Miti dhe historia e vërtetë e Robin Hood

Nga Dr. Mike Ibeji / BBC Cilat janë faktet historike mbi legjendën e Robin Hoodit? Ai ishte ai një hero i vërtetë që jetonte në pyllin Sherv...

Nga Dr. Mike Ibeji / BBC
Cilat janë faktet historike mbi legjendën e Robin Hoodit? Ai ishte ai një hero i vërtetë që jetonte në pyllin Shervud, apo ishte një krijesë mitike e projektuar për të shprehur pakënaqësitë ndaj ligjeve të padrejta? Dr. Mike Ibeji na zbulon Robin Hoodin e vërtetë.

Kush ka mbetur pa dëgjuar, parë ose lexuar për Robin Hoodin? Asnjë. Kush e ka lexuar versionin origjinal të Robin Hoodit? Asnjë. Në një formë ose një tjetër, tregimet për të i janë treguar fëmijëve nga të rriturit, të cilëve vetë ua kanë treguar të tjerë kur kanë qenë të vegjël. Kjo ka vazhduar për rreth 200 vitet e fundit, mbase edhe më shumë. Thuhet se legjendat për Robin Hoodin janë ndryshuar vazhdimisht por gjithsesi i kanë rezistuar kohës.
Legjendat e Robin Hoodit bëjnë pjesë në tregimet që datojnë qysh në kohën e sundimit të Mbretit Xhon. Ka figura të tjera historike që spikatën në atë kohë si ‘Fulk Fitzuarin’ dhe ‘Eustace the Monk’, por Robin Hoodi njihet dhe identifikohet si figura më problematike.
Por ajo që është më goditëse në këtë histori, është se në një kohë kur ligjet respektoheshin si bazë e qeverisjes më të mirë, ata që dilnin jashtë rregullave bëheshin heronj popullorë. Kjo bie në kontrast të plotë me perceptimet publike në fillim të sundimit të Mbretit Henri të Dytë sepse shiheshin si abuzime të ligjit.
Nëse rendi ekzistues u themelua nga njerëz të këqinj që shfrytëzonin ligjin për nevojat e tyre, atëherë ishte detyra e njerëzve të tjerë të kërkonin drejtësinë nëpërmjet mjeteve të tjera. Gjatë kësaj kohe, mjetet që përdoreshin ishin të dhunshme. Robin Hoodi dhe bashkëkohësit e tij ishin të pamëshirshëm dhe shpesh brutal, por për popullin e tyre ata ishin edhe të nderuar njëkohësisht.
• Legjenda e pyllit

Në të gjitha përrallat, pyjet janë pjesë e tyre. Pyjet në Mesjetë përfshinin zona me tokë të kultivuara si dhe zona drusore dhe mbeturinash. Këto zona ishin në mbikëqyrjen e mbretit dhe oficerëve të tij, dhe mbroheshin nga një sërë ligjesh të ashpra pyjore.
Ligjet pyjore ishin aspak popullore, në të gjithë sektorët e shoqërisë. Por mbreti i përdorte këto toka edhe për gjueti. Pyjet ishin vendet perfekte për t’u fshehur për të arratisurit.
Origjina mbi legjendën e Robin Hoodit është shumë e errët. Tregimet e para për Robin Hoodin janë gjetur qysh në shekullin e 15. Bëhet fjalë për një libër që përmban tre tregime.
Por pavarësisht këtyre referencave letrare, asgjë nuk na e vërteton se Robin Hood daton me kohën e Mbretit Xhon.
• Robini i vërtetë?

Memorandumi i Mbretit në vitin 1262 fali prijësin e Sandleford-it për marrjen e pronave të të arratisurit Uilliam Robehod, pa mandate.  Kjo ngjarje lidhej edhe me krijimin e një bande të jashtëligjshme ku ishte i përfshirë edhe Uilliam, djali i Robert le Fevere. Edhe pronat e këtij të fundit ishin marrë nga prijësi i Snadleford-it.
Uilliami, djali i Robert-it dhe Uilliam Robehod ishin i njëjti person, por disa nëpunës i kishin ndryshuar emrin gjatë transkriptimit. Kjo do të thotë se personi i cili ndryshoi emrin e njihte legjendën e Robin Hoodit.
Bandat e hershme si Robenhods, ose Robynhods janë të dobishme për të treguar ekzistencën e legjendës së Robin Hoodit që para vitit 1261. Por shpesh emri i tij është keqpërdorur, dhe nuk ka një arsye pse të surprizohemi për diçka të tillë. Ka shumë raste kur pas sulmeve të jashtëligjshme ndaj kështjellave në Skoci fshihej emri dhe pseudonimi Robin Hood.
• Dëshmitë historike

