Nëna e Sokol Olldashit: Një libër për vdekjen e djalit

Vdekja e deputetit Olldashi, për të cilën vazhdojnë e hidhen dyshime, sidomos në rjetet sociale, ishte goditje e rëndë për bashkëshorten, fë...

Vdekja e deputetit Olldashi, për të cilën vazhdojnë e hidhen dyshime, sidomos në rjetet sociale, ishte goditje e rëndë për bashkëshorten, fëmijët, vëllain Ardin. Por kur vjen puna të nëna, përballimi i humbjes bëhet i vështirë. Miqtë e saj thonë se ajo e ka treguar me 17 vitet e kaluara në internim se është një grua e fortë. I ka bërë ballë shumë vështirësive në jetë, por kjo është më e forta që ka përjetuar ndonjëherë. Kemi mundur të ndjekim një komunikim të sajin në Facebook, me miqtë e të afërmit. Nuk ka qenë shumë aktive, por për disa ka gjetur kohën të përgjigjet e t’u rrëfejë diçka për vuajtjen që po kalon.
Zhuliana Jorganxhi
Me një nga mikeshat më të cilën ka komunikuar është Zhuliana Jorganxhi, gazetare, shkrimtare, që më së shumti e njohim si shkruese tekstesh këngësh. Ajo është një mikesh dhe kolege e Kozetës.
Ajo i shkruan:
E shtrenjta Kozeta! Të jemi pranë në çdo çast! E dashur, po të japim një këshillë motre:
Fillo shkruaj dhe do të ndjesh se dhimbja që të mban shpirti do të shpërndahet në çdo germë dhe shpirti yt shpresojmë të ndihet disi më i lehtë.” A nuk veproi kështu shkrimtari dhe miku ynë Zija Çela kur humbi djalin e tij, të ndriturin Dritan? Të përqafojmë me shumë mall ty, nipërit e tu dhe nusen. Rozmari dhe Zhuliana Jorganxhi.
Kozeta i është përgjigjur mesazhit të mikes së saj, me një postim nga i cili mësojmë edhe se Kozeta, ish-gazetare, ka në plan të shkruajë një libër për djalin e vdekur. Ja përgjigja e saj për miken e vet:
Bashkebisedimi i nenes se Olldashit me mikeshat ne Facebook




E dashur Zhulian, të falënderoj që më je pranë në këtë gjemë që më ra. Sinqerisht, ende nuk guxoj të dal nga shtëpia. Më ka pllakosur dhimbja. Jetoj me kujtimet e Kolit në çdo moment. Lotët rrjedhin vetiu. Në mëngjes pres t’s wi çoj lugën e mjaltit në krevat, t’i përgatis mëngjesin, rrobat e ditës, etj, etj. Oh Zot! Sa e pikëlluar jam. Po sistemoj gazetat e tij, poezitë, disa përkthime. Po i lexoj nja dy ditare… korrespondencën me miqtë e tij…Më pas ndofta do mund të shkruaj…
Ju përqafoj me mall.
Disa ditë më parë Kozeta Mamaqi ka patur ditëlindjen, shumë miq e kanë uruar edhe për këtë ditë. Mes të tjerash, gazetarja Miranda Haxhia i shkruan:
Bashkebisedimi i nenes se Olldashit me mikeshat ne Fabceook
E dashur Kozi, sot, do doja unë të kisha një dhuratë të vockël për ditëlindjen tende: të shihja një ëndërr, ku Koli të më linte një porosi të veçantë, për ty, duke m’u lutur: Miranda, gjejë mënyrën që t›ia mbushesh mendjen mamasë sime të pushoje lotët… çdo pikë loti prej saj, me peshon tmerrësisht shumë; do bëj të pamundurën këtu lart, që ajo të kuptojë se unë i jam pranë, i jam afër, me ndonjë shenje qofte edhe krejt pa lidhje… E dashur Kozi, unë nuk do doja asnjë ëndërr, do doja ta shikoje ti një ëndërr të këtillë… dhe ta kuptoje se Kolin e ke gjithmonë brenda teje, në të gjitha ditëlindjet dhe ditët e tjera pa ditëlindje… sepse ti dhe dhimbja jote, janë vetëm një vilar i hollë, i fortë, që ju mban lidhur përjetë… Të përqafoj, Miranda.

Bashkebisedimi i nenes se Olldashit me mikeshat ne Facebook
Kozeta përgjigjet:
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që më jepni në këtë hidhërim e dëshpërim të pashoq, që po përjetoj. Ju përqafoj me mall, Kozeta.


