KENDVESHTRIMI RUS / PRAVDA: Ish kufijtë sovjetikë po rishikohen

Precedenti i Krimesë do të na bëjë të shikojmë ndryshe problemet e ngjashëm brenda ish Bashkimit Sovjetik. Problemi u nxit prej autoriteteve...


Precedenti i Krimesë do të na bëjë të shikojmë ndryshe problemet e ngjashëm brenda ish Bashkimit Sovjetik. Problemi u nxit prej autoriteteve sovjetikë të cilët hartuan lirshëm kufijtë administrativë mes rajoneve të ndryshëm. Ka shumë nga ata që kanë “vuajtur” prej veprimeve të tillë, duke përfshirë, kryesisht, Transnistrinë, Karabakun, Oshetinë e Jugut dhe Abkazinë.
Situata ku enklava etnike dëshirojnë që të ribashkohen me mëmëdheun janë zhvilluar në Republikën moldave, Nagorno-Karabak që ligjërisht i përket Azerbajxhanit, por de fakto kontrollohet prej Armenisë, dhe Oshetinë e Jugut e Armeni (pavarësia e tyre nuk është njohur nga shumica e shteteve, por Oshetia e Jugut dhe Abkazia subvencionohen prej buxhetit të Federatës Ruse). Një situatë e ngjashme shihet në Luginën Fergana, me mosmarrëveshjet territoriale mes Kirgiztanit dhe Uzbekistanit për enklavën Shahimardan në rajonin e Batkenit, që popullohet prej uzbekëve. Po zonat me banorë kompaktë të rusëve në Letoni, ku komunitetet rusë joletonezë kanë filluar të konsolidohen?
Në Kazakistan, po diskutohet cështja e përfshirjes së Uzbekistanit dhe Kirgistanit në Kazakistan, me të drejtë autonomie. “Shumica e kufijve në Azinë Qendrore nuk janë natyrorë. Në të ardhmen do të kemi një situatë kur do të rishikohen. Duhet të jemi gati. Kufijtë duhet të jenë pa enklava. Problemet aktualë një herë do të zgjidhen. Kjo mund të jetë e vërtetë për Kazakistanin. Isc kemi parë nga përvoja e Jugosllavisë, cdo gjë mund të ndahet, nëse ekziston dëshira”, deklaronte për portalin Total.kz analisti politik, Marat Shibutov.
Konfliktet potencialë në CIS (komonuelthi i shteteve të pavarur) janë të shumtë, dhe ata janë shkaktuar të gjithë prej kolapsit të Bashkimit Sovjetik, i cili ndodhi në shkelje të ligjeve ndërkombëtarë. Për shembull, rajoneve autonomë nuk iu dha e drejta që të përcaktojnë vetë përkatësinë e tyre shtetërore.
Kjo shpjegon përse asnjë lider i vetëm i CIS nuk ka dhënë miratim formal për veprimet e Rusisë në konfliktin e Krimesë. Eshtë raportuar se në 11 mars, Presidenti Vladimir Putin diskutoi veprimet e tij me partnerët e Unionit Doganor, Presidentët Aleksander Lukashenko dhe Nursultan Nazarbajev. Deklaratat zyrtare për rezultatet e këtyre takimeve janë të paqarta dhe tingëllojnë pak a shumë që “situata duhet të zgjidhet në interes të popullit ukrainas dhe të gjithë popujve që jetojnë në Ukrainë”.
Ministria e Jashtme e Bjellorusisë vazhdon të këmbëngulë në deklaratat e veta për rëndësinë e ruajtjes së Ukrainës si “një shtet të qëndrueshëm, integral nga pikëpamja e territorit dhe i pavarur”. Nursultan Nazarbajevi vërejti që Kazakistani, si një partner strategjik, simpatizonte pozicionin e Rusisë, në mbrojtje të të drejtave të minoriteteve kombëtarë në Ukrainë, si dhe interesat e veta të sigurisë.
Të gjithë këto janë fjalë të paqarta që lejojnë të interpretohen edhe si mbështetëse të veprimeve të Federatës ruse sa i përket ribashkimit me Krimenë, ashtu edhe dënuese të këtyre veprimeve. Ekspertë nga vende të ndryshme në ish hapësirën sovjetike komentuan për Pravda.ru për shqetësimet e tyre realë në vendet e CIS, që burojnë prej precedentit të Krimesë.
Poblemi i rishikimit të kufijve post-sovjetikë të Federatës Ruse u identifikua në vitin 2008 në Gjeorgji, thotë Alexander Iskandarian, një analist politik në Jerevan, drejtor i Institutit të Kaukazit. Ngjarjet e Krimesë, përvec situatës së brendshme, shkaktohen prej faktit që, prej vitit 2008 ka patur një farë revizionizmi në lidhje me ish republikat sovjetike. “Njohja e pavarësisë së Oshetisë së Jugut dhe Abkazisë ka hapur një kuti Pandore”. Por edhe zhvillimet e mëhershëm me Kosovën në Europë luajtën një rol vendimtar, rolin e kërkuesit të separatizmit, thotë eksperti. “Ngjarjet në Krime nxorrën edhe një herë në pah që kufijtë e ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik nuk janë të kënaqshëm për gjithkënd. Karabaku mbajti një referendum për pavarësinë mbi 20 vjet më parë, dhe banorët e Karabakut kanë formuar prej kohësh autoritetet e tyre. Por nuk mendoj që do të shohim një efekt domino pas ngjarjeve në Krime. Nuk ka ndodhur pas Oshetisë së Jugut, Abkazisë, Kosovës apo Qipros. Cdo rast ka arsyet e veta politike lokale”, përmbledh Alexander Iskandarian për Pravda.ru.
Homologu i tij azerbajxhanas, Eldar Gulijev ka një mendim të ndryshëm, ndonëse sheh të njëjtat pika të mprehta. “Nëse referendumi con në ndarjen e Krimesë nga Ukraina, ai mund të inkurajojë disa konflikte të tjerë. Pikëëpari, është situata përreth Karabakut dhe Transnistrisë, tha për Pravda.ru drejtori ekzekutiv i Kongresit pan-rus të Azerbajxhanit, Eldar Gulijev, i cili ka qenë Përfaqësues i Përhershëm i Azerbajxhanit në OKB. “Faktori Krime mund të cojë në pasoja të paparashikueshme, sepse palët në konflikt nuk e përjashtojnë veprimin ushtarak, kështu që ky prcedent mund të shkaktojë tensione të rëndë”.



