Makina e frymëzuar nga skeleti i breshkës (VIDEO)

Stampimi tre-dimensional (3D) është përdorur për të bërë gjithçka, nga lodrat, deri tek pjesët e motorrëve të avionëve. Tani, një kom...


Stampimi tre-dimensional (3D) është përdorur për të bërë gjithçka, nga lodrat, deri tek pjesët e motorrëve të avionëve. Tani, një kompani gjermane makinash ka paraqitur konceptin revolucionar të makinës, e cila do të bëhet e mundur duke përdorur teknikat 3D.
Struktura e brendshme është frymëzuar nga forma e skeletit të breshkës dhe është krijuar për të ofruar mbrojtje dhe siguri të jashtëzakonshme. Në të ardhmen makina mund të ndërtohet nga një pjesë e vetme, duke përdorur makineritë FDM dhe mbulimin metalik për mbrojtje.
Projekti i makinës është shfaqur në “Shoun e Makinave” në Gjenevë, i cili i është dedikuar të ardhmes së dizenjimit të makinave.
Trupi i makinës do të ndërtohet duke përdorur printimin 3D dhe një përzierje fibrash karboni dhe plastike. Dizenjimi 3 dimensional i makinës super të fortë mund të nisë udhëtimin brenda 10 viteve.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item