Papa Françesku, udhëheqësi me më shumë ndikim në botë

Papa Françesku njihet ndryshe edhe si Papa i popullit pasi popullariteti i tij po rritet çdo ditë e më shumë, por revista prestigjioze...


Papa Françesku njihet ndryshe edhe si Papa i popullit pasi popullariteti i tij po rritet çdo ditë e më shumë, por revista prestigjioze "Time" në dhjetor të 2013-ës e shpall atë "Njeriun e Vitit". Por, tani një tjetër sukses i rëndësishëm vjen nga revista “Fortune” pas publikimit të listës me 10 emrat më të rëndësishëm e më me ndikim në botë.

Një vit pasi Papa Françesku u vu në krye të Vatikanit dhe të të gjithë katolikëve në botë, përzgjidhet nga revista "Fortune" si udhëheqësi më i rëndësishëm dhe me më shumë ndikim në botë.
Në listën e revistës me 10 personat më të rëndësishëm dhe me më shumë ndikim në botë menjëherë pas Atit të Shenjtë “Fortune” vendos kancelaren gjermane, Angela Merkel, pasuar nga Alan Mullaly, Administrator i Deleguar i Ford.
10 personat më të rëndësishëm dhe me më shumë ndikim në botë sipas “Fortune” janë:
1)Papa Françesku
2)Angela Merkel
3)Alan Mullaly
4)Warren Buffet
5)Bill Clinton
6)Aung San Suu Kyi
7)Gjenerali Joe Dunford
8)Bono Vox
9)Dalai Lama
10)Jeff Bezos
Mungesa e madhe në listën me personat me më shumë ndikim është ajo e presidentit amerikan Barack Obama.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item