MERKEL / Po rishoh rënien e Murit tim…

Angela Merkel * Paqe, liri, mirëqenie: tre premtimet e mëdha të themelimit të Europës, me të vërtetë që nuk e kanë humbur aktualitet...

Angela Merkel *

Paqe, liri, mirëqenie: tre premtimet e mëdha të themelimit të Europës, me të vërtetë që nuk e kanë humbur aktualitetin edhe sot. Shumëkush thotë se, qysh prej luftës së fundit që është zhvilluar në tokë europiane, në Ballkanin perëndimor, nuk ka kaluar ende një brez i tërë. Dhe fatkeqësisht, në të gjithë Europën, duht që ende të luftojmë, të vendosur, kunër tendencave ekstremiste që përbuzin vlerat dhe dinjitetin njerëzor. Dhe janë sfida që, fatkeqësisht, i ndeshim kudo, edhe në Gjermani.
Në vitin 2012, Bashkimi Europian mori Cmimin Nobel për Paqen. Unë e kuptova, jo vetëm si njohje e arritjeve të tij, por edhe, dhe mbi të gjitha, si një angazhim dhe një detyrim për të gjithë ne: për të garantuar paqen në Europë dhe kontribuar për paqen përtej kufijve tanë. Europianët, edhe të rinjtë, janë thirrur sot që të mos harrojnë mësimet e historisë, madje t’i jetojnë ata në të tashmen, në mënyrë aktive.
Ky vit është i mbushur me përsëritje ngjarjesh dhe kujtimesh: 100 vjet, 75, 65, 25, 10. E mendoj sa herë që, si udhëheqëse e partisë sime, firmos dhe u dërgoj urime për ditëlindjen, ushtarakëve më të moshuar. Nëse e dërgoj për një 100-vjetor, mendoj që marrësi ka lindur teksa fillonte Lufta e Parë Botërore. Dhe që kur ishte 25 vjec, filloi Lufta e Dytë Botërore. Të paktën është një kujtim fatlum ai i 65 viteve më parë, kur u krijua Republika Federale. Apo kur, 25 vjet më parë, u rrëzua Muri i Berlinit dhe u hap më në fund mundësia për ribashkimin e Gjermanisë. Apo kur, 10 vjet më parë, partnerët dhe fqinjët tanë në Europën qendrore dhe lindore, të cilët i përkasin ngahera Europës, jo më pak se ne, u bënë pjesë e Unionit.
Kur isha 25 vjec, jetoja jo më shumë se 200 metra larg prej këtu, nga Porta e Brandenburgut, ku kalonte Muri. Unë, një shkencëtare e re në moshë, kaloja atypari, pa menduar asnjëherë që një ditë do të mund të ecja përtej Portës, duke ëndërruar maksimumi që të mundesha të shkoja në Perëndim dhe të vizitoja Amerikën, vetëm pasi të kisha dalë në penion. Shiheni Portën prapa meje, tashmë e hapur: kur unë e hsikoj dhe kujtoj ëndrrat e mia të asaj kohe, mendja më shkon tek njerzit në Ukrainë. Duan të jetojnë ashtu si brezi im i atëhershëm shpresonte të jetonte, dhe që më pas e realizoi. Janë të shtyrë prej asaj dëshire për liri dhe demokraci, që një herë e një kohë ishte e jona. Këto ditë, përballë ngjarjeve shqetësuese në Gadishullin e Krimesë, gjithcka duhet provua. Unë dhe udhëheqës të tjerë kontaktoj vazhdimisht presidentin rus dhe udhëheqësit ukrainas, me qëllim që të gjithë të mësojmë mësimin e historisë: domethënë që sot, ashtu si atëherë, gjithcka duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe diplomatike.
Liria është pjesë përbërëse, por nuk është e garantuar, duhet mbrojtur gjithmonë. Vlera që e bën të mundur jetën tonë në liri, është toleranca. Toleranca është shpirti i Europës. Në këtë epokë të krizës së Euros, me dëshirën tonë për të nxjerrë Europën nga kriza më të fortë se më parë, e kemi kuptuar se sa e rëndësishme është të mos e harrojmë këtë gjë. Sigurisht, kemi nevojë për mirëqenie dhe rritje ekonomike: vetëm kështu, pjesa tjetër e botës do të thotë që modeli ynë demokratik dhe social është shumë vital, dhe i bazuar në lirinë, që do të thotë edhe mbi përgjegjësinë për shoqërinë, për të tjerët. Për këtë arsye, Euro u konceptua nga themeluesit si shumë më tepër se sa një valutë: ata menduan që, kush ka të njëjtën lloj valute në xhep, nuk do të bëjë më luftëra. Eshtë simboli i suksesit të bashkimit paqësor dhe demokratik të Europës.
Për këtë arsye, kapërcimi i krizës së Euros ka edhe një vlerë kulturore, jo vetëm politike dhe financiare. Timothy Garton Ash, në vitin 2007, ngrinte pyetjen, gjatë përvjetorit të traktateve të Romës, se cfarë leitmotivi duhet të ketë Europa. Shkruante se, përvec paqes, lirisë dhe mirëqenies, tre idetë e forta duhet të ishin E Drejta, Shumëllojshmëria dhe Solidariteti. Europianët e sotëm nuk janë thirrur që të vdesin për Europën, por që ta bëjnë të jetojë dhe që tajetojnë, duke kujtuar gjithmonë se Europa në të cilin mund të udhëtosh, transferohesh, studiosh, punosh dhe krijosh familje lirisht dhe aty ku do, nuk është një garanci automatike: në rininë time, këto ishin vetëm ëndrra./bota.al
* Pjesë nga fjala e Kancelares gjermane në konferencën “Një leitmotiv i ri për Europën”, e organizuar nga Komisioni Europian dje në Berlin.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item