Ish- kancelari Schmidt mbron Putinin/ SHBA dhe BE: Sanksione të tjera nëse Rusia nuk ndalet

Ish- kancelari gjerman, Helmut Schmidt, mbron politikën që ka ndjekur presidenti rus, Vladimir Putin, në lidhje me çështjen e Krimesë....


Ish- kancelari gjerman, Helmut Schmidt, mbron politikën që ka ndjekur presidenti rus, Vladimir Putin, në lidhje me çështjen e Krimesë.
Ai tha në një intervistë për gazetën javore “Die Zeit”, botues i të cilës është edhe vetë, se qasja e presidentit rus ndaj Krimesë është e kuptueshme.
Schmidt i quan sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë si një marrëzi.
Ai theksoi se sanksionet shtesë nuk kanë kuptim, pasi e prekin Perëndimin njësoj si Rusinë.
Kritikat e tij vijnë pas atyre të ish- kancelarit tjetër, Gerhard Schroeder.
Ndërkohë, SHBA dhe BE kanë deklaruar se do ketë të tjera sanksione ndaj Rusisë, në rast se ata vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë si në Krime, me pjesë të tjera të Ukrainës.
Këtë e bëri të ditur presidenti Barack Obama, në një konferencë për shtyp me liderët e BE, Herman van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso.
Ndërkohë në një tjetër zhvillim, Berlini ka shprehur qartësisht zemërimin ndaj tërbimit të Julia Tymoshenko-s, e cila është përgjuar duke folur me mllef ndaj Rusisë.
Një zëdhënës i kancelares Merkel tha se ajo po kalon kufijtë.
Më herët ishte raportuar se Merkel nuk e mirëpret faktin që ajo do garojë për presidente e Ukrainës.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item