Fareed Zakaria: Si duhet të përgjigjet SHBA ndaj Rusisë

Në një akt të cuditshëm koincidence historike, pikërisht 60 vjet më parë si këtë javë, Nikita Hrushovi ia bashkëngjiti Krimenë Ukrainës. Atë...


Në një akt të cuditshëm koincidence historike, pikërisht 60 vjet më parë si këtë javë, Nikita Hrushovi ia bashkëngjiti Krimenë Ukrainës. Atë kohë mund të mos dukej si ndonjë lëvizje kushedi cfarë. Të gjithë ishin pjesë e një Bashkimi Sovjetik të madh, por jo të lumtur. Por, pikërisht ai veprim ka krijuar krizën gjeopolitike të këtyre ditëve.
Rusia e ka bërë lëvizjen e vet. Ajo e ka shkëputur praktikisht Krimenë nga kontrolli i qeverisë ukrainase. Ajo që mbetet e paqartë, është se cfarë do të bëjë Vladimir Putini me të. T’ia bashkëngjisë Rusisë? Ta përdorë si levë për të negociuar një marrëveshje me Ukrainën? Apo të dyja bashkë?
Në cdo rast, përgjigja e Uashingtonit duhet të jetë e qartë dhe e fortë. Rusia ka shkelur të gjithë ligjet dhe normat, duke përfshirë – dhe kjo është më e rëndësishmja – një traktat që ka firmosur me Ukrainën, i cili garantonte kufijtë e saj. Në këmbim, Ukraina hiqte dorë nga armë e saj bërthamore.
Për Uashingtonin, për amerikanët përreth botës, do të ishte një precedent i tmerrshëm që të lejonin që probleme të tillë të zgjidheshin jo me diplomaci, por me forcë. Nëse Rusia do të mundej të shkëpuste pjesë të vendeve fqinjë pa u ndëshkuar, a nuk do të vepronin në të njëjtën mënyrë edhe fuqi të tjera të mëdha, si Kina për shembull?
Atëherë, cfarë mund tëbëhet? Si fillim, presidenti Obama duhet të anulojë pjesëmarrjen e tij në samitin e G8-ës që do të mbahet në Sochi, në qershor. Ai duhet të përpiqet të bindë fuqitë e tjera të mëdha që të ndjekin shembullin e tij. Anëtarësimi i Rusisë në G8 duhet të pezullohet. Mbani mend, G8 u krijua për të pranuar që Rusia post sovjetike po sillej si një anëtar i nderuar i komunitetit ndërkombëtar, dhe jo si një shtet batakci. Nëse sjellja ka ndryshuar, edhe statusi i Rusisë duhet të ndryshojë.
Më pak mund të bëhet ushtarakisht. Në fund të fundit, buxheti ushtarak i Rusisë është afro 18 herë më i madh se sa i Ukrainës. Por, NATO duhet të rifillojë bisedimet për t’u ofruar garanci shteteve si Polonia, duke përfshirë ndoshta edhe ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore, që u braktis.
Në terma ekonomikë, Uashingtoni dhe BE duhet të shqyrtojnë të vetmet sanksione që do të ishin efikase: ata që do të kishin në shënjestër individët, të cilët do të konsideroheshin përgjegjës për aktet e agresionit kundër Ukrainës.
Uashingtoni nuk mund të bëjë shumë për të ndalur Vladimir Putinin, teksa ai i bën gjërat fakte të kryer në Krime. Por, ndaluni pak dhe mendoni se cfarë katastrofe strategjike është kjo për atë vetë. Ukraina ka rrëshkitur nga orbita e tij dhe pjesa më e madhe e popullsisë do të ndihet armiqësore ndaj Rusisë, për breza të tërë. Shtete si Polonia, që i kishin lehtësuar disi marrëdhëniet me Moskën, tani do ta shohin me dyshim të madh. Të gjithë shtetet europianë do të rishikojnë marrëdhëniet e tyre me Rusinë. Edhe Kina, me siguri do të kundërshtojë shkeljen e sovranitetit kombëtar, dicka për të cilën Pekini është gjithmonë i shqetësuar. Brenda Rusisë, njerëzit e kanë parë që Putini është i tmerruar nga lëvizja për demokraci dhe do ta shtypë atë brutalisht, një imazh që me siguri ai nuk do të donte ta paraqiste.
Kështu që, Putini merr Krimenë, e cila është vetëm 60 përqind ruse. Një pjesë e saj do të jetë thellësisht armiqësore ndaj këtij pushtimi rus – duke përfshirë edhe popullsinë e tatarëve të Krimesë, të cilët janë myslimanë dhe po radikalizohen cdo ditë e më shumë. Mos harroni, Krimea ndodhet në Kaukazin verior, rajoni ku Rusia ka qenë në luftë të vazhdueshme dhe të ashpër me kryengritjen e myslimanëve.
Kështu që, edhe teksa reshton edhe një tjetër gur – apo një gjysmë guri – në lojën e tij të shahut, Putini do të kuptojë shumë shpejt se cmimi që ka paguar ka qenë shumë i lartë.
Global Public Square/cnn
bota.al

Related

Shtypi i huaj 9149370118223260106

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item