Krahasimi në jetën sociale

Nga Majlinda Bushja Krahasimi në jetën sociale në të gjitha kohërat ka spërdredhur nga binarët e vet sjelljen njerëzore duke e futur shoqëri...

Nga Majlinda Bushja

Krahasimi në jetën sociale në të gjitha kohërat ka spërdredhur nga binarët e vet sjelljen njerëzore duke e futur shoqërinë në garën e konkurimit në mënyrë të padrejtë. Gjithçka ndodh e merr formën e kësaj trajte mishmashnaje pasi fillesat e paraardhësve tanë  kanë qenë të tilla dhe ne pasardhësit e tyre pavarsisht zhvillimit në thelbin tonë u ngjasojmë të parëve që kanë dëshmuar se kanë një histori të tyren, por që s’mund të jetë e shkëputur nga e jona. Në të gjitha kohërat  e shkuara dhe e tashmja e shoqërisë është një vazhdimësi e egzistencës, ku çdo sekuencë jetësore përbën filmin e historisë së vet dhe vazhdimin e saj në luftën e ashpër për mbijetesë. Në këtë përpjekje të vazhdueshme për mbijetesë shohim diferenca në aspekte të ndryshme të jetës shoqërore, të cilat bëjnë që disa role në jetën tonë të bëhen më shumë për të arritur tjetrin  pavarsisht mundësive tona të pamjaftueshme për zotërim.
Ajo që shfaqet përherë në shoqëri është pabarazia mes nesh si individ në aftësi, mundësi, përkrahje, perceptim të botës, mbi atë që quhet e drejtë apo e padrejtë për secilin nga ne, të skllevëruar prej dëshirave tona me ambicje pothuajse të barabartë. Në një situatë të tillë, trajektorja e pabarazisë sociale jona përkulet dhe gjen drejtimin e saj e molepsur nga shumë rrethana që i dikton momenti atje ku qellimi final përputhet me kërkesën e më të fuqishmëve që kanë hyr në lojë. Vetvetiu kjo gjendje e përzier me ambicjen personale të çdo individi e çon atë drejt krahasimit social që sjell efektet e tij të cilat nuk janë tranzitore në jetën tonë, por e përshkojnë atë hap pas hapi. Megjithëse njeriu është kalimtar në jetën e vet, jeta në vetvete nuk është e tillë, e si pasojë dhe kur s’jemi ne u lemë të tjerëve modelin tonë. Askush s’mund të thotë që e shkuara e shoqërisë nuk është një e tashme, modelet ndryshojnë ngadalë e në thelbin e vet mbesin të njëjta. Ndërkohë që, diferencat bëjnë ndryshimin duke tjetërsuar  ambicjen njerëzore që është pa kufi.
Në të gjitha aspektet diferencat mes nesh si individ janë të dukshme, por tendenca jonë është për të qenë të barabartë mes të pabarabartish, e duke qenë të tillë rruga jonë është rruga e tjetrit, e rruga e tjetrit është rruga jonë. Në rrethana të tilla shfaqet krahasimi social që nuk shërben vetëm si një motivim për të ecur përpara, por dhe si metodë për të gjetur mënyrën më produktive në arritjen e qellimit. Ne si individ shohim dhe kërkojmë të ndërtojmë ngjarje të reja duke u nisur nga modele të vjetra, por rrallë herë e vendosim veten në vendin e tjetrit dhe kushteve në të cilat ai është ndodhur deri në arritjen e qellimit të tij. Pa marrë parasysh këtë, krahasimi social, do të na shërbente brenda vetvetes si një iluzion, në vend që të shërbente si një model suksesi. Krahasimi social që është valvula hapëse e egoizmit dhe ambicjes personale nuk na lë të shohim përtej murit të dëshirave tona, duke bërë të harrojmë se ne jemi një nga të shumtët e pabarabartë para “prehës” së shumë ëndërruar. Ne si qënie njerëzore masim dëshirat tona në shumë aspekte të jetës, por harrojmë të masim mundësitë e nevojshme, realitetin, duke u shndërruar në armiq të vetvetes pa e kuptuar për shkakun e më  sipër. Duke neglizhuar njohjen e thellë të vetes dhe të tjetrit përballë vetes ne humbim në gjykimin tonë të vërtetën që do të shërbente për të avancuar në atë drejtim që është i duhuri për ne, sepse ne nuk jemi tjetri. Nëse nuk harrojmë që ne nuk jemi tjetri, të qënit vetvetja, do të na lehtësonte nga barra për të kuptuar se kush është vendi ynë në shoqëri, duke e fituar atë me kosto të pranueshme që vet mundësitë tona e diktojnë qartë dhe e pranojnë. Krahasimi social në këtë rast do të na ndihmonte për të avancuar ashtu si duhet duke qenë të suksesshëm në atë drejtim që mundësitë tona premtojnë.
