Flora Kadriu: Gruevski t’i ofroj bashkëpunim PDSH-së (VIDEO)

Ish deputetja e PDSH-së dhe më pas e DR-së, Flora Kadriu, në emisionin e Milenko Nedellkovskit një natë më parë, promovoi idenë e një koa...

Ish deputetja e PDSH-së dhe më pas e DR-së, Flora Kadriu, në emisionin e Milenko Nedellkovskit një natë më parë, promovoi idenë e një koalicioni qeveritar të ri mes VMRO dhe PDSH-së. Kjo sipas saj është më e natyrshme, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që PDSH-ja ti jap mbështetje Ivanovit në zgjedhjet presidenciale edhe atë në rrethin e dytë kur do ta arrihej konsensusi në rast se si kandidat mbeten Ivanov dhe Iljaz Halimi. Ajo kritikoi bashkëqeverisjen e BDI-së në bllokimin e proceseve ndërsa shprehu bindjen me PDSH-në në krah VMRO-ja do të zgjidhte më lehtë çështjen e emrit dhe atë të euro-integrimeve.
“Nëse kemi mobilizim të plotë të popullatës shqiptare dhe arrihen 250 mijë vota për z.Iljaz Halimi si kandidat i vetëm i mundshëm për këto zgjedhje presidenciale, atëherë mendoj se mund të arrihet presidenti konsensual, sepse nga njëra anë mund të kemi një lloj koalicioni qeveritar, përpara zgjedhjeve parlamentare, të arritur me marrëveshje mes veti, duke e ditur që numri i votuesve është më i madh se ato te blloku maqedonas, PDSH do të pranojë që z.Ivanov të jetë President, dhe të ndodh ai koalicion i natyrshëm”, deklaroi Flora Kadriu, ish deputete e PDSH-së dhe DR-së.
Ndërkohë edhe kryeministri Gruevski shprehu pakënaqësinë e tij ndaj partnerit të deritanishëm dhe madje e la të hapur opsionin që në rast të ndonjë ngërçi apo bllokade me fituesin nga blloku shqiptar do të jetë i hapur për negociata me subjektet e tjera.
“Është e vërtetë që mund të tërheq shumë vota dhe të hyjë në rrethin e dytë, nuk mund të parashikoj nëse do ndodh kështu. Por LSDM-ja është e çorientuar, me probleme serioze të brendshme dhe qëndrime jo të qarta, dhe nuk përjashtoj një situatë e tillë. Këtu është përparësia e PDSH-s,ë që shfrytëzoi disa hapa të gabuara të BDI-së, mund të hyjnë në rrethin e dytë dhe atëherë mund të kemi një situatë tjetër. Ashtu sikurse në vitin 2006, fillimisht do të bëjë negociata me partinë që do të fitojë më shumë vota, dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi që me atë parti të arrimë marrëveshje me shpresë se do arrimë sukses, por nëse nuk ia dalim atëherë nuk mund të ju them se çfarë do të ndodh më tej, mbetet të shohim”,deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.
Gruevski gjithashtu kritikoi pozicionin e BDI-së lidhur me idenë për kandidatin konsesual që sipas tij ka për qëllim dështimin e zgjedhjes së presidentin dhe inicimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Mendoj se BDI e teproi me këtë kandidat konsensual. Në demokraci nuk mund të ketë edhe konsensual dhe demokraci, nuk vendosin partitë por zgjedhjet. BDI e ngatërroi shpejtësitë, filloi të kërkojnë kandidat konsenual , por qëllimi i tyre është të dështojnë zgjedhjet presidenciale dhe të nxisin ndryshime kushtetuese..dhe të inicionin edhe zgjedhjet e parakohshme..Por, mund të ndodh në fund që BDI të mos arrijnë asnjë nga qëllimet”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
Ndryshe më emisionin e mbrëmshëm të Milenko Nedellkovski, i njohur si mbështetës i madh i politikave të Gruevskit ishte edhe gazetari tjetëer po ashtu mbështetës i Gruevskit Dragan Pavlloviq Llatas, pastaj ish kryeministri Vllado Buçkovski si dhe Bratisllav Dimovski dhe Aleksandar Rusjakov, po ashtu mbështetës të politikave të Gruevskit.
Semra Jakupi

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item