PRAGE 1968 / Ne fillim tanket. Pastaj heshtje

Pranvera e Pragës ishte përpjekja e fundit e reformatorëve komunistë në Bllokun Lindor për të hequr qafe mbeturinat e stalinizmit nga...



Pranvera e Pragës ishte përpjekja e fundit e reformatorëve komunistë në Bllokun Lindor për të hequr qafe mbeturinat e stalinizmit nga vendet e tyre, si dhe për të decentralizuar sistemin totalitar. Ishte një pikë kthese historike, por me një fund të trishtë. Dhe pikërisht atëherë, në verën e 1968, 12 vite pas Revolucionit hungarez dhe shtatë vite pasi një mur ndau më dysh Gjermaninë, mori fund iluzioni që sistemi komunist mund të zhvillohej gradualisht drejt një lloji të ri të demokracisë liberale</strong></p>
Askush nuk e mban mend me saktësi se në cilën zyrë u vendos i dërguari i ri nga Praga atë ditë vere të vitit 1970. Thuhet se ai ishte shumë i këndshëm, i gjatë dhe me një buzëqeshje miqësore. Zuri vend në katin e dytë të një ndërtese ngjyrë gri në rrethinat e Bratislavës. Qeveria komuniste e kishte dërguar atje për të mbikëqyrur mirëmbajtjen e pajisjeve pyjore në kryeqytetin sllovak. I dërguari ishte një burrë me emrin Aleksandër Dubcek, dhe një vit më parë kish qenë sekretar i parë i Partisë Komuniste të Cekosllovakisë. Udhëheqësit e partisë e kishin larguar në prill 1969 dhe më vonë e kishin degdisur në një ndërmarrje pyjore. Tani Dubcek shkonte me tramvaj në punë; ndonjëherë u lironte me bujari vendin agjentëve të shërbimit të fshehtë, që e ndiqnin pas kudo ku shkonte.

Aleksandër Dubcek ishte heroi i të ashtuquajturës “Pranverë e Pragës”, kryengritja e 1968-ës që u shtyp nga sovjetikët 46 vite më parë. Dubcek ishte një reformator që dëshironte t’i jepte një “fytyrë njerëzore” komunizmit – dhe u shndërrua në një ikonë cekosllovake, si dhe një shpresë për reformatorët në vendet e tjerë, socialistë dhe komunistë. Por eksperimenti i Cekosllovakisë u shndërrua në tragjedinë e saj natën e 21 gushtit 1968, kur u pushtua nga ushtritë e vendeve anëtarë të Paktit të Varshavës. Studentët në Pragë sh- kruanin në muret e një ndërtese: “Lenin, ngrihu, se janë cmendur”.

NJE LLOJ I RI DEMOKRACIE

Pranvera e Pragës ishte përpjekja e fundit e reformatorëve komunistë në Bllokun Lindor për të hequr qafe mbeturinat e stalinizmit nga vendet e tyre, si dhe për të decentralizuar sistemin totalitar. Ishte një pikë kthese historike me një fund të trishtë. Dhe pikërisht atëherë, në verën e 1968, 12 vite pas Revolucionit Hungarez dhe shtatë vite pasi një mur ndau më dysh Gjermaninë, mori fund iluzioni që sistemi komunist mund të zhvillohej gradualisht në një lloj të ri demokracie liberale.

Kontrasti mes Perëndimit dhe Lindjes nuk ka qenë asnjëherë më i madh se atëherë. Teksa tanket futeshin në Pragë dhe anëtarët e lëvizjes reformatore arrestoheshin, studentët në Evropën Perëndimore dilnin nëpër rrugë e sheshe duke kërkuar ndryshime të mëdha në qeverisje dhe shoqëri. Për shembull në Gjermani, protestuesit shumë shpejt gjetën një mik tek Kancelari Vili Brandt, i cili donte më shumë demokraci dhe lancoi një program të zbutjes së marrëdhënieve me Lindjen,

Që atëherë, termi “brezi i ’68-ës” ka patur dy kuptime shumë të ndryshëm. Për ata që u rritën në Lindje, përfshirë Gjermaninë e kancelares Angela Merkel, 1968 do të thotë Pragë, Dubcek, tanke dhe fundi i një iluzioni. Për ata që u lindën në Perëndim, i njëjti vit sjell në mendje liderin e studentëve Rudi Dutschke, demonstratat dhe lëvizjen e protestave studentore, si dhe terrorin e “Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe”, i të majtës ekstreme. Për ata që jetonin në Lindje, ’68 ishte një dështim historik, ndërsa për ata në Perëndim, lëvizja e ’68, marrë si një e tërë, ishte një histori suksesi.