Është pothuajse e pamundur të tregosh me siguri kohën e ekzistencës së Robin Hoodit. Korpusi letrar ka lokalizuar aktivitetet e tij të jashtëligjshme në veri rreth zonës Barnsdale dhe Pyllit Shervud.
Me shumë mundësi kjo tregon se legjenda e Robin Hoodit siç e njohim rrjedh nga dy burime të ndryshme. Historiani skocez John Major, në një shkrim në vitin 1521, tha se Robin Hoodi ka qenë aktiv që në vitin 1193. Më 25 korrik 1225 në Jork u mbajt një gjyq kundër tij. Gjyqi zgjati më shumë se një vit, dhe ai kërkonte të njihej me nofkën ‘Hobbenhod’, e tregoi se kishte qenë qiramarrës tek kryepeshkopi i Jorkut.
Kjo është e vetmja mundësi për prejardhjen e emrit Robin Hood. Një epitaf i regjistruar nga Thomas Gale më 1702-shin tregonte për varrin që pretendohet të jetë i Robin Hoodit, ku dhe legjenda u vra në vitin 1247.
Falë këtyre dëshmive, është e mundur të ndërtohet një kronologji: Robin Hood bëhet aktiv në vitet 1190, kryen veprime të jashtëligjshme në vitet 1220, vdes në vitin 1247 dhe bëhet legjendë në vitin 1261. Por duket se të dhënat e John Major-it janë arbitrare. Të vetmet të dhëna që duken se janë në përputhje me ato të Major-it janë gjyqet e bëra në vitet 1225 dhe 1261. Prandaj kjo e justifikon faktin që Robin Hood ka qenë aktiv gjatë sundimit të Mbretit Xhon, por kurrë nuk mendohej që do të kishte kaq famë dhe popullaritet.
• Romanca e Robin Hoodit

Përveç fakteve historike dhe të thyerjeve të ligjit, flitet edhe për një romancë të mrekullueshme në një kronikë anglo-franceze që daton në shekullin e 13. E njëjta gjë ndodhi me ‘Eustace the Monk’ një tjetër rebel historik që mori kontrollin e ishullit Sard në vitin 1205 dhe terrorizoi me piraterinë e tij derisa u vra në 1217-n. Si Robin Hoodi ashtu dhe Eustace kanë histori të ngjashme me njëri-tjetri. Ata e fshehin veten si poçarë në mënyrë që të ngatërrojnë armiqtë e tyre. Fulk vishet si qymyr-djegës. Ai placket tregtarët e mbretit dhe shpenzimet e tij, dhe i detyron ata të ulen të darkojnë me të. Ashtu si Robin Hoodi me sherifin e Notingamit, Fulk grabit mbretin, duke e ftuar atë për darkë dhe më pas e le të shkojë. Këto paralelizma nuk janë thjesht koincidenca, por janë analogji ekzakte dhe kanë pothuajse të njëjtën bazë mitologjike dhe përdorin të njëjtat dredhi.  Nëse të dhënat tona për Robin Hoodin janë korrekte, atëherë këto tregime janë bashkëkohore.
Gjatë regjimit të Henrit të 2, rebelëët konsideroheshin të këqinj. Uarin de Uolcote ishte një parazit në shoqëri dhe Henri i bëri të gjithëve nga një nder kur atë e dëbuan në Pyllin Shervud, e tërhoqën zvarrë në Northampton dhe vunë kokën e tij në portat e qytetit.
Mbase Fulk Fitzuarin, Eustace the Monk dhe Robin Hood nuk grabisin të pasurit për të ushqyer të varfrit, por ata mundin të fortët për të ndihmuar të dobëtit. Kjo shpjegon popullaritetin e Robin Hoodit si një legjendë e vërtetë.

