Papa Francesko shan aksidentalisht në lutjen e së dielës (VIDEO)

Kur miliona njerëz ndjekin secilën fjalë të tij, Papa Francesko ka bërë aksidentalisht një lapsus gjuhësor. Në fjalimin e tij të së dielës n...


Kur miliona njerëz ndjekin secilën fjalë të tij, Papa Francesko ka bërë aksidentalisht një lapsus gjuhësor. Në fjalimin e tij të së dielës në Vatikan, argjentinasi gabimisht shqiptoi fjalën “fuck”, në italisht, për ta korrigjuar shpejt veten.
Por brenda pak sekondash gabimi i tij ishte postuar në dhjetëra faqe të internetit të mediave italiane dhe YouTube dhe kishte fituar miliona klikime në mbarë botën, transmeton DailyMail.
Fjala që Papa donte të thoshte ishte ‘Caso’ (shembull), por ai tha ‘Cazzo’ që nga italishtja në shqip do të thotë ‘q…’.
Në predikim e tij, Papa 77-vjeçar ishte duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë.
Duke folur nga dritarja e apartamentit të tij në Pallatin Apostolik të Vatikanit, ai tha: “Kjo është dëshira ime që të gjithë komponentët të përpiqen për të kapërcyer keqkuptimet dhe për të ndërtuar së bashku të ardhmen e kombit”.

Related

Video 1359174584054678017

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item