EUROPA / Përtacia e rrezikshme e europeistëve

BEPPE SEVERGNINI Të vetmit që flasin me pasion për Europën janë armiqtë e Europës. E demonstrojnë zgjedhjet administrative në FrancëGli euro...

BEPPE SEVERGNINI



Të vetmit që flasin me pasion për Europën janë armiqtë e Europës. E demonstrojnë zgjedhjet administrative në FrancëGli europeisti, dhe suksesi i Marine Le Pen. E tregon flakërima e Legës. Referendumi (sondazhi?) autonimist në Veneto në Itali. Intervista e Beppe Grillos dhe turi i tij i afërt elektoral (me pagesë) “Ta jap unë Europën”. Paradoksi është i shpjegueshëm. Në cdo vend qeveritë, ndonëse me bindje të ndryshme, marrin pjesë në projektin europian dhe partitë e opozitës i sulmojnë. Europeistët, përballë polemikave të tilla, heshtin.

Eshtë një përtaci e rrezikshme. Jo vetëm sepse zgjedhja e drejtpërdrejtë e Parlamentit Europian – inauguruar me shumë bujë në 1979-ën, më pas e ridimensionuar nga pjesëmarrja popullore dhe kompetencat e limituara të Ansamblesë – rrezikon të replikojë poteren e disa parlamenteve të shteteve anëtarë. Rreziku është që partitë tradicionale do rendin pas atyre antieuropiane në të njëjtin terren.

Në Mbretërinë e Bashkuar, konservatorët e David Cameronit, të kapur prej UKP së folkloristikut Nigel farage, nuk humbarin rast për të denigruar Brukselin, duke bërë sikur janë në gjendje të jetojnë jashtë unionit. Në Itali, Silvio Berlusconi e përshkruan Euron “si një monedhë të huaj”, pa shtuar që italianët kanë qenë të vetmit në BE, që kanë patur dëme të vazhdueshëm. Në 15 vitet që kur u fut monedha e përbashkët, GDP për frymë është rritur në të gjithë vendet europianë, përvec Italisë, ku ka rënë me 3%. Faji i Euros apo faji ynë, dhe i kujt na ka qeverisur?

Përballë përparimit të euroskepticizmit – Matteo Renzi nuk duhet të tundohet, është një investimmiop – një ngushëllim ekziston: ndërtimi europian vazhdon pavarësisht frikërave dhe pengesave. Nga Lufta e Dytë Botërore lindën Traktatet. Nga kriza ekonomike e viteve Shtatëdhjetë lindi tregu i përbashkët. Nga rënia e komunizmit, zgjerimi drejt lindjes. Nga furtuna financiare e 2008-ës, rregullat e reja bankare. Ndoshta disa fytyra dhe disa ulërima në Parlamentin Europian, do të shërbejnë si alarm për kontinentin.

Sepse për një alarm zgjimi kemi nevojë. Madje për një tingull trombe. Do të ishte groteske të kalonim nga Altiero Spinelli tek Matteo Salvini, apo nga Jacques Delors tek Marine Le Pen. T’i lësh holandezit Uilders trashëgiminë e Adenauerit, Schumanit dhe De Gasperit do të ishte një dështim epokal. Atëherë, kujt i takon që t’i bjerë alarmit?

Si fillim, u takon atyre që Unionin e njohin, e frekuentojnë, e përdorin dhe e duan. Brezi Erasmus, i Europës, ka ndarë sheshet, sallat, apartamentet dhe shtretërit: tani ka detyrimin dhe nderin që të mbrojë atë gjë që ka kontribuar për ta ndërtuar. Pionerët e programit (që nisi në 1987) tashmë janë 50 vjecarë, dhe shumë pjesëmarrës janë me ndikim në politikë, në biznes, në profesione. Cfarë presin? Nuk duan t’u përcjellin bijve, atë Europë që morën prej nënave dhe etërve?


Por nuk mjafton. Mbrojtja u takon edhe atyre që, nga Europa marrin fitime të përditshëm: domethënë të gjithë ne. Fitime që i marrim të mirëqenë, por nuk duhet. E vërtetë, jo gjithcka funksionon në BE. Presidenti i Republikës italiane ka deklaruar në Strasburg se nuk jetohet vetëm me kursim. Të njëjtën gjë ka bërë Presidenti i këshillit në takimin e parë europian. Por është e vërtetë – dhe kjo nuk duhet harruar – që falë Unionit kemi vende pune më të mirë, ajër më pak të ndotur, ushqime të kontrolluar, lojëra të sigurta, udhëtime më të thjeshtë, telefonata më pak të kushtueshme, dogana inekzistente. 9 Maji do të jetë Dita e Europës. Duhet ta transformojmë në Ditën pa Europë (No Europe Day!) dhe të heqim dorë nga avantazhet e të qënurit bashkë. Sorry We’re closed (Na falni, jemi mbyllur) duhet të shkruajmë në portat e Europës, nga Varshava në Lisbonë, nga Edinburgu në Palermo. Do të mjaftonin 24 orë për të kuptuar që nuk mundemi, nuk duhet dhe nuk duam të bëjmë pa BE-në. Por për të shqyrtuar një propozim të tillë duhet kurajë dhe pasion. Dy gjëra që nuk i kemi. Por, nuk u mungojnë kundërshtarëve tanë, sic do ta shohim në javët e ardhshme.(CDS)/bota.al

Related

Shtypi i huaj 8799780285945119889

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item