Në Cekosllovaki, dështimi i eksperimentit pati pasoja afatgjata dramatike. Zyrtarë lokalë të partisë, me mbështetje nga Moska, larguan një nga një drejtuesit e lëvizjes reformuese. Në fund, edhe Dubcek, një lider shumë popullor u dërgua në periferi të Bratislavës për të inspektuar sharrat e druve.

Me hundën e tij të spikatur dhe të qeshurën miqësore, Pavol Dubcek i ngjan shumë të atit. Kur sovjetikët pushtuan në 1968, Dubceku i ri studionte për mjekësi në Bratislavë. Ai rrinte ulur në divanin e shtëpisë së gjyshes dhe shihte xhamat e dritares që dridheshin për shkak se tanket sovjetikë po marshonin në rrugë. Në atë kohë, ai mendoi se e gjithë familja do të internohej në Siberi. “Dhe vec kësaj”, thotë sot, “ne ishim të sigurtë se babanë do ta ekzekutonin”. Në fund të fundit, kështu ishte bërë me reformatorin Imre Nagy pas revolucionit hungarez të 1956-ës.

Por Aleksandër Dubceku i mbijetoi pushtimit nga shokët socialistë. Ai dhe reformatorë të tjerë u shtynë në skajet e shoqërisë, në të ashtuquajturin “normalizim”, një eufemizëm për largimin nga detyra të individëve të padëshiruar. Dhjetëra mijëra cekë dhe sllovakë u detyruan të boshatisin koshat e plehërave apo të pastrojnë rrugët.

Në 25 nëntor 1989, Aleksandër Dubceku foli para mijëra vetëve të mbledhur në Sheshin Venkeslas në Pragë. Mes tyre ishte skrimtari Ivan Klima, i cili e kish mirëpritur Pranverën e Pragës dhe më pas nuk u lejua më të botojë. Në 1988, pak para fillimit të ndryshimeve politikë në vend, Klima shkroi një libër të quajtur “Dashuri dhe plehëra” ku fliste për vitet si pastrues i koshave të rrugëve.

ATMOSFERË E HAPUR

Në atë kohë, pas traumës së pushtimit të 1938-ës nga Gjermania naziste dhe ndarja më vonë e Cekosllovakisë, u duk e arsyeshme për shumë cekë e sllovakë që të krijonin një aleancë me Bashkimin Sovjetik. Në fund të fundit, ishin fuqitë perëndimore që i kishin dhënë një “carte blanche” Hitlerit duke firmosur Marrëveshjen e Mynihut, duke shkaktuar aneksimin prej nazistëve të një pjese të vendit, që njihej si Sudeteland.

Pasi u shtyp Pranvera e Pragës, Cekosllovakia ra në heshtje. “Shkatërrimi mendor dhe moral përmes procesit të normalizimit ishte më i keqi, më i keq se edhe vetë pushtimi”, thotë Vojtech Mencl, i ngarkuar me analizimin e ngjarjeve mes viteve 1967 dhe 1970 nga qeveria e re demokratike pas 1989-ës. “Burracakëria morale u bë parakusht për jetën private, politika shihej si e pisët dhe e rrezikshme”.

Rezultati, thotë ai, është se gjërat mbetën kryesisht të qeta në Pragë, ndryshe nga Budapesti apo Varshava, deri në 1989. “Revolucioni i kadifenjtë” në Cekosllovaki nuk nisi deri pas hapjes së Murit të Berlinit.

Pas vitit 1989, regjimet komunistë u shembën gradualisht. Nga reformatorët e Cekosllovakisë 1968, vetëm Dubceku luajti sërish një rol politik për pak kohë – por idealet e Pranverës së Pragës u lanë pas. Liderët në Pragë i shihnin socialistët e 1968-ës si ëndërrimtarë që kishin sakrifikuar jetën për një eksperiment që ishte i destinuar të dështonte. Studiuesi Eduard Goldstyker, një pjesëtar i brezit të ’68 nga Sllovakia vërejti me zhgënjim se Pranvera e Pragës ishte varrosur dy herë: një herë pas 21 gushtit 1968, dhe një herë tjetër pas vjeshtës së 1989.