“Sigurisht, Transnistria, Oshetia e Jugut, Abkazia, Karabaku gjithashtu kanë nevojë të adresohen, dhe një vendim i qetë është i domosdoshëm”, thotë Sergei Musienko, kreu bjellorus i qendrës analitike ESOOM (Minsk). “Sot, udhëheqësit dhe njerëzit që jetojnë në këto zona po shohin zhvillimin e ngjarjeve. Mendoj se para syve tanë është krijuar një precedent, dhe tani ka negociata të njerëzve me pushtet, ministra të jashtëm të vendeve të ndryshëm janë të përfshirë, ka dialog. Dhe ky duhet të jetë më serioz, për arsye se kur punojnë diplomatët, nuk ka luftë”.
Eksperti shpjegon se Minsku zyrtar nuk mundet ta vlerësojë situatën sepse “për ne, shumë pozicione në këtë cështje nuk janë të qartë. Fatkeqësisht, ne nuk jemi të përfshirë në këtë dialog dhe përdorim të njëjtin informacion si ju, nga shtypi, gjë që është e trishtë”, ankohet Sergei Musienko, për mungesën e një dialogu normal brenda vendeve të CIS.
Vështirësia e situatës del qartë edhe nga fakti që Karabaku, Abkazia dhe Oshetia e Jugut kanë shprehur mbështetje të paekuivok për vetëvendosjen e Krimesë dhe veprimet e Federatës Ruse në Ukrainë. Autoritetet e Transnistrisë, pavarësisht se më herët kanë aplikuar vazhdimisht për njohje, duke iu referuar vullnetit të popullit të shprehur me referendum në 2006, ndaluan një takim të “Unitetit kombëtar” në mbështetje të “vetëorganizimit të forcave proruse në Krime dhe në juglindje të Ukrainës, si dhe vendimit të Rusisë për të mbrojtur bashkatdhetarët”, që ishte planifikuar për në 9 mars. A mos është arsyeja se qeveria e re në Kiev, në situatën e bllokadës ekonomike, është duke biseduar me Bukureshtin për një zgjidhje të përshpejtuar të problemit të Transnistrisë, duke marrë parasysh interesin e drejtpërdrejtë në Rumani?
Kjo është sfida e radhës për Rusinë. Si do të veprojë Kremlinin në Transnistri?
Lyuba Lyul’ko
Pravda.ru
bota.al

Related

Shtypi i huaj 6290975518826879355

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item