Këto janë shtetet me më së shumti ekzekutime për vitin 2013

Amnesty International publikoi një raport për numrin e ekzekutimeve të dënimeve me vdekje në botë, në vitin 2013. Kina është çështje m...


Amnesty International publikoi një raport për numrin e ekzekutimeve të dënimeve me vdekje në botë, në vitin 2013. Kina është çështje me vete, sepse ka ekzekutuar më shumë se tërë pjesa tjetër e botës.

Kina më 2013 ka ekzekutuar të paktën 1000 persona të dënuar me vdekje. Numri i saktë është sekret, por vlerësohet se fjala është për mijëra të tillë.
Pas Kinës radhitet Irani me 369, Iraku me 169, Arabia Saudite me 79, dhe Shtetet e Bashkuara me 39 ekzekutime të kryera.
Edhe pse mediat ndërkombëtare shpesh shkruajnë për ekzekutimet publike të kundërshtarëve politikë në Korenë e Veriut, Amnesty International nuk ka mundur të llogaris se për çfarë numri është fjala.
Në aspektin global ka ngritje për 15 për qind në krahasim me vitin 2012, dhe kjo është pasojë e rritjes së ekzekutimeve në Iran dhe Irak. Amnesty International megjithatë thekson se bota po shkon drejt eliminimit të dënimeve me vdekje, meqë numri i shteteve të tilla që e kanë hequr këtë dënim është rritur që nga viti 2004. /Telegrafi/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item