Murgesha që po “çmend” “The Voice of Italy” (Video)

Është 25 vjeçe dhe ka një zë të mrekullueshëm. Për një talent kjo do të mjaftonte. Por po t’i shtosh edhe faktin se kandidatja e ‘The ...


Është 25 vjeçe dhe ka një zë të mrekullueshëm. Për një talent kjo do të mjaftonte. Por po t’i shtosh edhe faktin se kandidatja e ‘The Voice of Italy’ është edhe murgeshë, atëherë kjo e bën edhe më të veçantë.
Motër Kristina ka qenë protagonistja absolute e natës së shkuar të programit që transmetohet në Rai Due.
Anëtarët e jurisë të kthyer me kurriz u mahnitën teksa e dëgjonin të këndonte plot me energji këngën “No one” të Alicia Keys, ndërsa kanë mbetur me gojë hapur kur kanë kthyer karriget dhe kanë gjetur para tyre një murgeshë të re që këndonte dhe kërcente duke të sjellë në mend filmin klasik ‘Murgeshat gazmore’ me protagoniste aktoren e madhe Whoopi Goldberg.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item