Marrëveshje historike për dërgimin e plutoniumit japonez në SHBA

HAGË, 24 mars /ATSH-AFP/ – Japonia është angazhuar për dërgimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës të qindra kilogram uranium dhe p...


HAGË, 24 mars /ATSH-AFP/ – Japonia është angazhuar për dërgimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës të qindra kilogram uranium dhe plutonium të nevojshëm për prodhimin e një bombë atomike, të cilat i ishin dhënë gjatë Luftës së Ftohtë. Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji njoftuar gjatë Samitit të Sigurisë bërthamore (NSS).
“Me dorëzimin e këtyre materialeve bërthamore mund të zvogëlojmë rrezikun e terrorizmit bërthamor”, deklaroi këshilltari i posaçëm i Japonisë për çështjen bërthamore, Yosuke Isozaki në një konferencë shtypi në kuadrin e NSS-së, në takimin e më shumë se 50 presidentëve dhe kryeministrave në Hagë.
Ky njoftim është konsideruar si një fitore e madhe për presidentin amerikan, Barack Obama i cili bëri thirrje për të siguruar rezervat radioaktive në mbarë botën.
Uashingtoni kishte ushtruar presion vitet e fundit ndaj Tokios për kthimin e këtyre materialeve në planin ushtarak. Ato janë të ruajtura në ndërtesa rreth 140 kilometra në verilindje të Tokios, një objektiv i mundshëm për terroristët, njoftuan ekspertët.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item