GOOGLE / Duke “rrëmuar” sekretet e gjigandit

Provoni të pyesni Google për Nietzschen. Cfarë donte të thonte me “duhet të kesh kaosin brenda vetvetes për të gjeneruar një yll që vallëzon...


Provoni të pyesni Google për Nietzschen. Cfarë donte të thonte me “duhet të kesh kaosin brenda vetvetes për të gjeneruar një yll që vallëzon?” Pyeteni në anglisht dhe mes rezultateve të parë do të keni një faqe të Yahoo! Answers ku një person me pseudonimin “lowpro7days” shkruan: “Nietzsche dashuron vallëzimin. Beson se vallëzimi është forma më e sinqertë e shprehjes së shpirtit dhe që filozofi nuk duhet të ketë dashur asgjë më shumë se sa vallëzimin. Ai na thotë që pa pasion dhe liri nuk mund të na vijnë kurrë në mendje ide apo shpikje të mëdha”. Përsërisni gjithcka në italisht dhe shpjegimi më i vlerësuar, i firmosur me pseudonimin auryn, rezulton të jetë ky: “nuk di cfarë kishte ndërmend Nietzsche… megjithatë, po të jap një shpjegim: atëherë, mua më pëlqen shumë të bëj shkarravina, nuk janë linja të thjeshta, për mua kanë një domethënie të madhe, më pëlqen shumë t’i bëj dhe gjithashtu, edhe njerëzve (pak a shumë) u pëlqejnë… i vetmi problem është se më vijnë vetëm kur jam i trishtuar, i zemëruar, i depresuar, etj etj. Ndoshta këtë ka patur në mendje ky Nietzsche: vetëm kur ndihemi keq, vetëm kur kemi kaosin brenda vetvetes arrijmë të prodhojmë dicka të bukur (edhe pse, sipas meje, nuk është gjithmonë e vërtetë

Ka jo pak dallim. Por nëse tundoheni të nxirrni konkluzionin se përgjithësisht anglofonët janë më inteligjentë se sa trashëgimtarët e gjuhës së Dantes, dijeni që e keni shumë gabim. Shpjegimi është më i thjeshtë dhe ai të fut në shpjegimin e rregullit bazë të motorrit të parë të kërkimit në botë. Informacionet në anglisht janë shumë më të mëdhenj në numër se sa ata në italisht. Algoritmi ka pra më shumë lëndë të parë për të analizuar dhe prej të cilës të nxjerrë domethënien. Dhe ligji i numrave të mëdhenj bën që përgjigja më e mirë mes treqind të mundshmeve të jetë padyshim më e besueshme se sa ajo që buron nga një përzgjedhje prej vetëm dhjetë, apo më saktë raporti i përafruar mes faqeve të internetit në anglisht dhe atyre në italisht. Sepse, kur flitet për banka të dhënash, sasia shndërrohet në cilësi. Pra, duke iu rikthyer filozofit gjerman, sa më i madh të jetë kaosi informues që një motorr kërkimi ka përbrenda, aq më shumë e mundur është që të gjenerojë një përgjigje me kuptim.

Nëse ka një njeri që e di më mirë se kushdo këtë gjë, ai është Amit Singhal. Në vitin 2001, tre vite pas shpikjes që ndryshoi fizionominë e internetit, dy etërit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin e donin ta kishin pranë. I lindur në Uttar Pradesh, i rritur në rrëzë të Himalajave dhe me doktoraturë në Cornell nën Gerald Salton, një ndër etërit e shkencës së përpunimit të informacionit, inxhinieri indian duhej të shkruante kodin që në cdo moment shoshit, analizon dhe vë në rregull miliarda faqe interneti. Që është njësoj sikur Ferrari të thërrasë dikë që t’i riprojektojë motorrët. Prej atëherë, është shpërblyer me pranimin në Akademinë Kombëtare të Inxhinierisë, ekuivalent i Komitetit Nobel për inxhinierinë, dhe qëndron me zyrë në Googleplex, kompleksi qendror i kompanisë në Kaliforni. Në këtë artikull, ai ka pranuar të ofrojë një rrëfim në “high definition” për mënyrën se si funksionon faqja e internetit që është shndërruar në sinonim të kërkimit, aq sa në vitin 2006 fjalori Merriam Webster e ka rregjistruar si folje. Një kalim tipografik, nga më e madhja tek më e vogla, e që përmbledh kuptimin e një suksesi të paprecedentë.