RRUGË TË TRETA

Shkurt, cekët e sllovakët ishin të lodhur me eksperimente. Ata donin lirinë dhe prosperitetin e perëndimit, sa më shpejtë të ishte e mundur. Ishin liberalët si Vaslav Klaus që cuan vendin në një drejtim të ri. Klaus nuk besonte në një “rrugë të tretë” të moderuar, në një sintezë të komunizmit dhe kapitalizmit sic kish parashikuar Dubceku.

“Të gjithë rrugët e treta të cojnë në botën e tretë”, ka thënë një herë Klaus.

Dubceku, ikonë e Pranverës së Pragës u bë i famshëm edhe një herë të fundit.

Në ditët e trazuara të 1989 ai qëndronte krah Vaslav Havelit, president i sapozgjedhur, në një ballkon që shihte nga Sheshi Venceslas i Pragës, ku turmat brohorisnin fuqishëm. Dubceku 68 vjecar më pas u bë Kryetar i Ansamblesë Federale, një post simbolik pa fuqi politikëbërëse.

Heroi i ri ishte Haveli, një shkrimtar dhe dramaturg që nuk kish qenë figurë politike deri pas 1968. Në vitin 1977, Haveli ishte bashkëautor i “Charter 77″, një manifest kundër abuzimeve me të drejtat e njeriut nën qeverinë komuniste në Cekosllovaki.

Në 1 shtator 1992, Aleksandër Dubceku ishte pasagjer në një makinë që udhëtonte nga Praga në Bratislavë. Afro 90 kilometra larg Pragës, pranë qytetit Humpolek, BMW-ja doli nga rruga. Ishte një rrugë e drejtë dhe moti ishte shumë i mirë – shumë e cuditshme, thotë djali i tij, Pavol. Heroi tragjik i Pranverës së Pragës u dëmtua rëndë në aksident dhe vdiq dy muaj më vonë.



HISTORIA

Brezhnjevi fillimisht hezitoi

Leonid Brezhnjev ish nisur për në Dacha Nr. 1 në Jaltë, në gadishullin e Krimesë, siç bënte çdo verë. Ishte 13 gusht 1968, dhe liderit sovjetik i duhej të merrte një vendim. A duhej të dërgonte tanke dhe ushtarë në Çekosllovaki, për arsye se shokët atje po “silleshin keq”, apo duhej t’u jepte atyre edhe një shans?

Partia Komuniste në Pragë kish shpallur “socializmin demokratik” në pranverë, gjë që kish trazuar jo pak udhëheqësit e vendeve të tjerë të Paktit të Varshavës. Ekstremistët në Moskë po kërkonin në mënyrë gjithnjë e më të shpeshtë një sulm ushtarak kundër reformatorëve renegatë. Por, sipas dokumentave të zbuluar kohët e fundit, Brezhnjevi hezitoi për një kohë të gjatë, përpara se më në fund të urdhëronte që të hynin trupat, në natën e 21 gushtit.

Procesi i vendim-marrjes që çoi deri tek pushtimi mund të rindërtohet përmes dokumentave që janë bërë publikë kohët e funidt. Këta dokumenta janë botuar në një libër me dy vëllime, prej një ekipi historianësh ndërkombëtarë.

Fillimisht, udhëheqësit në Moskë u dukën të vetëkënaqur kur reformatori Aleksandër Dubçek zëvendësoi stalinistin Antonin Novotni si udhëheqës i Partisë Komuniste të Çekosllovakisë.

Kreu i ri kish kaluar 13 vjet të fëmijërisë së tij në Bashkimin Sovjetik. Por gjithësesi, nuk kaloi shumë kohë përpara se në Kremlin të nuhasnin se Dubçeku kish për qëllim të ndiqte rrugën e tij. Në 25 mars të atij viti, Komiteti Qendror Sovjetik paralajmëroi pjesën tjetër të bllokut komunist se Çekosllovakia ishte në prag të shndërrimit në një “republikë borgjeze”.

