Policia sekuestron armatim në Saraj dhe Gostivar – VIDEO

Arsenal të madh të armëve dhe municionit, ka gjetur policia gjatë kontrollit në një autoservis dhe shtëpi në Saraj të Shkupit, njoftoj mi...

Arsenal të madh të armëve dhe municionit, ka gjetur policia gjatë kontrollit në një autoservis dhe shtëpi në Saraj të Shkupit, njoftoj ministrja e punëve të brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska. Disa orë më parë nga MPB u bë e ditur se ishin duke u zvhilluar disa aksione policore në Maqedoni.
Siç njofton ministrja e MPB, Gordana Jankullovska, pas marjes së informatave operative dhe urdhëri nga gjykatësi përkatës, sektori kundër krimit të organizuar, ka kryer kontroll në servisin për automjete “Vebi Koc” dhe shtëpin e 36 vjeçarit nga Saraj i Shkupit (pronar edhe i autoservisit) ku janë gjetur disa lloje të armëve si dhe municion i shumtë: pushkë e llojit “Karabin”, pistoletë e markës “Bareta”, pushkë automatike, mbajtëse të pushkave automatike e pistoletave, 600 plumba të kalibrit të ndryshëm: 7.62 mm, 9 mm, 32 mm etj.
Ndërkaq në rastin e dytë në lagjen Mellaredi në hyrje të Gostivarit, rreth orës 2:30 policia ka tentuar ta ndalojë një veturë “Nisan” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga një 28 vjeçar, me të cilin ka qen edhe një bashkudhëtar nga fshati Sanakos i moshës 35 vjec. Vetura nuk i është bindur urdhërave të polcisë për tu ndaluar dhe ka tentuar të ndryshoj kahjen duke u drejtuar për në Tetovë, mirpo policia ka arritur ti ndaloj. Gjatë kontrollit është gjetur armatim dhe fantomka /Shqipmedia

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item