Qendër të dhënash


Kur ju shtypni një apo më shumë fjalë, që është kyci i kërkimit tuaj, në ekranin e bardhë të Google më pas shtypni butonin “Search”, kërkesa adresohet nga kompjuteri juaj në server – apo më saktë drejt një grupi kompjuterësh të fuqishëm – që ndodhet më pranë. Singhal nuk thotë as se sa janë, dhe as se në cilat qendra të dhënash ndodhen. Kush është përpjekur të gjejë numrin, një lloj graali i shenjtë i informatikës, duke filluar që nga konsumi elektrik, ka folur për afro 900 mijë servera. Steven Levy, i vetmi gazetar që është lejuar deri më sot që të vizitojë një qendër të dhënash në Lenoir, në mesin e askundit në Karolinën e Veriut, pranon se nuk është jetësore të dish sasinë e makinave sepse një server i vetëm i vitit 2012 është i barabartë, sa i përket fuqisë së përllogaritjeve, me afro njëzetë të brezit paraardhës. Pra, ju mjafton të dini që, me cdo probabilitet, bëhet fjalë për rrjetin e komunikimit privat më eficient në botë. Që arrin të adresojë pothuajse njëzetë miliardë faqe interneti në ditë. Që menaxhon më shumë se tre miliardë kërkesa dhe pyetje të përditshme. Të arkivojë emailet e pothuajse 425 milionë përdoruesve të Gmail, përvecse të ofrojë miliarda video në YouTube dhe shumë e shumë shërbime të tjerë. Singhal thotë: “Eshtë përllogaritur se mesatarisht një kërkim kryen një udhëtim përgjatë fibrave optike prej 2400 kilometrash. Një vajtje-ardhje që nuk duhet të zgjasë më shumë se sa një cerek sekondi. Nuk duam t’u cojmë dëm as edhe një minutë nga jeta përdoruesve tanë. Dhe nga momenti që nuk kemi arritur ende të kapërcejmë ligjet e fizikës, sa më pranë të jetë kompjuteri, më e shpejtë do të jetë përgjigja”.


Rrjeta, indekse dhe klasifikime



Në të vërtetë, që përpara se ju të shkruani në tastierë atë që doni të dini, një pjesë e madhe e punës paraprake të kërkimit ka ndodhur pa e ditur as ju vetë. Nëse interneti është në kuptimin metaforik një rrjetë merimange, atëherë merimangat janë ata programe që kryejnë udhëtimin e merimangave që e kanë ndërtuar rrjetën. “Shoshisin në mënyrë sistematike internetin, të paktën në pjesën e pambrojtur me fjalëkalime apo të realizuar në kode të paaksesueshëm si Flash, dhe kopjojnë përmbajtjen e faqeve në serverët tanë të përhapur në të gjithë botën. Këtu hyjnë në funksion programe të tjerë, të quajtur indexer (indeksues), që shkëpusin fjalët kyce nga faqet e internetit dhe ndërtojnë një indeks që, ashtu si ndodh në libra, na lehtëson konsultimin informatik. Në këtë pikë nis pjesa më delikate, ranking (renditja), ose më saktë vënia në rregull e rezultateve. Më parë, duke thjeshtësuar, numërohej se sa herë një fjalë kyce përsëritej në një faqe. Më pas Google futi PageRank, që nxjerr rezultatet më përkatës të faqeve që lidhin me një faqe interneti të caktuar. Logjika është kjo: nëse shumë ekspertë këshillojnë një faqe interneti, do të thotë që kjo është më e mira. Por kjo e linkeve është vetëm një prej hipotezave interpretuese mes pothuajse dyqind “sinjaleve” që shfrytëzojmë për të gjetur përgjigjen më të drejtë për pyetjet e përdoruesve. Për shembull, një faqe që përmban fjalën kyc në titull ndoshta merret më shumë në konsideratë, dhe është pra më e preferuar, se sa një tjetër që e ka thjeshtë në përmbajtje. Apo nëse fjala kyce është nga ana e saj një link, do të thotë që është e rëndësishme. Sërish: faqja e internetit më e vonë ka precedencë ndaj atyre më të vjetrave. Apo supozohet që ajo faqe interneti që ndodhet gjeografikisht më pranë adresës telematike të atij që kërkon, konsiderohet më interesante ëpr të se sa ajo që ndodhet më larg. E kështu me radhë. Shumë adresa kontekstuale, sic i quajmë, që i kryqëzojmë për të ofruar përgjigjen më të saktë”.



