Mbesa e Nikita Hrushovit: “Putini është një Napoleon i vockël”

Profesoresha e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë New School në Nju Jork, Nina Hrushova, analizon krizën aktuale që ka ndezur Ukrainën, në dr...


Profesoresha e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë New School në Nju Jork, Nina Hrushova, analizon krizën aktuale që ka ndezur Ukrainën, në dritën e vendimit historik që mori gjyshi i saj në vitin 1954: transferimi i Krimesë tek Kievi.
Kriza aktuale i ka rrënjët në vendimin e gjyshit tuaj, Nikita Hrushov, për t’ia dhënë Krimenë Ukrainës. Cili ka qenë motivi i zgjedhjes së tij?
Ka ndodhur në vitin 1954, një vit pas vdekjes së Stalinit. Gjyshi im po përpiqej ta decentralizonte BRSS-në, dhe transferimi i Krimesë shkonte pikërisht në këtë drejtim. Në atë kohë, ishim një popull i vetëm: Krimea mbetej gjithësesi në terren sovjetik. Mendonte gjithashtu që karakteristikat ekonomike të Krimesë, rajon bujqësor dhe i pasur, do ta lidhnin me Ukrainën, që në atë kohë ishte hambari i BRSS. Kishte një lidhje të fortë me këtë vend, ku kishte punuar (si punëtor dhe minator). Donte ta rikompensonte këtë rajon, gruri i të cilit kishte ushqyer BRSS-në gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe të kërkonte falje për Holodomorin, zinë e madhe të bukës të viteve Tridhjetë.
Cfarë do të kishte menduar, sipas jush, në lidhje me ngjarjet e fundit?
Nga njëra anë, Nikita Hrushovi ishte një autokrat sovjetik, pra do e kishte quajtur normal pushtimin e Krimesë. Nga ana tjetër, besonte në të drejtën e vetëvendosjes së popujve, sidomos në vitet para se të vdiste. Kur tanket sovjetikë u dërguan në Cekosllovaki në vitin 1968, u zemërua tek pa që mentaliteti nuk kishte ndryshuar në 12 vite. Ishte penduar për pushtimin që i kish bërë Hungarisë në 1956. Sot, do të thoshte: “S’paskeni mësuar asgjë, pas gjashtëdhjetë vitesh?”
Përse janë kaq të interesuar rusët për Ukrainën?
Rusia, sic e njohim sot, ekziston vetëm prej shekullit XIV apo XV. Më parë, Rusia ishte Ukraina. Kjo e fundit perceptohet ende si territor rus, Krimea edhe më shumë. Por ka edhe arsye gjeopolitike: Rusia është tregu kryesor për mallrat ukrainas, sidomos për ata që vijnë nga zonat industriale në lindje të vendit, dhe gazsjellësit që transportojnë gazin rus drejt Europës, kalojnë pikërisht nga Ukraina.
Cila është rëndësia strategjike e Krimesë për Moskën?
Në Krime ndodhet flota ruse e Detit të Zi, sipas një marrëveshje që skadon në 2042-shin. Me pushtimin e saj, Putini shpreson që të ketë një zgjidhje të përjetshme për anijet, që do të shmangte rinegociimin e pranisë së tyre në territor ukrainas.
A ka ndikuar personaliteti i tij në zhvillimet e krizës?
Vladimir Putini është një njeri i vogël. Vuan nga kompleksi i Napoleonit, që e shtyn të veprojë në mënyrë radikale. Eshtë edhe shumë narcizist: i pëlqen të ndihet njeriu më i pushtetshëm i planetit. E vetmja ambicie e Lojërave Olimpike të Sochit ishte që të nxirrte në pah pushtetin e tij. Në Krime përdor të njëjtën logjikë. Duke e pushtuar, Putini i thotë pjesës tjetër të botës: “Nëse dua të marr Krimenë, e bëj dhe askush nuk më ndal dot”./bota.al

Related

Shtypi i huaj 1315651404996253817

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item