EKONOMI / Historia e fshehtë e krizës financiare

Harold James * Romani i madh i Balzakut, “Iluzionet e humbura”, merr fund me një ekspoze të dallimit mes “historisë zyrtare”, e cila është “...

Harold James *

Romani i madh i Balzakut, “Iluzionet e humbura”, merr fund me një ekspoze të dallimit mes “historisë zyrtare”, e cila është “plot gënjeshtra” dhe “historisë së fshehtë” – domethënë, historisë së vërtetë. Dikur ka qenë e mundur të fshihje të vërtetat skandaloze të historisë për një kohë të gjatë – ndonjëherë edhe përgjithmonë. Jo më.
Askund nuk është kjo gjë më e dukshme, se sa në rrëfimet për krizën financiare globale. Në historinë zyrtare, paraqiten Rezerva Federale e SHBA (FED), Banka Qendrore Europiane, si dhe banka të tjera të mëdha, sikur kanë kryer një aksion të koordinuar për të shpëtuar sistemin financiar global nga katastrofa. Por, botimi kohët e fundit i diskutimeve në mbledhjet e zhvilluara në vitin 2008, të Komitetit Federal për Tregun e Hapur në vitin 2008, që është organi vendim-marrës i FED, zbulojnë që FED ka dalë praktikisht nga kriza si banka qendrore e botës, ndërkohë që ka vazhduar t’u shërbejë pikësëpari interesave amerikanë.
Mbledhjet më të rëndësishme ndodhën në 16 shtator dhe 28 tetor – pas kolapsit që pësoi banka amerikane e investimeve, Lehman Brothers – dhe u fokusuan në krijimin e marrëveshjeve dypalëshe të shkëmbimit të monedhave, që synonin garantimin e sasisë së duhur të likuiditeteve. FED do i jepte kredi në dollarë një banke të huaj në këmbim të monedhës së saj, dhe që banka e huaj ra dakord ta riblejë pas një periudhe të caktuar, me të njëjtën normë këmbimi, plus interesat. Kjo u dha bankave qendrore – sidomos atyre në Europë, që u përballën me një mangësi të menjëhershme në dollarë pas largimit të investitorëve amerikanë – dollarët që u nevojiteshin për t’u dhënë hua institucioneve financiarë vendas, që ishin tashmë në telashe.
Në të vërtetë, Banka Qendrore Europiane ka qenë një ndër të parat banka që arriti një marrëveshje me FED-in, e ndjekur nga të tjera banka qendrore të vendeve të përparuar, përfshirë edhe Bankën Kombëtare Zvicerane, Bankën e Japonisë, dhe Bankën e Kanadasë. Në mbledhjen e tetorit, katër ekonomi të rëndësishme në zhvillim, nga pikëpamja “diplomatike dhe ekonomike” – Meksika, Brazili, Singapori dhe Korea e Jugut – hynë dhe ato në veprim, teksa FED ra dakord për marrëveshje këmbimi prej 30 miliardë dollarë me secilën prej bankave të tyre qendrore.
Ndonëse FED veproi si një lloj banke qendrore globale, vendimet e tij u formësuan, pikësëpari, mbi interesat e SHBA. Si fillim, FED refuzoi aplikimet nga disa shtete – emrat e të cilëve janë fshirë në dokumentat e botuar – për të hyrë në skemën e këmbimit të monedhave.
Por c’është më e rëndësishmja, përkëmbimet u vendosën limite. Thelbi i funksionit të bankës qendrore si “huadhënësi i fundëm, kur nuk ka më të tjerë”, ka qenë tradicionalisht sigurimi i fondeve të pakufi. Për arsye se nuk ka limit në sasinë e dollarëve që FED mund të krijojë, asnjë spekulant në treg nuk mund të marrë një pozicion spekulues kundër tij. Ndryshe nga FED, Fondi Monetar Ndërkombëtar, për shembull, ka burime jo të pafundme që vijnë prej shteteve kontribues.
Roli në rritje që ka marrë FED në skenën ndërkombëtare që prej vitit 2008 pasqyrin një ndryshim themelor në qeverisjen monetare botërore. FMN u krijua në një kohë kur shtetet viktimizoheshin shpesh prej supozimeve rastësorë të bankierëve të Nju Jorkut, si për shembull vlerësimi i J.P. Morgan në vitet njëzetë se gjermanët ishin “në thelb një popull i dorës së dytë”. FMN ishte një vecori e rëndësishme e rendit botëror të pas Luftës së Dytë, që kish për qëllim të krijonte një mekanizëm universal garancie – jo një që mund të shfrytëzohet për të cuar përpara interesat diplomatikë bashkëkohorë.
Sot, sic e tregojnë qartë dokumentat e FED, FMN është margjinalizuar, edhe për shkak të procesit të vet joefektiv të politikëbërjes. Në të vërtetë, në fillimin e krizës, FMN, duke supozuar që kërkesa për burimet e vet do të mbetej përgjithmonë e ulët, kish filluar procesin e tkurrjes.
Në vitin 2010, FMN bëri një përpjekje për t’u “ringjallur”, duke u paraqitur si institucion qendror për zgjidhjen e krizës së euros – duke filluar nga roli për financimin e shpëtimit të Greqisë. Por, edhe këtu është zbuluar një histori e fshehtë, një histori që tregon se sa shumë shtrembërim ka pësuar qeverisja monetare globale.
Fakti është që vetëm SHBA dhe shtetet e prezantuar me tepri të Bashkimit Europian e mbështetën shpëtimin e Greqisë. E vërteta është që ekonomitë e mëdha në zhvillim e kundërshtuan fort, teksa brazilianët e quajtën një “shpëtim të huadhënësve privatë të grekëve, kryesisht institucione financiarë europianë”. Edhe përfaqësuesi i Zvicrës e dënoi këtë masë.