Algoritmi



Për forcën bruto informatike, për infrastrukturën “hidraulike” të sistemit, me tubat e tij të fibrave optike që përcjellin të dhënat, është folur. Por më pas, hynë në lojë saktësia, mbi të cilën Google ka ndërtuar famën e vet. Dhe këtë e ofron algoritmi, apo më saktë receta matematike që con në zgjidhjen e një problemi përmes një serie operacionesh. Kemi parë tashmë që merr në konsideratë shumë variabla. Për të mbetur në fushën dixhitale, imagjinoni një fotografi të shkrepur me aparatët e parë: shumë pak pixel-a, apo pika ngjyrash, pamje të barabarta me rezolucion të ulët, ndërkohë që me 16 Mega-t e sotëm ka më shumë endje dhe mozaiku i pamjes rezulton në definicion të lartë. E njëjta gjë vlen për treguesit kontekstualë sa i përket saktësisë së përgjigjes. “Algoritmi është zemra e Google. E modifikojmë në mënyrë të vazhdueshme, afro 500 herë në vit. Për të shmangur që dikush që ka arritur të kuptojë funksionimin, të përpiqet ta shfrytëzojë në avantazhin e tij, duke favorizuar pra disa faqe interneti, në dëm të disa të tjerave. Si ata që shkruajnë shumë herë fjalët kyce në të njëjtën ngjyrë të sfondit, të padukshme për syrin e njeriut, por jo për craëler-ët, që mund të kenë iluzionin se ajo faqe është vecanërisht e dobishme. Dhe pastaj, pavarësisht domosdoshmërisë për të bllokuar përpjekjet e atyre që duan të shfrytëzojnë për qëllimet e tyre, duam të vazhdojmë ta përmirësojmë”.



Qartësimi



Qëllimi i programit kompjuterik është që të mbërrijmë, përmes matematikës, tek një inteligjencë e tipit semantik. Nuk është një kërcim i vogël. Eshtë pjesa për të cilën Singhal është më krenar. “Si mundet makina të kuptojë nëse personi që shtyp fjalën Apple ka ndërmend frutin, apo kompaninë prodhuese të kompjuterëve? Ose më saktë, sic e thonë linguistët, të qartësojnë? Për shembull, nëse i njëjti person, nga adresa IP e kompjuterit që dallon kompjuterin e tij personal nga të tjerët, ka kërkuar tashmë marmelatën, apo antikriptogramët, motorri mund të kuptojë se ai dëshiron të dijë në lidhje me frutin. Por nuk është gjithmonë kaq e lehtë. Merrni dy terma pothuajse identikë si përshembull apartment service dhe serviced apartments. Duke i konsideruar banalisht dy lidhje teksti, dallimi në thelb është vetëm tek një d dhe tek një ndryshim në radhitje. Sa për kuptimin, bëhet fjalë për dy gjëra krejt të ndryshme: njëra i referohet agjencive imobilire dhe tjetra më specifikisht apartamenteve të mobiluar”. Të punsoh mbi këto degëzime, të bësh që makina të kuptojë atë që për qeniet njerëzore duket si banale, pra si të thuash, të dallojë mes Nju Jorkut dhe Nju Jork Tajmsit, ky është specialiteti i saj. Nga këndvështrimi i linguistikës kompjuterike bëhet fjalë për trajtimin në mënyrën e duhur të bigrameve, apo më saktë fjalë që, të vendosura krah njëra-tjetrës fitojnë një domethënie unike. “Cdo ditë më vijnë me dhjetëra raporte mbi kërkimet që japin rezultate të pakënaqshëm. Dhe puna jonë është të modifikojmë instruksionet e kodit në mënyrë që të reduktojmë sa më shumë këtë numër”.



