METAMORFOZA / Erdogan, një udhëheqës në luftë me vetveten

Vendimet e fundit të udhëheqësit turk ngjajnë me ata të një lideri që lufton me vetveten dhe që e largon gjithnjë e më shumë vendin e tij ng...

Vendimet e fundit të udhëheqësit turk ngjajnë me ata të një lideri që lufton me vetveten dhe që e largon gjithnjë e më shumë vendin e tij nga BE
As edhe shumë prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë nuk arrijnë ta kuptojnë dhe ta justifikojnë. Duket vërtetë sikur Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan ka hyrë në një lloj tuneli të arsyes. Vendimet e tij të fundit duken në fakt si ata të një udhëheqësi që lufton me vetveten, duke dobsuar gjithcka që ka ditur të ndërtojë në gjithë këta vite, dhe që i kish lejuar Turqisë të shkëlqente sërish në të gjithë fushat: ekonomike, politike, strategjike. Vendi kish rigjetur stabilitetin dhe mirëqenien, falë sukseseve të vazhdueshëm elektoralë të partisë islamike të moderuar të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP). Por, prej më se një viti ka nisur një rënie e ngadaltë dhe e pandalshme. Jo aq shumë prej mbërritjes së krizave që kishin prekur Turqinë në të kaluarën, se sa prej hapave jo aq të mencur, më pas shqetësues, dhe në fund shkatërrimtarë të Kryeministrit. Hapa që askush nuk di t’i shpjegojë në mënyrë racionale, e që ngjajnë me një rendje të cmendur për të larguar sa më shumë Turqinë nga objektivi që më në fund dukej i arritshëm: anëtarësimi në BE. Natyrisht, ajo që ka ndodhur shkakton drithërima. Vendimi për të prerë 600 pemë në parkun urban të Gezit u duk i marrë. Represioni që e pasoi, krejt fatal. Pamjet e dhunës bënë xhiron e botës, dhe Erdogani fjalëpakë nxitoi që t’i shpjegojë si një komplot i të huajve, ushqyer prej gënjeshtrave të medias. Më pas erdhi konflikti me teologun Fetullah Gulen, që jeton në mërgim në SHBA dhe që për vite të tërë ka qenë aleat i kryeministrit.

Skandale dhe fyerje
Konflikti degjeneroi më tej me shkëmbime akuzash, fyerje, deri në skandalet e javëve të fundit. Gulen, shumë i fortë në institucione, në polici, në magjistraturë, ka favorizuar ndoshta nisjen e hetimit që zbuloi tangentopolin gjigand të Bosforit. Përgjigja e Erdoganit ishte shkarkimi i më shumë se 6000 funksionarëve, si dhe qindra magjistratëve shumë të zellshëm. Pa qenë në gjendje të ndalet, kryeministri nxiti dekreti që lejon fshehjen dhe mbylljen e nj faqeje në internet dhe një blogu brenda 4 orësh, pa ndërhyrjen e detyrueshme të gjyqësorit. Kjo do të thotë vendosje e kontrollit politik mbi drejtësinë. Votimi në parlament, ku AKP ka shumicë absolute, që konkludoi me grushta, shkelma e të lënduar, është pamja e hidhur e Turqisë së këtyre ditëve.
Eshtë e vërtetë që presidenti i Republikës, Abdullah Gul, i cili ka themeluar AKP bashkë me Erdoganin mund të refuzojë të firmosë këto masa. Por kjo do të shkaktonte një ndarje. Të rëndë, por ndoshta të domosdoshme për të rikthyer Turqinë në binarët e një demokracie të vërtetë dhe për ta riafruar me Bashkimin Europian, nga i cili këto ditë duket më larg se kurrë.
Corriere della Sera/bota.al

Related

Shtypi i huaj 3541956433183021995

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item