FOTOT/ E bija “takohet” pas 50 vjetësh me Eqrem bej Vlorën

Nga Roland Qafoku Ajnisha Vlora ishte vetëm 11 muajsh kur i ati u largua nga Shqipëria dhe për tërë jetën e mbetur ai nuk mundi të kthehej n...

Nga Roland Qafoku

Ajnisha Vlora ishte vetëm 11 muajsh kur i ati u largua nga Shqipëria dhe për tërë jetën e mbetur ai nuk mundi të kthehej në atdhe.
Një nga personalitetet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, tre herë ministër, ambasador ministër në Athinë dhe në Londër, ai vdiq në Vjenë më 30 mars të vitit 1964 duke lënë në Shqipëri gruan Hadie dhe dy vajzat Lejlja dhe Ajnisha Vlora, me të cilat nuk u takua kurrë.
Sot në orën 08.15, në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, pas 50 vjetësh eshtrat e Eqrem bej Vlorës u kthyen në atdhe, ndërkohë që e bija Ajnisha, që nuk e kishte njohur në mënyrë koshiente të atin, me dorën e saj që dridhej dhe me sytë në lotë, preku arkivolin dhe e puthi atë në një emocion që vetëm ajo mund ta shprehë.
Ishin vetëm një grusht njerëz nga familja që e pritën arkivolin me eshtrat e Eqrem beut, ndërkohë i vetmi zyrtar prezent në Rinas ishte zëvendësministri i Kulturës.
Edhe këtë herë rastësia për Eqrem bej Vlorën bëri të shprehet me shumica habia.
Ai studioi në një kolegj në Vjenë, më pas u diplomua në Stamboll dhe më pas jetoi në Shqipëri.
Rastësisht apo jo, avioni me eshtrat e tij u nis nga Vjena, qëndroi për 11 orë në Stamboll dhe sot në orën 08.15 mbërriti në Shqipëri.
Ndërkohë të dielën më 30 mars pritet që eshtrat të rivarrosen në Kaninë të Vlorës, ndërkohë që mësohet se protokolli i shtetit do ta ketë ceremoni zyrtare.
***
Eqrem bej Vlora vdiq në Vjenë duke shkruar librin e tij të famshëm për historinë e Shqipërisë. Ai vdiq në familjen Këlcyra, me të cilët ndau për një kohë të gjatë edhe apartamentin në Romë. E bija e Ali Këlcyrës, Hëna Këlcyra, u kujdes për varrin e tij prej vitit 1964, dhe për kthimin e eshtrave në Shqipëri.





Related

Lajme 209730117763500062

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item