Për dikë i çmendur, për të tjerët dinak: Kush është Vladimir Putin?

Disa e përshkruajnë si të çmendur, të tjerët si dinak. Disa e vlerësojnë përmes punës së tij në KGB, të tjerët si teknokrat i prirë për refo...


Disa e përshkruajnë si të çmendur, të tjerët si dinak. Disa e vlerësojnë përmes punës së tij në KGB, të tjerët si teknokrat i prirë për reforma dhe si simbol të ndryshimeve në rusi. Por, VVP - siç e quajnë Vladimir Vladimirovich Putinin në Shtëpinë e Bardhë - ende nuk është i qartë, thuhet në dy revista amerikane, transmeton Telegrafi.

Susan B. Glasser shkruan për Politico se që nga Viti i Ri 2001, kur papritmas e shfaqi në skenë ish presidenti Boris Yeltsin, Putini trondit, nervozon dhe ngatërron Perëndimin. Meqë rrethi i Putinit kontrollon gjithçka, shihet se kriza në Ukrainë varet nga një njeri e kjo gjeopolitikën e afron në psikanalizë, shkruan Glasser shkruan në artikullin "Putini në kauç”!
“Kur është fjala për të kuptuar Vladimir Putinin, Washingtoni tërë dekadën e ka kuptuar gabimisht”, shkruan ajo.
Ish nënpresidenti amerikan, Dick Cheney, e kishte kuptuar më mirë duke e vendosur në kategorinë: “KGB, KGB, KGB”. Për dallim nga ai, Këshilli Nacional i Georg W. Bushit e ka shfaqur si ekonomist liberal që dëshiron ta krijojë një Rusi të re kapitaliste.
Kur Putini nisi të shkel institucionet demokratike, dhe kur futet në burg rusi më i pasur sepse e kundërshtoi, u pa se ai është “tip mizor”, ashtu siç e përshkroi Bushi në një takim me kryeministrin britanik Tony Blair. Kështu, deri më 2008, Bushi dhe Putini mezi kanë folur, sidomos për shkak të pushtimit rus të Gjeorgjisë së vogël fqinje. Por, pastaj presidenti i ri amerikan, Barack Obama, nisi t’i rregullojë raportet me të. Ndërsa, kur presidenti i Gjerogjisë, Mikhail Saakashvili, paralajmëroi SHBA-të se “Rusia pas Gjeorgjisë do të vazhdojë invadimin në Krime”, askush nuk e mori seriozisht, dhe kjo as nuk do të kuptohej po të mos ishte WikiLeaks.
“Ende mendojmë se çfarë po zihet në kokën e tij”, thotë një këshilltar i Obamas. “Ai bën gjëra impulsive, në fakt të paarsyeshme. Nuk mendoj se është realist dhe strateg i madh, siç e përshkruajnë disa”.
“Putini është racional, por befasues”, thotë David Remnick, redaktor i The New Yorker. “Sinqerisht mendoj se është nxituar në Ukrainë. Ndoshta shkon më tej, mos e lë Zot të bëjë luftë me Ukrainën. Megjithatë, rusët nuk duan luftë me ukrainasit. Kjo do ta varroste statusin e tij politik, jo vetëm tek elita liberale që e ka humbur, por edhe tek votuesit e tij”.
Stephen Sestanovich, profesor i diplomacisë ndërkombëtare në Universitetin Kolumbia, thotë se Putin assesi nuk është strateg i shkëlqyer. Sipas tij, njeriu që donte që Ukraina të bëhet pjesë e Bashkimit të tij Doganor euroaziatik, reagoi duke dashur të tregojë se kush është shefi, duke marrë territorin të cilin në fakt e komandonte (në Krime është baza ruse e Flotës së Detit të Zi ).
“Kancelarja gjermane Angela Merkel, dikur shoqja më e mirë e tij në Evropë, ka thënë se ‘ai është në një botë tjetër’”, thotë ai. “Mbaj mend komentet e një lideri post-sovjetik se si ai në KGB i përkushtohej luftës për jetë e vdekje me armiqtë imagjinarë. Nëse mundoheni, armikun imagjinar mund ta bëni real. Këtë e bëri Putini”.
Mark Galeotti, në revistën Foreign Policy thotë se kriza e re nuk është në Krime, po tek Putini. Sipas tij, këtë betejë e udhëheq koka e zemra e tij.
“Prandaj, është vështirë të dihet hapi i ardhshëm i tij. As ai nuk e di. Në ditët e para dukej se koka po udhëheq. Në Moskë dhe në kryeqytetin e Krimesë flitej për autonomi, federalizëm, për mbrojtje të interesave ruse. Por, kur Krimea u gëlltit lehtë, atëherë doli në pah ana e tij emocionale. Qeveria e re në Kiev nuk ofronte lehtësime, nuk bënte pazare, ndërsa Perëndimi nisi me kritikat që forcuan atë”, thotë ai. “Po të besoja në supremacinë e kokës së Putinit, do ta cilësoja këtë si veprim politik, që Kievi të japë diçka për tërheqje. Por, duket se tash zemra e tij ka vendosur të shkojë deri në fund, që të tregojë se sfidat perëndimore nuk e frikësojnë”.
Të gjithë që e kanë kundërshtuar Putinin, janë zëvendësuar me nacionalistë, hipokritë dhe ish spiunë, e ndonjëherë me të tri këto tipare në një person. Putini nuk dëgjon ata që nuk pajtohen me të, nuk lejon as debatet, për çka ka ngushtuar edhe rrethin e këshilltarëve. Prandaj, nuk duhet të shihet Putini si shahist, por si një i dhunshëm që del nga pijetorja. Ai jo që nuk është i gatshëm, por as nuk është i aftë të tërhiqet nga rrahja, sepse atë e intereson vetëm lavdia afatshkurtër. /Telegrafi/

Related

Speciale 5895123106038722449

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item