Ke dhembje koke? Ke inteligjencë të lartë!

Herë pas here ankohemi se na dhemb koka. Në fakt, duhet të ndiheshim krenarë dhe me fat për këtë. Kjo sepse dhimbja e kokës dhe sidomos e fo...


Herë pas here ankohemi se na dhemb koka. Në fakt, duhet të ndiheshim krenarë dhe me fat për këtë. Kjo sepse dhimbja e kokës dhe sidomos e forta, migrena, ka zakonisht si objekt njerëzit krijues, të çuditshëm dhe aktivë. Ata të cilët janë artistë të vërtetë.
Me pak fjalë, dhimbja e kokës kap të gjithë ata që paraqesin një nivel ndjeshmërie dhe inteligjence mbi mesataren. Në këtë përfundim ka arritur studimi i kryer në qendrën “San Raffaele Pisana”, në Romë.
Sipas tyre, migrena, mund të konsiderohet edhe si “sëmundja e të zgjuarve” sepse sulmi i saj, mund të zhvillohet në një tru të formuar plotësisht, dhe kur ai shënon tejkalimin e funksionove të tij. Me tipare të ngjashme si ato të Kafkës, Darvinit etj.
Sipas njërit prej studiuesve profesor Piero Barbantit, të gjithë vuajtësit prej migrenës, janë të predispozuar gjenetikisht të bëhen një viktimi e saj. Duke i konsideruar ato, si një “tokë pjellore”, pasi dhimbja zhvillohet atje ku ka një zonë të kompletuar të trurit dhe funksioneve njëhëse të tij,thekson “ArenaOnline”.   P.K

Related

Shëndet & estetikë 7271429304480134126

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item