Erdogan: Populli i dha opozitës një shpullë otomane

- Partia e kryeministrit turk fiton zgjedhjet lokale dhe paralajmëron kundërshtarët politikë – ANKARA, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Krye...


- Partia e kryeministrit turk fiton zgjedhjet lokale dhe paralajmëron kundërshtarët politikë –


ANKARA, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Kryeministri islamik turk, Recep Tayyip Erdogan u shpall fitues i zgjedhjeve lokale të zhvilluara dje dhe paralajmëroi të gjithë ata që kishin tradhtuar kombin se do ta paguanin një veprim të tillë. “Të gjithë ata që do të kërkojnë të largohen nga vendi do të paguajnë për atë që kanë bërë”, deklaroi Erdogan përpara mijëra mbështetësve të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim, gjatë një manifestimi fitoreje zhvilluar pranë selisë qendrore të kësaj partie në Ankara. Kryeministri turk doli në ballkonin e selisë i shoqëruar nga familja e tij, duke patur në krah djalin Bilal, të dy protagonistë të një bashkëbisedimi të përgjuar dhe të dyshuar telefonik ku flasin për mundësinë e largimit të parave që mbanin në shtëpi. “Sot, populli turk shkatërroi planet dhe kurthet imorale dhe i dha opozitës një shpullë otomane”, deklaroi Erdogan. ”Politika e regjistrimeve të fshehta dhe e kasetave humbi”, theksoi ai. “Politikanët imoralë humbën”, tha më tej Erdogan. Lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu e akuzoi Erdoganin gjatë fushatës elektorale si kryehajdut dhe diktator duke u treguar publikisht simpatizantëve gjatë takimeve elektorale regjistrimet e pretenduara, që dolën edhe në Twitter dhe Youtube. ”Turqia ka nevojë për një opozitë të re, një Turqi e re lindi sot dhe kjo është dita e martesës me këtë Turqi të re”, theksoi kryeministri islamik turk, Recep Tayyip Erdogan./ a.jor.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item