KRIME-RUSI, 7 KILOMETRA / Putini do të ndërtojë urën që dhe Carët e ëndërronin

Dhe tani, gëlqere dhe cekanë. Ura floriri. Një urë e vërtetë: “Eshtë e para gjë për të cilën kemi nevojë”, thotë Vladimir Putini. “Një rrugë...



Dhe tani, gëlqere dhe cekanë. Ura floriri. Një urë e vërtetë: “Eshtë e para gjë për të cilën kemi nevojë”, thotë Vladimir Putini. “Një rrugë më të shkurtër, ku të mund të kalojnë automjetet dhe trenat tanë”. Mbledhja për Krimenë zgjati shumë, të mërkurën në Kremlin. Për të bërë llogaritë e një ekonomie që “nuk duket se është më mirë se sa ajo palestineze”, sic ka shpjeguar Ministri për Zhvillimin rajonal, Igor Sliunajev.
Duhen pesë-dhjetë miliardë dollarë për t’u investuar menjëherë: “Në fund të fundit një shpenzim qesharak – thonë analistët moskovitë të Alfa Bank – në një Federatë që deri në shkurt kishte depozita prej 170 miliardë dollarësh”. Car Vladimiri ka dashur që, për ta dëgjuar sa më mirë, pranë tij të ulej ministri i Transporteve, Maksim Solokov: duhet një vepër e madhe që të shastisë gjithë botën, e ka urdhëruar. Dicka për të bashkuar fizikisht Krimenë me Rusinë, t’u mbyllim gojën ukrainasve dhe atyre që na sanksionojnë. Duhet Ura e Madhe në Gjirin e Kercit: hapësira kilometrike mes Detit të Zi dhe Detit Azov, që Rusia e ëndërron prej të paktën njëqind vitesh dhe që një mallkim i gjatë luftërash dhe revolucionesh ka penguar gjithmonë që të ndërtohet. “Na pret një sipërmarrje gjigande”, ka paralajmëruar Putini.
Të aneksosh do të thotë të lidhesh. Pas ushtarëve, paratë. Ura e Kercit, dy miliardë euro shpenzime, do të jetë kordoni kërthizor mes Nënës së Madhe dhe republikës më të fundit që i është bashkuar. E vetmja rrugë lidhjeje (duke lënë mënjanë avionët dhe vaporët) që shmang Ukrainën. Projekti është gati prej pak kohësh: shtatë kilometra e gjysmë rrugë, binarë dhe ndoshta një tunel nënujor. Pesë vite punime për të cilat është kontraktuar tashmë Avtodor, gjigandi shtetëror i ndërtimeve. Kur në muajin nëntor, presidenti Viktor Janukovic i kishte kthyer shpinën Europës, dhe kishte shpërthyer revolta e Maidanit, përqafimi i parë i Moskës kishte qenë pikërisht ky: një marrëveshje për urën e ëndrrave.
Një dhuratë, në fundin e dhjetë viteve negociata dhe një mirëkuptimi që vetë Putini, e kishte përshëndetur si “fitoren e përbashkët të dy popujve vëllezër”. Dëbimi i Janukovicit, pushtimi i Krimesë kanë përshpejtuar gjithcka. Në 3 mars, Kryeministri rus Dmitri Medvedevfirmosi dekretin, depozitoi paratë që nevojiten, duke kërkuar një studim fizibiliteti deri në 2015-ën. “Do të pasurojmë të gjithë zonën”, premtoi Medvedev. Deti Azov shtë grykëderdhja e lumit Don, prej këtu kalon gjithë tregtia ruse drejt Lindjes, një lidhje mes Kercit dhe Krasnodarit do të ndihmojë turizmin në Detin e Zi (që deri tani ka qenë 70 përqind ukrainas) dhe do të sjellë më shumë trena, më shumë kamionë, më shumë të ardhme…
Nuk do të jetë e lehtë. Vetëm ura nuk mjafton: përreth duhen ndërtuar barriera të mëdha, valëthyes, duhen ndalur rrymat e gjirit, duhen shmangur fatkeqësitë e të kaluarës. Sepse që nga Nikolla I e deri tek Stalini, e kanë provuar të gjithë. Dhe të gjithë kanë dështuar. Dëshira për urën u shfaq në fillimet e Nëntëqindës: carët edhe mund ta kishin realizuar, po të mos kish qenë për Luftn e Madhe. Në vitin 1943 ishte arkitekti i Rajhut, Albert Speer që bindi Hitlerin: gjashtë muaj për shtyllat dhe një rrugëkalim i varur mbi ujë, shkurtimi i rrugës së naftës së Kaukazit, hapja e një rruge të shpejtë drejt Azisë. Ura iu ndërtua Fyhrerit sipas parashikimit, por shërbeu vetëm për tërheqjen e gjermanëve: Vermahti e hodhi në erë. Një vit më vonë, erdhi radha e Stalinit, që urdhëroi të ndërtohej një tjetër mbi rrënojat. Armata Ruse punoi shumë shpejt, ndoshta më shpejt se sa duhej, dhe vepra mbajti vetëm gjashtë muaj, aq sa duhej për të bërë të kalonte delegacioni sovjetik që kthehej nga Jalta. Forca e dy deteve, akulli, materialet e dobët: rënia ishte e pashmangshme, dhe përfundimtare. “Duhet ta ndërtojmë ne, përpara se ta bëjnë rusët”, thoshte disa vite më parë Julia Timoshenko, kur ishte Kryeministre e Ukrainës. U ngrit komisioni i zakonshëm. Xhiruan rryshfetet e zakonshëm. Deri kur erdhi Putini dhe ua hodhi të gjithëve.
Corriere della Sera

bota.al

Related

Shtypi i huaj 189262167081711661

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item