Kolauduesit dhe Komiteti i të Urtëve



Më pas, modifikimet e vazhdueshëm që i bëhen kodit testohen. Me një kontroll cilësie në nivele të ndryshëm. “Ka agjenci që rekrutojnë për llogarinë tonë me mijëra përdorues të cilëve, kundrejt një pagese (kohët e fundit kanë shkaktuar shumë diskutime shpërblimet që jep facebook për ata që largojnë “me dorë” pamje dhe filmime të papëlqyeshëm nga rrjeti social), u tregojmë krah për krah rezultatet e gjeneruar nga kodi i ri dhe nga kodi i vjetër për të kuptuar nëse ishte më mirë më parë, apo është më mirë tani. Në një vit kryejmë 50 mijë eksperimente të tillë. Më pas kemi kolaudatorët e brendshëm, vartësit tanë, në numër shumë më të vogël. Niveli i tretë është një kampion rastësor i përdoruesve besnikë të cilëve u shërbehen “rezultatet e rinj”. Nëse mes tyre, përqindja e atyre që klikojnë tek të parët e listës është më e lartë se sa ata që shohin rezultatet e vjetër, kjo do të thotë që modifikimi ka funksionuar mirë. Në fund të fundit, ëndrra jonë do të ishte që të vendosnim përgjigjen e duhur gjithmonë në vend të parë, pa ju detyruar që të klikoni të dytën, të tretën, të dhjetën e kështu me radhë. Stadi i fundit, ai vendimtari, është ai i një komiteti të ngushtë të urtësh. Inxhinierë, linguistë, njerëz si unë që punojnë në zemër të motorrit të kërkimit. Takohemi të paktën një herë në javë, analizojmë treguesit e dalë nga nivele të ndryshëm, bëjmë një debat për disa dhjetëra minuta, përgjithësisht shumë i ndezur, dhe në fund vendosim cila është zgjidhja e duhur. Deri në modifikimin e radhës”.



Grafiku i dijes



Risia e fundit e madhe që ka futur Google është Grafiku i Dijes. Një përpjekje për të kapërcyer përfundimisht asociimet mes fjalëve të vecanta duke shkuar drejt atyre mes koncepteve. “Një kompjuter zakonisht konsideron gjithcka si fije të një kodi. Për kompjuterin, Italia janë vetëm pesë gërma dhe jo vendi i bukur që e njohim të gjithë. Pra, ideja jonë është që të identifikojmë në mënyrë unike, për të filluar, 500 mijë entitete realë. Kështu, Romës do i caktohet një targë, mendoni një lloj barkodi, i cili nga ana e tij do të përmbajë nëngrupe të ndryshëm mes të cilëve Koloseumin, Romulin dhe Remin, ndërkohë që nuk do të përmbajë përshembull picerinë Roma.

Falë këtij klasifikimi të ri, po ndërtojmë një nënrrjet interneti më mirë të organizuar, deri në pikën që, nëse një përdorues shtyp një prej këtyre entiteteve, i del direkt, në krah të rezultateve klasikë, një kuti që i ofron një skedë sintetike mbi atë që është duke kërkuar”. Nëse keni prirjen ta injoroni si dicka që Ëikipedia për shembull e bën gjithmonë, duhet të reflektoni më mirë. Atje informacionet i strukturojnë qenie njerëzore, ndërsa këtu e bën vetë kompjuteri. Apo, për ta thënë me fjalët e Nju Jorker, pas një dekade ky grafik i dijes mund të hyjë në histori si “pika kur ndodhi ndarja mes makinave që gërmonin sasi shumë të mëdha të dhënash, pa patur asnjë ide për domethënien e tyre, dhe makina që nisën të mendojnë, të paktën deri në një farë pike, si persona”.

