Kufij dhe aneksime, ja dramat e Nëntëqindës

Sa më shumë që zgjaten diskutimet, aq më absolut bëhet probabiliteti i krahasimit, me nazistët apo me Hitlerin. I shpallur në vitin 1990 nga...


Sa më shumë që zgjaten diskutimet, aq më absolut bëhet probabiliteti i krahasimit, me nazistët apo me Hitlerin. I shpallur në vitin 1990 nga avokati amerikan Majk Guduin, ky ligj (Probabiliteti i Krahasimit) që mban emrin e tij thotë që në cdo përplasje opinionesh, mbi të gjitha në internet, herët a vonë do të dalë dikush që do të krahasojë Fyhrerin me një interlokutor, me të cilin nuk bie dakord. Në atë pikë, diskutimi merr fund, sepse përmendja e të keqes absolute është e tepruar dhe nuk i lë hapësirë argumentave të tjerë. Por nuk është gjithmonë e vërtetë: sic ka vërejtur shkrimtari moskovit, Leonid Bershidski tek Bloomberg, në këtë mars të vitit 20014, të krahasosh Vladimir Putinin me Adolf Hitlerin nuk është aspak herezi.
Aneksimi i Krimesë, me atë plebishit nën hijen e bajonetave të huaja, të sjell në kujtesë aneksimin e Austrisë nga Gjermania në mars të 76 viteve më parë, në vitin 1938. Edhe atëherë ishte populli (ose të paktën një pjesë e tij), që në emër të lidhjeve gjuhësore dhe të gjakut, thirri në ndihmë ushtarët e një fuqie fqinjë. Fotografitë e asaj kohe sjellin pamje të turmave entuziaste, të ushtarëve gjermanë që sfilojnë para grave dhe burrave me krahun e palëvizur të përshëndetjes naziste, të flamujve me kryqin e thyer që valëviten prej fëmijëve dhe të rinjve. Pra, një masë e madhe e popullsisë austriake ishte e kënaqur, ashtu si janë sot të lumtur prej aneksimit nga Moska banorët me origjinë ruse të Krimesë. Megjithatë, vullneti i shumicës nuk është në vetvete burim absolut legjitimiteti. Në vitin 1938, Kancelari austriak Kurt Shushnig kishte vendosur të kryente një referendum për bashkimin me Gjermaninë. Por para votimit, në 11 mars ndodhi një grusht shteti i nazistëve vendës (që të vjen të mendosh se nuk ishin të sigurtë që ishin në shumicë), dhe kështu mori fund pavarësia austriake. Më pas u sigurua plebishiti i zakonshëm, me 99.7 % të votuesve në favor të aneksimit (në Krime ishin vetëm 96.6%).
Traktati i Versajës, që sigloi paqen mes fuqive fitimtare dhe humbjen e Gjermanisë në 1919, e ndalonte në mënyrë eksplicite shkrirjen në një, të dy kombeve gjermanishtfolës. Por një Europë e lodhur dhe e dobësuar, e gjendur në kthetrat e krizës ekonomike që u shkaktua prej depresionit të madh amerikan të vitit 1929, vendosi të mos reagojë. Kështu Gjermania, e pandëshkuar, gjithmonë në bazë të parimit të kombësisë, në tetor të vitit 1938 aneksoi sudetët, rajonin gjermanishtfolës në kufijtë perëndimorë të Cekosllovakisë, duke i bërë të padobishëm fortifikimet e cekëve në kufi. Më pas, edhe sajesa e sivëllezërve të largët që duheshin futur brenda kufirit të përbashkët mori fund, dhe në 15 mars 1939 Cekosllovakia, tashmë e carmatosur, u pushtua dhe shpërfytyrua, me protektoratin e Bohemisë dhe Moravisë që u përfshinë brenda Rejhut dhe Sllovakinë që iu besua qeverisë kukull të Monsinjor Tisos. Dhe në fund, në shtator i erdhi radha Gdanskut, porti gjerman në Balltik që ishte bërë polak pas Luftës së Parë Botërore. Dhe kështu, shpërtheu Lufta e Dytë Botërore.
Nuk ndodh rrallë që aneksimet të jenë etapa e parë e një rruge që të con në luftë. Ndoshta jo menjëherë: në vitin 1908, kur Austro-Hungaria u bë zote e Bosnje-Hercegovinës në Ballkan, Europa u përkul para faktit të kryer. Por Serbia vazhdoi të nxisë nacionalistët boshnjakë, nga radhët e të cilëve doli ai Gavril Principi që në Sarajevë, në 28 qershor 1914, vrau trashëgimtarin e fronit austriak, Ferdinandin dhe bashkëshorten e tij, Sofia. Ky ishte preteksti për shpërthimin e Luftës së Madhe.
E nëse luftërat përfundojnë, aneksimet e territoreve në kufi me të humburit provokojnë vuajtje të pabesueshme: në vitin 1945, kalimi i Prusisë Lindore dhe Besarabisë e Bukovinës tek Bashkimi Sovjetik, të territoreve gjermanë në lindje të Oder-Neise tek Polonia dhe Istrias dhe Dalmacisë tek Jugosllavia provokoi tragjedi të mëdha, me masakra dhe mërgime të detyruar të miliona personave.
Por edhe nëse aneksimet janë paqësorë, mund të krijojnë probleme. Kur Gjermania Perëndimore u bashkua me ish RDGJ, pavarësisht bujarisë me të cilën u krye operacioni, mori me vete papunësinë dhe lëvizjen e popullsisë. Dhe sot nuk është rastësi që neonazizmi dhe racizmi gjejnë terren pjellor në tokat lindore (dikur të aneksuar nga BRSS dhe më pas satelitë të Moskës), banorët e të cilave nuk kanë kaluar nëpër procesin e dhimbshëm të pranimit të fajeve të nazizmit.
La repppublica
bota.al

Related

Histori 6871938478251399256

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item