Gazetaria më ka pëlqyer, më bënte të mësoja në çdo moment një gjë të re
Kozeta Mamaqi ka jetuar 17 vjet e internuar në Selenicë të Vlorës. Pas mbarimit të universitetit dhe kursit të gazetarisë, asaj i doli emërimi për të punuar në Radio Televizionin Shqiptar. Por Kozeta, tanimë e fejuar, do të shkonte të punonte pranë gazetës “Adriatiku” në Durrës, ku jetonte bashkëshorti i saj i ardhshëm. Në këtë gazetë, Kozeta punoi nga viti 1967 gjer në vitin 1974. Në Durrës u bë nënë me dy djem, Ardianin dhe Sokolin.Me transferimin e të shoqit në Tiranë, në Ministri të Mbrojtjes, gazetarja fillon punë në revistën mujore “Ylli”, mirëpo pikërisht në këtë kohë (1975) nisën problemet e të atit. Për Kozetën, kjo do të thoshte edhe mbarim i karrierës së gazetarisë. Fillon një periudhë e rëndë për familjen Mamaqi, për të cilën ajo ka rrëfyer:
“Atëherë, unë kisha dy fëmijë, Ardianin dhe Sokolin. Me dënimet që po bëheshin, dihet ç’i priste familjet tona. Mua e motrën, Sonjën, na lanë burrat. Motrën tjetër, Yllkën, edhe ajo gazetare, e la i fejuari, ndërsa vëllain që ishte student në vitin e fundit, e lanë pa diplomë… Sonjën, që punonte në Kinostudio, e çuan në Tepelenë, me gjithë fëmijët e vegjël dhe me burrin, i cili pas dy ditësh ia ktheu shpinën familjes dhe u kthye në Tiranë.
Familjen e babait e çuan në Burrel, kurse unë me familjen time isha akoma në Tiranë. Ndiqja fshehurazi fatin e tyre. Dëgjova se familjen e babait e patën çuar nga Burreli në Selenicë të Vlorës. Më pas dëgjova që babain e kishin arrestuar. Isha në merak dhe në ankth. Në 13 tetor të 1975-s më thërritën në këshillin e lagjes, dhe më thanë që do internohesha të pasnesërmen, më 15 tetor. Pyeta për arsyen, por më thanë se do merrja vesh atje ku do të çonin. Nuk më treguan as se ku do të më çonin. O Zot, ç’kohë të këqija që ishin! Bëra përçapjet që të merrja vesh pse, si, qysh, por ishte e pamundur se të gjitha dyert u mbyllën për mua…”
Kozeta u kthye në Tiranë vetëm në 1991. Pas 17 vitesh  internim, ajo u punësua në Radio Tirana, te departamenti i bashkatdhetarëve, ku punoi 10 vjet, deri në vitin 2001, vit kur doli në pension.
“Në gazetari i bëra 17 vjet. Këtë profesion e përfundova aty ku dhe isha caktuar të punoja, fill pasi mbarova universitetin, në Radio Tirana. Me dhimbje. Faktikisht, gazetaria më ka pëlqyer gjithmonë, sepse më bënte të mësoja në çdo moment një gjë të re, të njihesha me një njeri të ri, ishte me dinamizëm dhe nuk ishte punë monotone. Sinqerisht, kam punuar me pasion”.

Ndryshimi i mbiemrit të bashkëshortes dhe ftohja e familjes Olldashi me PD-në
Disa ditë më parë bashkëshortja e Sokol Olldashit, Enkeleda Olldashi, ka ndërruar mbiemrin në profiling e saj në rrjetin social Facebook. Aty, ajo nuk rezulton më me mbiemrin Olldashi, por me Boci. Por megjithë këtë ndryshim të pashpjegueshëm, si foto profili në llogarinë e saj në Facebook, Leda (siç e thërrasin miqtë) mban peshoren dhe një çekiç prej druri, shenjën simbol të drejtësisë, ndërsa si imazh kryesor, ka të vendosur një foto ku ka dalë me ish-bashkëshortin. Enkeleda Boci është pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe jep lëndën “E drejta Romake”.
Interesante është që në profilin e saj në Facebook, nga miqtë e Olldashit në PD, ajo ka  friend vetëm, Astrit Patozin. E veja e deputetit gjatë gjithë këtyre muajve ka qëndruar në hije dhe e tërhequr nga mediat duke mos bërë asnjë koment. Në aktivitetet e fundit të PD-së, të afërmit e Olldashit nuk kanë marrë pjesë. Miqtë e tyre tregojnë që edhe në varrimin e deputetit familjarët nuk kanë dëshiruar që Berisha e Basha të mbanin fjalime, por ata mbajtën pavarësisht se familja kishte planifikuar vetëm fjalën e lamtumirës nga Astrit Patozi. Deputetja Mesila Doda që njihej si mike e Olldashit, në një intervistë të fundit televizive tha se PD po ndahet në “njerëz të Olldashit” dhe “miq të Bashës”./dita

Related

Speciale 2307697735625937462

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item