Pragu përfundimtar do të jetë të bashkëbisedojmë me motorrin e kërkimit sic bëjmë me një mikun tonë, duke i bërë pyetje në “gjuhën natyrore”. Cdo parashikim për kohën është i pamundur sepse përshpejtimet teknologjikë kanë prirjen që të jenë më shumë eksponencialë se sa linearë. Mjafton të mendosh për shërbimin e përkthimit. Në vitin 2006, kur ai u lancua, rezultatet ishin të mirë. Tani ata janë vërtetë impresionues dhe kushdo mund të krijojë një ide për domethënien në tërësi të një faqeje internet në arabisht apo në gjuhën kineze. Ndërsa për disa gjuhë, si për shembull përkthimet nga anglishtja në gjermanisht, përqindja e saktësisë është vërtetë mbresëlënëse. Për shkak të ngjashmërisë së theksit apo prej ngjashmërive strukturore? “Jo, kjo ndodh sepse në gjuhë si gjermanishtja apo spanjishtja ka shumë më tepër të dhëna se sa përshembull italishtja. Pra, këtu ka më shumë të bëjë limiti i sasisë se sa i gramatikës. Po kështu nuk duhet harruar se është një përkthim automatik që bëhet prej asociimeve statistikorë. Sa më shumë fraza që ekzistojnë në gjuhët që duhen përkthyer, aq më të shumtë janë klikimet e personave që kanë vlerësuar një përkthim, në vend të një tjetri, dhe aq më shpejt i përmirëson motorri aftësitë e tij”.



E ardhmja e afërt



Në fund, të flasësh për Google është si të flasësh për upgrade-n teknologjik të atij që presakratët e quanin nous, intelekti kozmik. Për Anasagorën ishte në gjendje që të vinte rregull në mes të kaosit fillestar, duke dalluar elementët. Nga intensiteti që Singhal shfaq teksa flet për detyrën e tij është e qartë që nuk e merr më pak seriozisht. Dhe u përmend drejtuesve të kërkimeve të ardhshëm: “Duam të fuqizojmë kërkimin zanor: ju flisni një pyetje dhe ne do të bëjmë që përgjigja të lexohet nga një sintetizator zanor. Kush do ta dojë mund të kërkojë, me një goditje të vetme, në cdo vend elektronik, përfshirë edhe në postën e vet elektronike. Kështu nëse shtypni një kërkim për fluturimin dhe keni autorizuar për zhbirim edhe Gmailin, do të dalë mesazhi në të cilin kompania ajrore ju konfirmonte oraret dhe terminalët e nisjes”. Endërr e atyre që duan eficencë, makth për ata që kanë frikë për privacinë. Kompania di gjithcka për ne dhe, për shkak të një qasjeje jo shumë espektuese të informacioneve tanë, ka paguar tashmë një gjobë prej 22 milionë dollarësh në SHBA, dhe është vënë nën vëzhgim edhe nga Bashkimi Europian. E tani i duhet të paguajë edhe një gjobë tjetër të majme: 96 milionë euro që Ministria e Financave në Itali e akuzon se nuk i ka paguar duke iu shmangur taksave. Pika që do të mbetet identike nesër, ashtu si edhe sot, thotë babai i saj, është papërshkueshmëria e algoritmit nga ndërhyrja njerëzore: “Si kur bëhet fjalë për përdorues italianë apo amerikanë, apo kur duhet të vendoset se cilët pamje janë të “aksesueshme” për njërin apo për tjetrin, apo edhe kur duhet të bëhen një pafundësi zgjedhjesh të tjera të llojit kulturor, ajo që do të marrë vendimet do të jetë makina në autonomi të plotë, duke marrë gjithmonë parasysh sinjalet që janë përmendur në fillim të këtij artikulli. Ndërhyrja njerëzore është e pranueshme vetëm në raste të rrallë, pasi makina ka dështuar, për të eleminuar materiale fyes apo të paligjshëm. Me këtë shpresoj se jam përgjigjur, një herë e mirë, ndaj legjendave metropolitane që vazhdojnë të qarkullojnë në lidhje me faktin që në rezultate ne favorizojmë ata që paguajnë. Kërkimi është gjë tjetër, dhe reklama është gjë tjetër. Ka një mur kinez shumë të lartë që i ndan këto dy degë të kompanisë. Dita kur ky mur do të shembej, do të ishte fundi. Sepse njerëzit duan nga ne një gjë të vetme: që t’u gjejmë gjilpërën që u nevojitet në atë mullar të madh të dijes që është interneti”.