Teksa frikërat për një kolaps të papritur të eurozonës i kanë hapur rrugë një debati të zgjatur se si do të përballohen kostot e paketave të shpëtimit dhe shlyerjeve të borxheve, pozicioni i FMN do të jetë gjithnjë e më i kokolepsur. Ndonëse FMN supozohet që të jetë më lartë se kredidhënësit e tjerë, do të ketë kërkesa për të ulur vlerën e aseteve për hua që ka FMN ka dhënë. Vendet më të varfër të ekonomive në zhvillim do i rezistonin një lëvizjeje të tillë, duke argumentuar se qytetarët e tyre nuk kanë pse përballojnë faturën për shthurjen financiare në në vende shumë më të pasur.
Edhe ata që mbështesnin përfshirjen e FMN në fillim tashmë po kthehen kundër Fondit. Zyrtarë të BE janë të zemëruar prej përpjekjes së hapur të FMN-së për të siguruar mbështetje në vendet huamarrës të Europës, duke bërë thirrje për zerim të të gjithë borxheve që ajo nuk i ka dhënë. Dhe Kongresi i SHBA ka refuzuar të mbështesë zgjerimin e burimeve të FMN – pjesë e një marrëveshje ndërkombëtare të arritur në samitin e G20 në vitin 2010.
Ndërkohë që zemërimi që pasoi emërimin e një tjetër europianeje si Drejtore e FMN në 2011 ka gjasa të garantojë që kreu i ardhshëm nuk do të vijë nga Europa, roli që po zbehet me shpejtësi i FMN nënkupton se kjo nuk do të ketë shumë rëndësi. Sic na tregon historia e fshehtë e 2008-ës, e rëndësishme është se kush ka akses në FED./bota.al
* Harold James është Profesor i Historisë dhe Cështjeve Ndërkombëtare në Universitetin e Princeton

Related

Shtypi i huaj 6986803077519406128

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item