ndërsa progresi është i ngadaltë, ka shpresa që reformat do të implementohen në kushtetutën e re. Janë ende larg dickaje që të duket edhe pakëz demokratike, por po përpiqen vërtetë. Pollock thotë se jemenasit duket se e vlerësojnë kulturën e tyre demokratike, pavarësisht të metave: “Nuk kanë bërë përparime thelbësorë në zhvillim apo stabilitet, por e kanë hapur hapësirën politike në një mënyrë që ka qenë e pamendueshme disa vite më parë”, thotë ai.
Pikat kyce? Jemeni mbetet i zhytur në varfëri, mes rivaliteteve të tribuve su dhe ndarjes veri-jug. Po kështu, ka një mungesë serioze të ujit, një kulturë armësh dhe analfabetizëm të përhapur. Gratë në Jemen dolën në rrugë në një mënyrë të paprecedentë, si pjesë e protestave që në fund rëzuan Salehun, thotë Begum. Gjatë dialogut kombëtar, gratë kërkuan më shumë të drejta dhe mbrojtje, si dhe vendosjen e moshës minimale 18 vjec për martesën e vajzave. Kjo është një masë kyce për t’i dhënë fund martesës së fëmijëve në Jemen, thotë Begum, gjë që lidhet me probleme shëndetësorë dhe rritje të numrit të vdekjeve gjatë lindjeve. Tani nevojiten ndryshime kushtetues, ligjorë dhe shoqërorë për të siguruar që ato reforma do të realizohen.
BAHREINI
Cfarë po ndodh? Një arkipelag i vogël i Gjirit me 1.7 milionë banorë, Bahreini ka qenë i zhytur në trazira që kur policia, e ndihmuar prej forcave të armatosoura nga Arabia Saudite, shtypi protestën fillestare në shkurt 2011, e cila udhëhiqej prej shiitëve të shumicës të cilët kërkonin reforma demokratike për t’i dhënë fund diskriminimit në duart e monarkisë myslimane sunite.
Po tani? Mbretëria mbetet thellësisht e ndarë, me protesta të vazhdueshme që shkaktojnë përplasje me policinë, dialogun kombëtar të bllokuar dhe mosbesimin sektar në rritje. Pothuajse përditë ka protesta në rrugë. Qeveria mohon politikat e margjinalizimit të shiitëve. Grupe ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut kanë dënuar shtypjen e demonstratave nga Bahreini. Vitin që kaloi pati rritje të numrit të atentateve me bombë, duke rritur shqetësimin për paqëndrueshmëri në mbretërinë e reshtuar me Perëndimin, ku është e vendosur edhe Flota e 5-të e SHBA. “Perspektiva për kompromis, dialog, reforma, ndonjë farë mase demokracie në Bahrein është zvogëluar me kalimin e viteve”, thotë Pollock. “Mendoj që tani kemi stabilitet me forcë dhe shtypje”.
Pikat kyce? Burimet e kufizuar të naftës e kanë detyruar mbretërinë që të mbështetet në forma të tjera biznesi, sidomos financa. Por trazirat politike kanë dëmtuar statusin e Bahreinit si një nyjë financiare rajonale ndërkohë që kanë rritur trysninë mbi buxhetin e shtetit. Gratë në Bahrein janë më aktive në jetën politike se sa në shumë shtete të Gjirit, por ekspertët thonë se ndarjet sektare janë pengesë për të drejtat.
SIRIA
Cfarë po ndodh? Një vend i mbushur me armë, në Libi mbretëron paligjshmëria, teksa liderët e rinj luftojnë për kontrollin e disa prej grupeve të militantëve që rrëzuan Gedafin. Vetëm javën që kaloi, Parlamenti votoi për largimin e Kryeministrit Ali Zeidan për shkak të dështimit të tij në ndalimin e eksportit të naftës në mënyrë të pavarur nga rebelët, një sfidë e fortë ndaj unitetit të brishtë të vendit.
