INDI – Vdes shkrimtari i madh Khushwant Singh, i konsideruar Bukowski i Nju Delhit

NJU DELHI, 20 mars /ATSH-AFP/ – Shkrimtari i madh indian i gjuhës angleze Khushwant Singh, i konsideruar edhe si Bukowski i Nju Delhit, vdiq...


NJU DELHI, 20 mars /ATSH-AFP/ – Shkrimtari i madh indian i gjuhës angleze Khushwant Singh, i konsideruar edhe si Bukowski i Nju Delhit, vdiq sot në Nju Delhi në vitin e 100-të të jetës, njoftoi djali i tij Rahul Singh.
     ”Ai vuante nga probleme me frymëmarrjen. Nuk ndihej mirë që prej disa ditësh”, shpjegoi Rahul Singh për televizionin NDTV.
     ”Ai kishte ndaluar së shkruari, por lexonte libra dhe gazeta. Ishte shumë mirë mendërisht dhe plot gjallëri”, shtoi ai.
     Autor produktiv, Khushwant Singh ka shkruar rreth 100 vepra dhe ka botuar shumë artikuj.
     Gjatë një interviste për AFP-në në 2005-n, ai fliste për pasionin e tij të parezistueshëm për letërsinë. “Nuk di ç’të bëj nëse nuk shkruaj. Kam humbur artin e të qenit i qetë”, bënte shaka ai.
     I botuar në Francë në shtëpitë botuese Philippe Picquier (“Nuk do ta dëgjoja bilbilin”, “Delhi”, “Një bashkëshorte për zotërinë” në frëngjisht “Je n’entendrai pas le rossignol”, “Delhi”, “Une épouse pour le sahib”), Singh, kishte lindur më Singh 2 shkurt 1915 në një familje të komunitetit fetar sikh në një fshat të Penxhabit, në perëndim të Indisë.

     Pas një përvoje si diplomat, ai shkroi shumë vepra për historinë e komunitetit sikh, disa romane, ndër të cilët “Një tren për Pakistanin” që përshkruan tragjedinë e ndarjes së nënkontinentit mes Indisë dhe Pakistanit në vitin 1947.

Related

Kultura 8235998133263107868

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item