Djali i ish-diktatorit libian Gaddaf, kërkon falje (Video)

Djali i ish diktatorit libian, Muammar Gaddafi, i njohur si “playboy” për mënyrën e jetesës , doli përpara kamerave me uniformën e të dënu...

Djali i ish diktatorit libian, Muammar Gaddafi, i njohur si “playboy” për mënyrën e jetesës , doli përpara kamerave me uniformën e të dënuarit dhe u kërkoi falje bashkëkombësve të tij për të gjitha veprimet që ka kryer kundër tyre gjatë revoltave. Autoritetet e nxorën atë në transmetim pas lajmeve. Ai kërkoi falje për dëmet dhe shqetësimet që ka shkaktuar, ndërsa shtoi se në burg e kanë trajtuar mirë. Qeveria po përgatitet që ta nxjerrë përpara gjyqit për rolin e tij në shtypjen e protestave kundër babait të tij. Vëllai i tij është arrestuar në vitin 2011, por ai mbahet nga një grup rebelësh, që nuk duan t’ia dorëzojnë qeverisë, por thonë se do e gjykojnë vetë. Në kohën e revoltave ndaj babait, Al- Saadi drejtonte një brigadë me forca speciale. Ai është i famshëm mes libianëve sidomos për karrierën e tij në futboll.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item