Heroi i folklorit anglez

Robin Hood është banditi hero i folklorit anglez. Shquhej në përdorimin e harkut dhe shpatës. Është i njohur pasi ai u vidhte pasurinë të pasurve dhe ua shpërndante të varfërve i ndihmuar nga një grup banditësh që njiheshin me emrin “Shokët e Lumtur” (Merry Men). Robin Hood u bë një figurë popullore folklorike duke filluar që në kohët e mesjetës e në vazhdim përmes letërsisë moderne, filmave dhe televizionit. Në burimet e hershme Robin Hood është një njeri i thjeshtë, por ai më vonë është shpesh i portretizuar si një aristokrat i shpronësuar padrejtësisht nga toka e vet dhe që më pas u kthye në bandit të paskrupullt.
Miti

Robin Hood dhe banda e shokëve të lumtur sipas baladave më të hershme jetonte në Pyllin Sherud (Sherwood Forest). Kështu thotë edhe poezia e parë për Robin Hoodin e shekullit XV “Robyn hode in scherewode stod” (Robin Hood ndodhet në Sherwood), një lojë fjalësh shumë të përdorura në atë kohë, për të treguar diçka të qartë. Sidoqoftë përfytyrimi i përgjithshëm që të krijohet na baladat dhe burimet e hershme është se Robin Hood mund të ketë jetuar në Barnsdale (sot Jorkshajëri Jugor South Yorkshire) Origjina e legjendës së Robin Hoodit është e turbullt. Referenca e parë letrare vjen nga poema Piers Plowman, shkruar në 1377. Në gjithë referencat letrare nuk ekziston asnjë fakt që të të bëjë të besojsh se Robin Hood daton që nga koha e Mbretit Xhon në fakt mbreti i vetëm i përmëndur është ‘Eduardi’ kjo ndoshta ngaqë autorët i referohen vizitës së Mbretiti Eduardi II në Nottingham më 1324.
Hipoteza mbi vërtetësinë e tij

Studiuesi i parë i cili mendon se ka zbuluar Robin e “vërtetë”, ishte Joseph Hunter, rojtar i zyrës së dokumenteve publike të Londrës, në vitin 1838. Kishte gjetur një dokument që fliste për një farë Robyn Hode, shigjetar në ushtrinë e Edoardo-s II dhe që u likuidua nga mbreti në vitin 1324. Problemi ishte se ky Hode nuk ishte një bandit.
Megjithatë, historianë të tjerë pohojnë se ngjarjet e Robin Hood shfaqen më vonë, duke parë se legjenda e banditit duket sikur është e gjallë në vitin 1200. Në këtë këndvështrim, një kandidat shumë i duartrokitur, zbuluar nga Davis Owen në vitin 1936, duket sikur është një farë “Robert Hod, i arratisur”, cituar në disa dokumente të “Oborrit Assise” të Yorkshire që datojnë më 1225. I njëjti bandit shfaqet edhe në dokumente të tjera pasardhëse, ndonjëherë me nofkën e “Hobbehod”. Siç nënvizon studiuesi i madh modern i Robin Hood-it, sir James C. Holt, profesor i historisë mesjetare në Kembrixh dhe autor i “Robin Hood”-it. “Historia e hajdutit zotëri” (Mondadori) bën fjalë për Robin Hood-in e vetëm, origjinalin e vetëm që është zbuluar deri tani dhe që dihej se ishte një bandit.
Në një dokument të vitit 1422, për shembull, flitet për një “pus të Robin Hood”-it në zonën e Skelbrooke, XVII km në veri të Doncaster. Ai pus ka qenë një tërheqje ndaj turistëve për më shumë se 4 shekuj. Udhëtarët ndalonin, paguanin një peni dhe pranoheshin simbolikisht në anën e banditit. Në shekullin e XVIII, arkitekti John Vanbrugh dizenjoi për pusin një veshje me gurë, me harqe të lartë 3 metra. Po kur nga ato anë u ndërtua një autostradë, pusi u mbulua dhe monumenti i Vanbrugh u spostua në anën të “Great North Road”, ku gjendet edhe sot i braktisur. Por pusi nuk tregon asgjë për ekzistencën e vërtetë të Robin. Pylli i Sherwood krenohet me një numër të madh drurësh lisi shekullorë, të njohura si “major oak”. Është treguar si ai poshtë të cilit Robin Hood rrinte gjithmonë me bandën e tij. Por sot e dimë se nuk ishte Sherwood pylli ku Robin vepronte dhe veçanërisht ai lis nuk kishte të bënte fare me të. Në fakt është llogaritur se pema është 800-vjeçare, që do të thotë se në vitin 1200, kur u zbuluan ndodhitë e Robin Hood, pema ishte pak më shumë se një rrënjë e vogël. Në Kirkless (180 km në veri të Nottingham-it) ndodhet ende manastiri, një kanonik antik ku Robin do të vdiste. Sipas Trimërive, Hood, duke vdekur, do të kishte hedhur me fuqi një shigjetë jashtë nga dritarja e dhomës së tij duke i kërkuar Little John-it ta varroste në pikën ku do të kishte rënë shigjeta. Rreth 550 metra nga ajo dritare (jo keq për tërheqjen e një burri i cili po vdiste) bie në sy menjëherë një varr i vjetër me një nënshkrim që dëshmon se Robin Hood është varrosur aty që nga 21 dhjetori i vitit 1247. “Në fakt, nënshkrimi është i shekullit të 18″, thotë David Hepworth, ekspert i Robin dhe pronar i terreneve ku gjenden manastiri dhe varri. “Përzien një pseudo dialekt vendas me disa fjalë të vjetra angleze. Ishte një nga trajtat e vjetra turistike. Një rrugë e vjetër kalonte këtu pranë dhe udhëtarët shkëpusnin pjesë gurësh nga varri si souvenir. Duke arritur në këtë pikë, ajo u mbyll me hekura. Por gërmimet që u bënë pothuajse 1 metër në thellësi nuk nxorën në dritë asgjë”.
Personalitete të ngjashëm

