Kravchuk: Putin mund të nis Luftën e Tretë Botërore

Presidenti i parë i Ukrainës pas pavarësisë së këtij shteti, Leonid Kravchuk, ka tërhequr vërejtjen se me kalimin e ushtarëve rusë për...


Presidenti i parë i Ukrainës pas pavarësisë së këtij shteti, Leonid Kravchuk, ka tërhequr vërejtjen se me kalimin e ushtarëve rusë përtej kufijve të Ukrainës do të thotë fillimi i Luftës së Tretë Botërore.

Kravchuk shpreson se presionet ndërkombëtare do ta ndalojnë eskalimin e mëtejmë të agresionit në Ukrainë nga ana e Rusisë, pas bashkëngjitjes së Krimesë. Nga ana tjetër, ish presidenti ukrainas konsideron se apetitet e Putinit shkojnë më larg se vetë Ukraina.
“Kjo nuk është pika e ndalimit dhe kjo ka mundësi të jetë fillimi i Luftës së Tretë Botërore”, ka porositur Kravch, duke folur për “Voice of America”.
Disa analistë ukrainas të sigurisë kanë shprehur shqetësimin se Rusia mund të tentojë të marrë nën kontroll edhe pjesë të tjera të Ukrainës ose të Moldavisë fqinje, ku ndodhet një pakicë e madhe ruse. Rusia nga ana tjetër pohon se nuk planifikon aksion të mëtejshëm ushtarak në Ukrainë, por vetëm të realizojë stërvitjet ushtarake buzë kufirit.
Shumica po ashtu pyeten se a frikohet Ukraina nga një luftë me Rusinë, nëse pikërisht Kravchuk nuk do të vendoste që pas shkatërrimit të BRSS (Bashkimit Sovjetik) nuk do të vendoste të dërgonte në Rusi 1.800 projektile nukleare –bërthamore në Rusi. Të rikujtojmë se ai më 1994 ka nënshkruar marrëveshjen me presidentin e atëhershëm rus Boris Jelcin, dhe kolegun e tij amerikan Bill Clinton, për largimin e armatimit bërthamor nga Ukraina.
Ukraina deri në atë kohë ka qenë fuqia e tretë bërthamore në botë në bazë të numrit të armatimit bërthamor, por pas nënshkrimit të marrëveshjes, me memorandumin e Budapestit, kanë marrë garanci për sovranitetin e vet dhe ruajtjen e këtij sovraniteti edhe nga Rusia edhe nga Perëndimi.
Kravchuk nuk ka fjalë të mira për Vladimir Putinin dhe e përshkruan si operativist të KGB-së i cili tërë kohën ka udhëtuar anekënd me “çantën përplot urdhëresa”.
“Ai ka thithë metodat më të këqija të KGB-së”, thotë Kravchuk dhe rikujton se si në të vërtetë e ka edukuar Putinin KGB-ja. /Telegrafi/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item