Krime nuk është si Kosova, Ukraina nuk po i dëbon rusët

Në mediat ruse janë shfaqur krahasimet e situatës në Kosovë të vitit 1999 dhe atë që po ndodhë aktualisht në Krime të Ukrainës. Historiani n...


Në mediat ruse janë shfaqur krahasimet e situatës në Kosovë të vitit 1999 dhe atë që po ndodhë aktualisht në Krime të Ukrainës.

Historiani nga Oksfordi Mark Almond ka thënë për Russia Today se kompozicioni etnik i Krimesë dhe politika perëndimore karshi Ukrainës mund të krijojë një skenar të ngjashëm me Kosovën, ku shumica e banorëve rusë do të kërkojnë pavarësi që mund të çojë deri te dhuna në terren.
Por kjo është hedhur poshtë nga Ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rusi, Michael Mcfaul i cilia ka deklaruar se intervenimi eventual ushtarak i Rusisë në Ukrainë do të ishte i palejueshëm.
Sipas tij, ka dallim të madh ndërmjet situatës në Krime dhe asaj në Kosovë në vitin 1999, kur Aleanca Veriatlantike kishte intervenuar për të ndalur spastrimin etnik të Serbisë ndaj shqiptarëve.
“Krahasimi i Krimesë dhe Ukrainës me Kosovën dhe Serbinë nuk ekziston. Serbia i ka vrarë dhe i ka dëbuar kosovarët, kurse Ukraina nuk po e kërcënon askënd”, ka thënë Mcfaul për televizionin amerikan CNN./express

Related

Botë 2459720060650097334

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item