Ngrihet pista e piratëve/ BBC: Avioni fluturoi për më shumë se 5 orë pasi u zhduk

Avioni i linjës Malaysia Airlines mund të ketë fluturuar më shumë se pesë orë që kur u zhduk, ka mësuar BBC. Besohet se avioni ka dërguar si...


Avioni i linjës Malaysia Airlines mund të ketë fluturuar më shumë se pesë orë që kur u zhduk, ka mësuar BBC.
Besohet se avioni ka dërguar sinjale automatikë tek një sistem satelitor për një kohë të gjatë pasi u zhduk kontakti me të.
Kjo do të thotë se avioni mund të ketë fluturuar më shumë se 1600 kilometra përtej pozicionit të fundit të konfirmuar.
Të premten, ekipet e mbikëqyrjes së SHBA janë dërguar në Oqeanin Indian, shumë më larg nga vendi ku u bënë kërkimet e para.
Fluturimi MH370 u zhduk të shtunën me 239 persona në bord.
Kur pati kontaktin e fundit me kontrollin e trafikut ajror, avioni ishte në lindje të Malajzisë.
Por BBC raporton se një sistem satelitor me bazë në Londër ka marrë sinjale automatike nga avioni të paktën pesë orë pasi u raportua i humbur.
Korrespondenti i BBC thotë se kjo shpjegon arsyen se përse ekipet e kërkimit tani janë zhvendosur në Oqeanin Indian.
Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se amerikanët po kërkojnë tashmë në Oqeanin Indian, por nuk dha detaje të reja.
Ka raportime se avioni i është drejtuar ishujve Andaman.
Kjo ka ngritur një tjetër pistë, atë të rrëmbimit nga piratët.
Dy burime pranë hetimeve i thanë Reuters se një avion i paidentifikuar, që mendohet se është MH370, po fluturonte mes korridoreve ajrore.
Kjo tregon se avioni ose po drejtohej nga pilotët, ose nga dikush që njeh mirë korridoret ajrore.
Një zyrtar malajzian tha në kushtet e anonimatit se ata vazhdojnë akoma që të kenë në pistat kryesore atë të rrëmbimit.

Related

Botë 3394872117287972668

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item