Pesë llojet e miqve që duhet t’i ketë kushdo

Njerëzit e ndiejnë nevojën për miqësi që në vegjëli dhe teksa rriten mësojnë gjithnjë e më mirë si të zënë miqtë me të cilët përshtaten më m...

Njerëzit e ndiejnë nevojën për miqësi që në vegjëli dhe teksa rriten mësojnë gjithnjë e më mirë si të zënë miqtë me të cilët përshtaten më mirë. 

Miqësia krahasohet me verën, sa më e vjetër të jetë, aq më e mirë bëhet. Ka disa lloje miqsh që ia vlen t’i mbash afër në çdo çast të jetës.

1. Miqtë që përpiqen
Pavarësisht jetës së ngarkuar që çdo njeri ka sot, që nga kujdesi për familjen deri te puna dhe karriera, miqtë që përpiqen, nuk harrojnë kurrë të dërgojnë përshëndetje të herëpashershme. Mjafton edhe një përshëndetje e thjeshtë që garanton ekzistencën e atij njeriu në krahun tuaj. Këto janë shenja të një miku të mirë i cili e ka miqësinë pjesë të rëndësishme të jetës dhe nuk i harron të tjerët sapo kthen krahët. Miqtë që falin, janë gjithashtu njerëzit e duhur për t’u pasur pranë. Kjo nuk ka të bëjë me dobësinë e karakterit të tyre, por me dëshirën dhe sakrificën për të mbajtur gjallë një miqësi të vlefshme. Askush nuk është perfekt dhe një mik i ngushtë e kupton këtë gjë.

2. Miqtë që janë të lumtur për të mirat që keni


Është tepër e thjeshtë të gjesh dikë që të ngushëllon kur je i trishtuar, por shumë e vështirë të kesh një mik të mirë në çaste të lumtura. Për shkak të xhelozisë shumë miq zhduken kur dikush arrin suksesin, famën apo një karrierë të mirë. Duket e çuditshme, por më tepër miq humbim në çaste të lumtura të jetës sonë, sesa në momente të zakonshme. Miqtë që janë të lumtur për të mirat që keni arritur, tregojnë se ju duan përzemërsisht dhe se një nga qëllimet e tyre është pikërisht lumturia juaj. Nëse keni gjetur një person që ju ka mbështetur në çaste të gëzuara dhe në ato të trishtimit, atëherë keni gjetur një mik të vërtetë.

3. Miqtë që janë të gatshëm për gjithçka
Kufijtë në miqësi, nuk janë ato që e mbajnë gjallë marrëdhënien e dy njerëzve që mendohet se duhet të jenë tepër të hapur me njëri-tjetrin. Nëse kërkoni të bëni një çmenduri, por asnjë nga miqtë tuaj nuk i përgjigjet kësaj kërkese, në fakt, nuk keni ndonjë mik të vërtetë rrotull jush. Çmenduria nuk është matësi i miqësisë, kjo është e sigurt, por ajo çka fshihet pas pranimit të një çmendurie, është shumë domethënëse për miqësinë. Kështu, nëse dikush pranon të bëjë diçka jo domosdoshmërisht të rrezikshme me ju, kjo nënkupton që keni mbështetjen e atij personi në çdo rrethanë, pikërisht ky fakt e bën atë mikun tuaj. Gjërat e jashtëzakonshme nuk ndodhin me njerëz të zakonshëm, e njëjta gjë vlen edhe për miqtë. Gjeni miq të jashtëzakonshëm, do të jetoni jashtëzakonisht përtej kufijve.

4. Miqtë që janë optimistë


Mund të njihni shumë mirë të kundërtën e këtyre njerëzve. Ata ankohen gjithë kohës për problemet e vogla të jetës së tyre, por kurrë nuk bëjnë diçka për t’i ndryshuar apo zgjidhur. Këta janë njerëz pesimistë që të përcjellin vetëm energji negative. Miqtë që janë optimistë, janë gjithçka ju duhet në jetë. Këta njerëz dinë të përballojnë problemet e tyre dhe mbi të gjitha janë gjithnjë në humor. Ata kanë vetëm gjëra të bukura për të biseduar dhe nuk mërziten shpejt. Njerëzit pozitivë e bëjnë jetën e kujtdo akoma më të bukur, sepse miqësia me këtë ka të bëjë: të jetosh i lumtur edhe pse e di që një ditë do të vijë fundi. Nëse shoqëroheni me miq optimistë do të jeni gjithnjë të motivuar të nxirrni më të mirën nga vetja dhe kështu do të ndiheni më të frymëzuar për të qenë të lumtur.

5. Miqtë origjinalë
Një mik i tillë është ai që ju sheh të parregulluar, me shtëpinë rrëmujë dhe në gjendjen më të keqe dhe përsëri nuk krijon asnjë mendim të keq për ju. Përse keni nevojë për një mik të tillë në jetën tuaj? Sepse jo gjithnjë do të jeni në gjendjen më të mirë, por e rëndësishme është që të keni dikë pranë edhe për raste të tilla. Miqtë origjinalë do t’ju krijojnë besimin te miqësia dhe te të qenët vetvetja. Nëse jeni të vërtetë dhe të ndershëm, kjo mund t’ju ndihmojë shumë në shprehjen e mendimeve dhe ndjenjave të vërteta. Mbajini pranë këta miq, sepse në një moment kur do të doni të përballeni me realitetin, ata do të jenë aty për ju.
/ Top Channel

Related

Psikologji 4517912544330527371

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item