Forcat ruse sulmojnë një bazë ushtarake ukrainase në Sevastopol

Bëhet fjalë për njësinë ushtarake ukrainase “A2355”, ku rusët kanë shembur portën hyrëse dhe kanë marrë në duar ndërtesën ushtarake   Kërcën...

Bëhet fjalë për njësinë ushtarake ukrainase “A2355”, ku rusët kanë shembur portën hyrëse dhe kanë marrë në duar ndërtesën ushtarake  

Kërcënimet e ditëve të fundit të Rusisë se do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, duke se janë konkretizuar ditën e sotme. Mediat e huaja raportojnë se forcat ruse në Krime kanë sulmuar një bazë ushtarake ukrainase në Sevastopol. Bëhet fjalë për njësinë ushtarake ukrainase “A2355”, ku rusët kanë shembur portën hyrëse dhe kanë marrë në duar ndërtesën ushtarake. Kjo cilësohet si një prishje e gjendjes së “status quo-së”.  
Sipas BBC-së bëhet fjalë për rreth 100 trupa ruse, të cilat kanë hyrë me forcë në bazën ushtarake ukrainase. Ushtarët rusë janë identifikuar nga uniforma që mbanin të veshur, e cila mbante logon e ushtrisë ruse. 
Lajmi ende nuk është konfirmuar, por nëse një gjë e tillë konfirmohet, ky do të ishte dhe hapi i parë drejt një konflikti të armatosur në gadishullin jugor të Ukrainës, i cili kërkon që me anë të një referendumi të ndahet nga Ukraina dhe të bashkohet me Rusinë. 
“Një zyrtar ushtarak i Ukrainës, Vladislav Seleznyov, tha në telefon se trupat e armatosura ruse hynë në bazën ushtarake ukrainase pa gjuajtur me armë dhe se asnjë ukrainas nuk është lënduar”, -raporton “Euronews”. 
/Shekulli Online/ E.B./

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item