Emailin menjëherë, pastaj twitter-in. Ja oraret e duhur, sipas internetit

Si të arrish rezultatet më të mirë përmes rrjeteve sociale. Mes ditëve më të mira, e enjtja dhe e shtuna Zgjimi në orën 6, dhe gjëja e parë,...


Si të arrish rezultatet më të mirë përmes rrjeteve sociale. Mes ditëve më të mira, e enjtja dhe e shtuna
Zgjimi në orën 6, dhe gjëja e parë, dërgimi i një emaili. Me kafenë? Mesazhi i parë në facebook. Rrugës për në punë, një azhornim profesional i Linkedin dhe në mes të paradites, ja tek vjen momenti i duhur për një postim në blogun personal. Dita, mes emaileve dhe rrjeteve socialë është e ndarë me orare precizë. E thonë këtë kërkimet më të fundit. Sepse, “ka një kohë për të peshkuar dhe një kohë për të tharë rrjetat”, sic thonë peshkatarët. Për të qenë efikasë, që ajo që ne themi të dëgjohet, është e domosdoshme që t’u hidhet një sy akrepave të orës. Duke pritur ndonjëherë që rrjetat të thahen në diell, për t’u rinisur në momentin e duhur.
Për shembull, prej shumë kohësh, mendohet se cila është ora e duhur për të dërguar një email. Gjatë ditës, mesazhet e postës elektronik hapen kryesisht mes orës 8 dhe 9 të mëngjesit dhe 15 dhe 16 të pasdites (të dhënat nga GetResponse), por pothuajse 40 përqind prej nesh preferojnë t’i dërgojnë mes orës 6 dhe 12. Në pasdite bien, ndërkohë që numri i tyre rritet pas orës 18. Nëse këqyret momenti në të cilin lexohen, arrihet në përfundimin që janë fazat e pasdites më të preferuarat. Janë edhe ditët më të mira për të kapur vëmendjen e njerëzve, e që përkon me të enjten. E ndryshme është koha e emaileve komercialë: një neësletter është mirë të dërgohet në orën 9 të mëngjesit, por për të promovuar produktet financiarë është më mirë të presësh pasditen e hershme, për udhëtimet më mirë të lësh të kalojë ora e cajit.
Edhe Facebook e rrëfen në mënyrën e tij, atë që të gjithë ne mund ta nuhasim. Lexohemi më shumë, e si pasojë komentohemi apo marrim një “like”, nëse azhornimet i bëjmë gjatë orëve më të qeta të ditës së punës, shkollës etj. Nga ora 6 deri në 8, para se të fillojmë punët, por edhe pas orës 14, kur merr rrugë pasditja. Ndjekja më e pakët është në mbrëmje, pas orës 22, ndërkohë që ditët kur jemi më socialë janë e enjtja dhe e premtja: gjatë këtyre ditëve, ndërveprimet në Facebook rriten deri me 18 %. Mëkat që shpesh herë studimet nuk përkojnë: nga ditët më efikase në facebook, sipas një studimi të Hubspot, dita më e mirë për të postuar është e shtuna. Gjithcka varet edhe nga lloji i postimit që zgjedhim për të ndarë me të tjerë, duke parë që në shkallën hierarkike të rëndësisë që i japim, fotografitë dhe filmimet janë në vend të parë, link-et në të dytin dhe mesazhet vetëm me tekst në vend të tretë.
Po Tëitter? Për mendimet me 160 gërma të rrjetit social, ora më e mirë për t’u lexuar është edhe një herë ajo e drekës dhe pasdrekës, nga 13 në 15, dhe pastaj gjatë fundjavës, atëherë kur tëeet-et e kompanive merren më shumë në konsideratë. Po mbrëmja? Lexohet pak, ndonëse të shumtë janë ata që janë aktivë, duke komentuar ndoshta programet televizivë. Në këtë kohë nuk hapen link-et e propozuar, gjë që ndodh nga mesdita, deri në 18. Për retëeet-et, operacionin e ndarjes së mesazheve të të tjerëve, ora më e frutshme është pasditja, rreth 17-ës. Rrjetet socialë të kompanisë Google, si Google+, shfrytëzohen dhe vizitohen më mirë nga ora 9 në orën 11 të mëngjesit, ndërsa për Linkedin, rrjeti profesional ku mund të ndash kurikulumin, rikthehet rregulli i mëngjesit dhe pasdites së vonë.
Mëngjesi është koha e artë për ata që kanë një blog personal: e hëna, e premtja dhe e shtuna, në orën 11, janë momentet ku mund të lexohesh më shumë. Dhe për ta mbyllur, sic këndonte Ray Charles, “Night time is the right time”, nata është momenti i duhur, të paktën për kë ka një llogari në Instagram dhe dëshiron të publikojë filmime të shkurtër. Edhe pse për rrjetin social fotografik që funksion përmes celularit, fotografitë marrin komente dhe vlerësime gjatë pasdites, gjithëseci cdo orë është e mirë për të publikuar një fotografi dhe për ta ndarë me miq, nga e gjithë bota, dhe në të gjithë kohët./bota.al

Related

Teknologji 3215862668288532561

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item