ALGORITMI

Formula e botës

Protagonisti i “Indeksi i frikës”, romani i fundit i shkrimtarit anglez Robert Harris, autor i librave bestseller si “Fatherland” dhe “Ghostëriter”? Një algoritëm. Instrumenti që shtyu Standard and Poor’s që të deklasifikonte rating-une Italisë? Një algoritëm. Kyci i suksesit të Google, motorri i kërkimit më i klikuar në botë? Një algoritëm. Që nga parashikimet e motit tek pazari, që nga transporti tek financa, që nga marketingu tek komunikimi, pa harruar natyrisht informatikën, është kudo: një ikonë, apo ndoshta një kurë për këtë kohën tonë të pasigurive.

E megjithatë, të shumtë janë ata që as nuk dinë se cfarë është, apo e kanë harruar që nga epoka kur bënin algjebër apo gjeometri. Po të shohësh fjalorin, gjen këtë definicion sintetik: algoritëm do të thotë “cfarëdolloj skeme apo procesi sistematik në matematikë”. Ëikipedia, enciklopedia kolektive në internet, e përshkruan me terma më filozofikë: është një metodë për të arritur një rezultat të caktuar, për të zgjidhur një lloj të caktuar problemi, nëpërmjet një numri të fundëm hapash. Si të thuash që është baza e gjithckaje. Ndoshta ka qenë gjithmonë, por një seri koincidencash duket se na thonë që tani ka ardhur momenti i tij.

Në një fjalim të kohëve të fundit në TedGlobal Conference, vendi ku mblidhen mendjet e ndritura që këqyrin të tashmen për të parashikuar të ardhmen, shkencëtari informaticien Kevin Slavin ka deklaruar se jemi para një ndryshimi të madh: “Matematika po përjeton një tranzicion, nga dicka që e shkëpusim dhe e shohim të shkëputur nga bota, në dicka që fillon të modelojë dhe përcaktojë formën e botës”. Tingëllon pak e komplikuar? Atëherë lexoni romanin e fundit të Harris, heroi i të cilit nuk është një detektiv apo një agjent i fshehtë apo një gjykatës, por një krijues programesh kompjuterikë që një ditë krijon një algoritëm në gjendje të parashikojë lëvizjet e tregjeve financiarë – dhe të vetëpërmirësohet vazhdimisht.

“Jetojmë në një algo-botë”, thotë programuesi Slavin, duke pohuar se ka një algoritëm prapa gjithckaje që ne bëjmë, që nga gjërat që blejmë deri tek vlera e parasë që shpenzojmë. Duhet thënë se algoritmet ekzistojnë prej kohësh, dhe profesor Slavin është i vetëdijshëm. Në fakt kanë qenë të pranishëm në matematikën babiloniane, kineze dhe të Keralas; një prej autorëve të parë që i përmend dhe që u ka dhënë emrin ka qenë në shekullin IX, matematicieni pers Mohammed ibn Musa I-Kuarizmi. Dihet që ka katër cilësi themelore: sekuenca e udhëzimeve duhët të jetë e fundme, duhet të cojë në një rezultat, duhet të ndiqet materialisht, dhe duhet të shprehet në mënyrë jo të paqartë. Në një kuptim të gjerë, edhe një recetë kuzhine apo libri i udhëzimeve të një lavatriceje janë algoritma. Por nuk ka dyshim që kohët e fundit dëgjojmë të flitet më shumë.