Në pranverë, konflikti mes Moskës dhe Pragës u intensifikua. Në 17 korrik, Brezhnjevi iu kundërvu me ashpërsi “debateve të tepërt” të shokëve çekosllovakë. Mendimi i tij për Dubçekun mbeti disi i mëdyshur: “Ai nuk ishte edhe aq keq përpara punëtorëve”. Por, Brezhnjevi mallkoi “atmosferën që ngjante si një serë për rritjen e farërave të kundërrevolucionit” në Çekosllovaki. Nga ana tjetër, ai vazhdoi të bëjë thirrje për durim: “Përpara se të përdorim masat ekstreme”, tha ai, duhet të përdoren mjete të tjerë “për të përmbysur forcat antisocialiste me mjete politike”.

Në 13 gusht, Brezhnjevi i telefonoi Dubçekut nga Jalta. Ai inkurajoi “Sashën”, siç i thërriste atëherë udhëheqësit çekosllovak që të largonte trej prej reformatorëve më radikalë. Dubçeku u shfaq evaziv në atë bisedë, duke mos premtuar asgjë – dhe ishte gjithashtu i paqartë kur Brezhnjevi i kërkoi që të tregohej sa më i rreptë kundër medias. Dubçeku, nga ana e tij, ofroi dorëheqjen e menjëhershme: “Mund të punoj diku tjetër”, i tha ai udhëheqësit sovjetik. Brezhnjevi ishte i zemëruar, dhe i tha Dubçekut se dëshira e tij ishte që të shmangeshin masat drastike.

Duke u luhatur mes kërcënimeve (“Nuk mund të presim gjatë”) dhe xhesteve pajtuese (“Sasha, unë të be- soj, por duhet të kuptosh pozitën time”) Brezhnjevi dëshironte të tregonte se ishte nën trysninë e udhëheqjes së partisë së tij. Në fund të fundit, ai i rrëfeu udhëheqësit çekosllovak se “nuk mund të marr një vendim prapa shpinës së anëtarëve të Byrosë Politike”. Bashkëbisedimi përfundoi ftohtë.

Si provë që themelet e një sistemi socialist ishin lëkundur në Pragë, Byroja Politike në Moskë përdori edhe një intervistë për Der Spiegel të Ministrit të Drejtësisë, Bohuslav Kucera. Në intervistë, Kucera kish bërë thirrje për pavarësinë e gjyqësorit dhe madje kish shprehur edhe mundësinë që pas zgjedhjeve Partia Komuniste të zëvendësohej nga një tjetër parti.

Në orën 4 të mëngjesit të datës 21 gusht, pararoja e trupave sovjetike rrethoi ndërtesën e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste në Lumin Vlltava dhe hyri me forcë në zyrën e Dubçekut. Pas kësaj, oficerë sovjetikë të KGB-së arrestuan udhëheqësin e partisë. Kishte nisur tragjedia.

Brezhnjevi u trondit kur dëgjoi për rezistencën masive në Pragë dhe provinca: Kishte dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur. Në 23 gusht ai i kërkoi Presidentit të Çekosllovakisë, Ludvik Svoboda, i cili kish udhëtuar për në Moskë, që të “gjenin së bashku se si mund të parandalonin një gjakderdhje të tillë”.

Svoboda kish marrë me vete dhëndërrin i tij, Milan Klushak – kryenëpunësi civil i Ministrisë së Jashtme në Pragë. Klushak, i cili kish qenë burgosur nga Gestapo gjermane në vitin 1942, i tha menjëherë Brezhnjevit se në Pragë njerëzit ishin krejtësisht të bindur se ushtarë gjermano-lindorë kishin marshuar në vend bashkë me ata sovjetikë.

Nga ana e tij, Brezhnjevi e siguroi se kjo nuk kish ndodhur. “Të mbetet mes nesh, shokët gjermanë u ofenduan nga fakti që ne nuk u besuam atyre”, tha ai.


Në fakt, Moska dhe lidershipi në Berlinin Lindor komunist kishin rënë dakord që asnjë njësi luftimi e Ushtrisë Popullore të Gjermanisë Lindore nuk do të vendosej në vendin fqinj./bota.al

Related

Histori 882782498804990710

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item