Po tani? Lufta politike ka ngadalësuar vazhdimisht procesin për një kushtetutë të re. Duke reflektuar zhgënjimin që libianët kanë prej kaosit, pjesëmarrja në votimet e muajit që kaloj, për zgjedhjen e një ansambleje për hartimin e kushtetutës ishte shumë e ulët. Kushtetuta, që do kalojë në referendum popullor, do të duhet të marrë parasysh rivalitetet politikë dhe tribalë, si dhe thirrjet për më shumë autonomi në lindje, kur të vendoset se cfarë sistemi politik do të adoptojë Libia.
Pikat kyce? Prodhimi i naftës, burimi kryesor i ekonomisë, është ngadalësuar shumë që nga vera, pasi protestues të armatosur kanë pushtuar portet e naftës dhe vendburimet për të cuar përpara kërkesat e tyre politike dhe financiare.
Ndonëse gratë luajtën një rol të rëndësishëm në kryengritje, ato janë sërish të disavantazhuara ndaj burrave, dhe pjesëmarrja e tyre në vendim-marrje ka mbetur e ulët. Komiteti 60-anëtarësh që do hartojë Kushtetutën ka vetëm 6 gra, ndonëse aktivistët kërkuan një kuotë 35 % për gratë. Ndërkohë, janë hequr kufizimet për poligaminë kur kërkon miratimin e bashkëshortes, dhe udhëheqja fetare ka kërkuar të ndalohet martesa e grave libiane me të huaj.
SIRIA
Cfarë po ndodh? Kanë kaluar tre vite që kur regjimi i Bashar al Assadit shtypi me forcë protestat paqësore antiqeveritare, duke e zhytur Sirinë në një luftë civile të përgjakshme. Opozita e përcarë vazhdon të luftojë në terren. Një konferencë paqeje në janar në Gjenevë nuk arriti pothuajse asgjë. Qeveria e Sirisë vazhdon të fajësojë terroristët për dhunën. Opozita kërkon që një qeveri tranzicioni të zëvendësojë Assadin. Asnjëri nuk tërhiqet, dhe perspektiva për paqe, stabilitet apo reforma demokratike mbetet një ëndërr e largët.
Po tani? Al Assadi, i mbështetur nga Irani dhe Rusia, nuk ka asgjë për të humbur duke vazhduar luftimet në të cilët kanë vdekur kaq shumë njerëz. Në të njëjtën kohë, opozitës i mungon uniteti dhe vizioni – dhe disa e duan pushtetin për vete. “Siria është rezultati më i keq”, thotë Pollock. “Po shkon pas, dhe Assadi po fuqizohet ndërkohë që opozita po dobësohet. Por kjo nuk do të sjellë fundin e luftës civile”.
Pikat kyce? Kostoja njerëzore e konfliktit të zgjatur është shumë tronditëse. OKB thotë se mbi 100 mijë vetë kanë vdekur dhe më shumë se 680 mijë janë plagosur. Të paktën 6.5 milionë janë zhvendosur brenda vendit dhe 2.5 milionë janë larguar në shtete të tjerë. Gratë dhe vajzat kanë paguar një kosto të lartë, thotë Begum. Shumë prej tyre kanë vuajtur dhunën seksuale dhe shfrytëzimin.
Ekonomia e Sirisë, strehimi dhe infrastruktura janë copëtuar prej tre viteve luftë. Shumë pak të ardhura shkojnë për elitën proregjimit, ndërkohë që gjetkë, mijëra vetë vdesin urie. Populli legjendar me shpirt sipërmarrjeje i Sirisë mund të rindërtojë nëse i jepet një shans, por “tragjikisht, realiteti na thotë që ekonomia do të zhytet gjithnjë e më shumë”, thotë Pollock. CNN.com/bota.al
Linku i artikullit origjinal: http://edition.cnn.com/2014/03/14/world/meast/arab-spring-three-years/index.html?hpt=hp_t4

Related

Shtypi i huaj 3865552640913878839

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item