Programet për kompjutera janë bërë nga algoritma: do të mjaftonte kjo për të shpjeguar përse jetojmë në një Algo-Botë. Por, pasi ndezim kompjuterin tonë, cili është një prej veprimeve të parë që kryejmë? Shkojmë në Google në kërkim të dickaje – cfarëdolloj gjëje. Dihet që në pak më shumë se një dekadë, Google është bërë një prej kompanive më të pasura ë botë për një arsye të vetme: ka algoritme më të mirë se sa konkurenca. Por nuk është vetëm Google që përdor algoritmet për të bërë gjithcka më të thjeshtë (dhe për të fituar para). Strategët e marketingut përdorin algoritma për të orientuar fushatat e tyre publicitare. Spekulantët e hedge fund dhe të bursës përdorin algoritme për të vendosur ku të investojnë kapitalet e tyre. Linjat ajrore përdorin algoritmet për të përcaktuar koston më ekonomike të fluturimeve të tyre, por jo vetëm: doktor Jason Steffen, një studiues i Fermi National Accelerator Laboratory në Illinois, ka elaboruar një algoritëm që është në gjendje të pikasë në mënyrë më të shpejtë dhe eficiente për rimbushjen me pasagjerë të një avioni (duhet të hipin nga porta e pasme, me radhë të alternuara, duke plotësuar më parë vendet pranë dritareve në njërën anë të avionit dhe më pas në anën tjetër. Duke vepruar kështu gjithë procedura përfundon në 216 sekonda, në vend të 414 skondave që kërkon mënyra tradicionale).

Po kështu, iTunes përdor algoritma për të ndërtuar seri këngësh që shkojnë bashkë. Më shumë se gjysma e të gjithë blerjeve të filmave në internet përcaktohen prej rekomandimeve algoritmikë. Facebook përdor algoritmat për të përcaktuar kush ka më shumë mundësi të bëhet “mik”. Shërbimet e fshehtë përdorin algoritma për të identifikuar të dyshuar të mundshëm terroristë. Transport for London, shoqëria që mbikëqyr transportin në metronë (3 milionë pasagjerë në ditë) dhe në autobusë (4 milionë) të Londrës përdor algoritme për të përcaktuar itinerarin më të shpejtë për të shkuar nga një pikë në një tjetër. Në semaforë ndizet jeshilja, e verdha dhe e kuqja sipas komandave të algoritmeve, për të rregulluar trafikun në mënyrë më eficiente.

Zinxhirët e mëdhenj të supermerkatave shfrytëzojnë algoritmet për të vendosur si të shpërndajnë ushqimet në territorin kombëtar. Ka algoritme prapa sugjerimeve se ku duhet të shkosh për darkë, apo për të valëzuar, apo për të bërë pazar që furnizohen prej programeve në iPhone tuaj.

Problemi është se progresi teknologjik i dekadës së fundit i ka bërë algoritmet gjithnjë e më kompleksë dhe u ka dhënë atyre një kontroll gjithnjë e më të madh mbi jetën tonë të përditshme, duke shkaktuar frikëra se deri në cfarë pike do të jemi në gjendje t’i ndjekim në atë që bëjnë.


Pikërisht ai që shpall lindjen e Algo-Botës, informaticieni Kevin Slavin, pranon për Evening Standard: “Shkruajmë llogaritje që nuk jemi në gjendje t’i lexojmë”. Fusha ku shaktojnë më shumë alarm është ajo financiare, aty ku tre të katërtat e funksioneve kryhen tashmë nga kompjutera, dhe jo nga njerëz: një lloj shkëmbimi që jo më kot quhet “black box” (kutia e zezë), sepse shohim cfarë hyn dhe cfarë del, por procesi që zhvillohet gjatë transaksionit mbetet i padukshëm. Shpejtësia me të cilën ndodhin këto llogaritje është një tjetër burim pikëpyetjesh: një kompani private ka shtrirë mes bursave të Nju Jorkut dhe Cikagos një kabëll fibrash optike që transmeton sinjale 37 herë më të shpejtë se sa klikimi i një mausi të kompjuterit. Një tjetër është fuqia: shërbimi meteorologjik britanik, edhe ai i varur nga algoritmet për parashikimin e kohës, ka një superkompjuter në gjendje të kryejë një miliardë përllogaritje në sekondë. Ngushëllimi është që ndonjëherë gabon vetë, duke parashikuar një verë për barbeky në një kohë kur në të vërtetë vjen një shi i tmerrshëm: ndonëse askush nuk është i pagabueshëm, as edhe një algoritëm. Pastaj, në Angli nuk duhet të harrosh asnjëherë të marrësh me vete cadrën./bota.al

Related

Teknologji 2953281444848340722

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item