Gjithçka që ndodh sot me tendenca në rritje vjen edhe për shkak të mjeteve të komunikimit masiv të cilat kanë marrë një hov të ri që nga koha kur janë shpikur duke tjetërsuar ambicjen individuale të secilit prej nesh me një dimesion ndryshe. Ato i kanë dhënë hapësirë të bollshme krasimit social duke krijuar në radhët e opinionit publik imazhe të gabuara për shkak të perfeksionit virtual dhe përditshmërisë jo perfekte tonën. Të jetosh midis të vërtetës së papranushme për psikologjinë njerëzore dhe iluzionit virtual që vjen për t’u dukur i vërtetë në sytë tanë duke u bërë i pranueshëm, ky është momenti i krahasimit social që e sjell lehtësisht media e që ndërlikon të gjithë gjendjen tonë. E gjitha kjo ndodh pasi ne si individ të prirur drejt së resë dhe progresit e pranojmë këtë model mediatik ndodhur në kushte tërësisht të ndryshme nga çjemi ne, që përcjell një atmosferë dinamike në dukje, por me përfundime dyshuese për vet rrethanat në të cilat finalizohet. Perceptimi ynë në këtë rast është i gabuar dhe për sa kohë ai është i tillë, krahasimi social nuk do bënte gjë tjetër përveçse do të acaronte marrëdhëniet tona në shoqëri duke sjell garë të pandershme, për vet kushtet në të cilat zhvillohet.
 Takimi ynë i përditshëm me botën virtuale të cilën, e ofrojnë mjetet e komunikimit masiv, bën që të anashkalohet e  përditshmja jonë që është jo perfekte dhe bota iluzive e televizionit të pushtojë mendjen e gjithsecilit duke krijuar brenda nesh një realitet tjetër, një model perfekt. Vet ky përjetim më shumë sesa të ecim përpara, bën të reflektojmë për të ecur përpara pa marrë parasysh se realiteti në masë është tjetër gjë e ajo që na ofron media është krejt ndryshe.  Ajo që ndodh është dëshira për të kapur të pamundurën, modelin perfekt të botës virtuale i cili në perceptimin tonë në shoqëri është diçka normale që duhet imituar. Imitimi që vjen për këtë arsye, krijon egon njerëzore e cila bën që modelet të merren në konsideratë gjerësisht duke lënë pasoja thelbësore për secilin ndjekës të vet. Fundi i kësaj dashurie imagjinare që vjen si pasojë e krahasimit për shkak të masmedias endet çdo ditë në jetën tonë ku në pjesën dërrmuese të rasteve e bën jo produktive atë, duke shpalosur objektiva me kosto të papërballueshme, e më tej iluzion. Kjo është çka sjell masmedia.
Siç e përmenda dhe më sipër diferenca e thellë midis shtresave të ndryshme sociale sjell një tjetër krahasim, ku vet kjo diferencë  përbën problem më shumë se ofron zgjidhje ndërmjet nesh. Sa më të mëdha të jenë diferencat tona aq më të pakta janë shanset për të arritur një paqe sociale të domosdoshme. Pabarazia shoqërore e cila ka ardhur nga koha dhe e tillë ka mbetur në rrugëtimin e saj me kalimin e viteve, ka vështirësuar së tepërmi egzistencën tonë, duke sjell mes nesh si individ përplasje të forta, për shkak të ambicjes sonë të lindur në kushte pabarazie. Çdo krahasim në këtë rast është një humbje më shumë sesa fitore për vet kushtet në të cilat zhvillohet.
Duke mos qenë në poporcion të drejt aftësitë tona dhe prejardhja jonë gjenetike, bën që shpesh e drejta të mos shkoj në vendin e saj, por vendi ku ndodhemi të na kushtëzoj të drejtën. Vet një gjë e tillë është e papranueshme për egon njerëzore në shumë raste duke bërë që individi të mos pajtohet me atë që i është ofruar, por të rend për këtë arsye shpesh në fushën e imagjinatës personale, duke e konsideruar atë si një realitet të prekshëm. Në fakt, kushti për të qenë të barabartë në aspekte të ndryshme të jetës është një nevojë e brendshme e njeriut që e vë shpesh në provë, por që së jashmi nuk jep rezultatet e pritshme për shkak të diferencës sonë sociale që vjen si rrjedhojë e një vazhdimësie të pandërprerë e që na kushtëzon veprimet. Gjithsesi ne si pjestarë të shoqërisë përpiqemi, por mënyra që zgjedhim për të njëjtin qellim nuk është e njëjtë, ne përshkojmë të njëjtën rrugë por në mënyra të ndryshme për vet pozicionin që ndodhemi në shoqëri i cili  është i ndryshëm duke dhënë kështu një rezultat jo të drejt për atë që i takon secilit në fund. Prandaj dhe krahasimi social në këtë rast është nxitës negativ për vet rrethanat në të cilën ndodhemi në shoqëri.

Kështu, dëshira për të ecur në rrugën që të tjerë kanë kaluar më parë, për të arritur atë që ,ata, kanë arritur pa matur forcën e vërtetë të aftësive, mundësive, përkrahjeve, por vetëm duke e perceptuar ato si të favorshme, në fund të fundit mbet një arsyetim shterp i cili nuk na çon në destinacion, por na mban peng të dëshirave që nuk përputhen me limitin tonë.

Related

Opinione 5935954594871883019

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item