Emri “Robin Hood” është bërë sinonim me lidhje me njerëzit të cilët kanë grabitur të pasurit dhe pasurinë ua shpërndajnë të varfërve dhe për këtë arsye ka gëzuar popullaritet të madh në mesin e njerëzve. Në histori ka personalitete që në jetë kanë kryer të njëjtën gjë si Robin Hoodi mitik: Salvatore Xhuliano (ITAL. Salvatore Giuliano) – bandit dhe separatist sicilian, luftëtar legjendar për pavarësinë e Siçilisë nga Italia. U bë jashtëzakonisht popullore në Siçili për shpërndarjen e ushqimit dhe të hollave për popullatën.
Filmat për Robin Hood

Robin Hood, heroi qendror i ciklit te baladeve angleze, nuk ka sesi te qëndroj jashtë industrisë së filmit.
Filmi i parë i kushtuar këtij legjendari i përket vitit 1912, 30 minuta film pa zë nën interpretimin e aktorit amerikan Robert Frazer.
Filma te tjerë pa zë, me zë, seriale vizatimorë për fëmijë e të rritur, nuk janë reshtur së prodhuari ne vitet e mëvonshme.
“The Adventures of Robin Hood” prodhuar më 1938 me aktorin australiano-amerikan Errol Flynn. Filmi është vlerësuar me dy çmime Oscar.
“The Prince of Thieves” realizuar me 1948 nën interpretimin e Jon Hall
Në 1951 shfaqet filmi i ri “Tales of Robin Hood” me Robert Clarke.
Ne vitet 1955-1960 ne ekranin anglez e me pas atë amerikan shfaqet seriali “The Adventures of Robin Hood” me aktorin Richard Greene
Në 1973 Walt Disney prodhon version më të njohur të animuar.
“Robin And Marian” është realizuar në 1976. Rolet kryesore janë luajtur nga një çift i njohur i kinemasë botërore, Sean Connery dhe Audrey Hepburn
Pothuajse çdo dhjetëvjeçar do te kishte si program realizime të ndryshme me në qendër Robin Hood. Viti 1991 solli një sukses te jashtëzakonshëm për Kinematografinë.
“Robin Hood: Prince of Thieves” do të kurorëzonte aktorin Kevin Costner si Robin Hoodi me i suksesshëm i te gjithë kohërave. Në këtë film rreshtohen dhe aktorë të tjerë me famë si Morgan Freeman në rolin e Azemit, Mary Elizabeth Mastrantonio ne rolin e Marian etj. Filmi është vlerësuar shumë për skenat e realizuara, lojën e aktorëve si dhe muzikën e tij. Po në vitin 1991 është prodhuar një tjetër “Robin Hood” me aktorët Patrick Bergin dhe Uma Thurman. “Gwyn” është prodhim i vitit 2001. Aktorja angleze Keira Knightley luan rolin e vajzës 18-vjeçare të mbretit të hajduteve, Robin Hood.
Në vitin 2010 u mbajt premiera e filmit “Robin Hood”, ku Russell Crowe luante rolin e banditit legjendar. Xhirimet e këtij filmi u realizuan në Anglinë Veriore, në Northumberland (kufi me Skocinë), në kështjellën Alnuik (Alnwick Castle).
Përgatiti: Endri Farka

Related

Suplement 6085178732519909849

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item