Historia: Evolucioni i çantave gjatë shekujve

Që nga çantat me rruaza të priftërinjve afrikanë deri tek ato moderne sot, çantat kanë qenë historikisht mbajtëse sekretesh dhe shënjues të ...

Që nga çantat me rruaza të priftërinjve afrikanë deri tek ato moderne sot, çantat kanë qenë historikisht mbajtëse sekretesh dhe shënjues të fuqisë, statusit dhe së bukurës

Si mbajtëse të mjeteve të përditshme, çantat kanë qenë shumë të ndikuara nga ndryshimet teknologjike dhe shoqërore, si zhvillimi i parave, bizhuterive, transportit, kozmetikës, duhanit, celularëve dhe rolit të femrave në shoqëri.

Frojdi për çantat
Duke pranuar rolin e dyfishtë dhe paradoksal të çantave si shënjues dhe fshehës të sendeve, psikologjia ka dhënë interpretimin e saj. Përbërësit e çantës janë parë si prezantues të nënvetëdijes frojdiane, ndërsa vetë çanta e boshatisur është interpretuar si gjenital femëror ose si mitër. Në fakt fjala anglisht “purse” në shekullin e 17 përdorej si zhargon për pjesët intime femërore.

Në lashtësi
Hieroglifët e lashtë egjiptianë tregojnë për burra që mbanin kuleta rreth kyçit të dorës. Në Bibël përmendet se Juda Iskarioti mbante një kuletë me vete. Në shoqëritë e para rurale mbaheshin çanta të vogla për të transportuar fara bimësh. Edhe priftërinjtë afrikanë ishin të pajisur me çanta të zbukuruara me rruaza.
Shekujt 14-15
Si burrat, edhe gratë, mbanin të lidhur qeska në vendin më të zakonshëm për kohën: në brez. Për shkak se xhepat nuk ishin shpikur ende, njerëzit varnin në brez edhe gjëra të tjera të vlefshme. Rripi shoqërues i qeskave në brez varionte sipas statusit, modës dhe stilit të jetesës. Kuletat mesjetare nuk shërbenin vetëm për të mbajtur para, por lidheshin edhe me martesën apo fejesën, sepse qëndismat e tyre shpesh përshkruanin histori dashurie.
Shekujt 16-17
Gjatë epokës së Elizabetës, fundet femërore u zgjeruan me përmasa të mëdha. Qeskat e vogla të mesjetës u kthyen shumë shpejt në sasi të mëdha pëlhurash. Ndryshe nga qeskat që mbaheshin rreth belit në pjesën e jashtme, në shekujt 16-17 ato u përfshinë në pjesën e brendshme të fundeve ndërsa burrat kishin xhepa të brendshëm në kilotat e tyre. Fshatarët mbanin çanta prej copash në mënyrë diagonale gjatë gjithë trupit. Në një kohë kur mungonte higjiena personale, aristokratët mbanin çanta të vogla që kishin brenda pudër ose bimë për largimin e erës së djersës. Kuletat jo vetëm që ishin shumë funksionale, por përdoreshin edhe si mbështjellëse dhuratash si paratë, parfumet apo bizhuteritë.
Shekulli 18
Pas Revolucionit Francez, fundet e plota u bënë një modë e shkuar teksa përhapeshin fustanet e holla. Këto të fundit nuk lanë vend për xhepa të fshehur, ndaj xhepat u zhdukën. Kuletat u rishfaqën dhe gratë filluan t’i mbanin ato haptazi si pranim i varësisë ndaj çantave. Francezët bënin humor me femrat që mbanin çanta delikate që u ngjanin xhepave të fshehur të kohës së shkuar.
Shekulli 19
Zhvillimet në shkencë dhe industri gjatë epokës viktoriane krijuan një rrjet të gjerë stilesh dhe pëlhurash që femrat mund t’i kombinonin me veshjen e tyre. Megjithatë xhepat u rikthyen në vitet 1840, femrat vazhduan të mbanin kuleta dhe kalonin shumë kohë duke i qëndisur që të binin në sy të burrave të tyre të ardhshëm. Në to mund të shkruheshin inicialet e emrit dhe data e lindjes. Shtëpiaket mbanin një lloj çante të lidhur rreth belit dhe të dekoruar mirë. Me shpikjen e hekurudhës, çantat ishin gati të revolucionarizoheshin. Udhëtimi me trena çoi në shpikjen e çantave të dorës, që kishin kuptimin e valixheve. Ndryshe nga deri më në këtë kohë, kur çantat ishin bërë prej rrobaqepësve, valixhet filluan të prodhoheshin më vete.

Shekulli 20
Në shekullin 20, çantat e dorës u bënë më shumë sesa thjesht valixhe. Ato filluan t’i përshtateshin më shumë përdorimit vetjak.
Në vitet 1900-1920 femrat filluan të mbanin çanta dhe kuleta më të thjeshta për të kryer punët e jetës së përditshme. Pas Luftës së Parë Botërore, kur më shumë aktivitete dhe udhëtime u bënë të mundura për femrat, ku zhvillimi më i njohur ishte “pochette” në çantë e vogël dore pa rrip. Zbulimi i varrit të faraonit Tutankhamun në vitin 1923 nxiti egjiptomaninë, ku çantat filluan të merrnin motive egjiptiane.
Në vitet ‘30 u shpikën shumica e çantave që përdorim sot, çanta e dorës, kuletat dhe çanta e krahut. Ato reflektonin stilin art depo me pak abstraksion, ku u përfshinë edhe materiale si plastika dhe zinxhirët.
Në vitet ‘40 moda ndryshoi, duke anuar më shumë nga pamja luftarake. Çantat u bënë më të mëdha, më katrore dhe më praktike, duke paraqitur dëshirën për qenë të mjaftueshme. Zinxhirët, pasqyrat dhe lëkura ishin bërë normale, ndërsa stilistët iu kthyen drurit dhe plastikës për të bërë kornizën e çantës.
Në vitet ‘50 shpërtheu bumi i çantave të dorës dhe stilistë të famshëm si Vuitton, Hermes dhe Channel bënë emër në prodhimin e tyre. Çantat përcillnin mesazhe seksuale si për shembull femrat që i mbanin të vogla ishin më delikate, ndërsa ato që mbanin çanta të mëdha më të ashpra për nga karakteri.
Në vitet ‘60-‘70 u rishfaqën çantat që viheshin në sup dhe ishin të lidhura me zinxhirë të gjatë. Në fund të viteve ‘60 të frymëzuar nga udhëtimet në Indi, stilistët e çantave filluan t’i bënin ato më të mëdha. Në fund të viteve ‘70 çantat e krahut ishin të pajisura me shumë aksesorë që nga tokëzat deri te zinxhirët për të dhënë idenë se femrat kishin çdo gjë më vete.
Në vitet ‘80-‘90 ndodhi ndër të tjera një ngjarje e shënuar për historinë e çantave. Më 1985-n, Miuccia Prada i prezantoi botës një çantë të zezë najloni që u bë çanta e parë uniseks.
Shekulli 21
Aktualisht çantat po prodhohen me materiale dhe stile nga më të ndryshmet. Stilistët vazhdojnë të luajnë me përbërës paradoksalë deri te materialet transparente që nxjerrin në pah brendësinë e çantës. Tani çantat nuk janë të lidhura vetëm me feminilitetin, por janë bërë të përdorshme edhe nga meshkujt. Evolucioni i çantave vazhdon…

Related

Moda 8597413436937618144

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item