KOMENT / Putini është duke improvizuar në Krime

Fareed Zakaria Ndjesia e përgjithshme gjatë fundjavës që kaloi ishte që Krimea tashmë është e humbur dhe se i fituari i madh ka dalë preside...

Fareed Zakaria

Ndjesia e përgjithshme gjatë fundjavës që kaloi ishte që Krimea tashmë është e humbur dhe se i fituari i madh ka dalë presidenti rus, Vladimir Putin. A është kjo e vërtetë dhe cfarë do të ndodhë me Ukrainën?
Nuk ka dyshim që Rusia i ka krijuar tashmë këta fakte në terren. Ata kanë marrë Krimenë, kanë mbyllur kufijtë – që në këtë moment, fluturimet drejt Kievit nga Krimea po ndodhin prej terminalit të fluturimeve ndërkombëtarë dhe jo atij për fluturimet e brendshëm.
Kështu që, është pothuajse e sigurtë që ata kanë krijuar shtetin e tyre të ri, Krimenë. Pyetja është se cfarë do të bëjë Putini me pjesën tjetër të Ukrainës? Sepse Rusia, prej një kohe të gjatë ka dashur ta ketë Ukrainë pjesë të protektoratit të saj dhe në sferën e vet të influencës. Dhe loja e vërtetë, do të jetë nëse Rusia do të mundet që të vazhdojë ta influencojë. Në të kaluarën e kanë bërë përmes parave – sasive shumë të mëdha të parave në fakt – dhe e kanë bërë dhe joformalisht, përmes përdorimit të gazit me cmim të ulët.
Por nuk besoj që gjithë kjo është menduar paraprakisht. Ekziston një teori, sikur Putini është një gjeni i cili po luan në mënyrë strategjike lojën e tij. Në fakt, ja cfarë mendoj se ka ndodhur: Mendoj se ai po shihte që ngjarjet në Ukrainë po i dilnin totalisht prej kontrollit, këtë vend që Rusia e ka dominuar për më shumë se 300 vite, por nuk mund të bënte asgjë, i kishte duart e lidhura sepse gjithcka po ndodhte gjatë Olimpiadës Dimërore të Sochit. Kështu, Putini rrinte dhe shkumëzonte, tek shihte Ukrainën t’i shpëtonte nga kontrolli.
Minutën kur Lojërat Olimpike Dimërore përfunduan, ai nisi të përpiqet të kuptojë cfarë duhet të bëjë, dhe kështu improvizon në mënyrë brilante duke shkëputur Krimenë. Por, nuk e ka menduar besoj se cfarë do të bëjë për Ukrainën, dhe populli ukrainas po bëhet gjithnjë e më shumë antirus, pasi e ka parë me frikë të madhe këtë rrëmbim të Krimesë nga Rusia.
Ndërkohë, të gjithë fqinjët e tjerë po shikojnë – që nga polakët, tek shtetet e Balltikut, por edhe vende si Kazakistani. Shtetet përreth Rusisë. Dhe mos harroni, janë 25-30 milion rusë që jetojnë në të gjithë këta shtete të tjerë. Imagjinoni pra, sikur të jeni president i Kazakistanit, dhe je duke parë lajmet. Thua me vete: “O Zot, nëse Putinit nuk i pëlqen ajo që po bëj, ai do të nxisë lëvizje për ndarje në të gjithë vendin”.
Pra, tashmë Putini i ka duart plot. Por nuk mendoj se është gjithcka e planifikuar. Mendoj se pjesa dërrmuese është improvizim./bota.al
Global Public Square

Related

Shtypi i huaj 1624941796602554852

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item